Publikuar me : 13.08.2008 Ne :
Rajoni - 307 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Gjeorgjia dhe Rusia rane dakord ne parim me planin e paqes te ngritur nga BE, per te ndaluar luften mes tyre, te hapur javen e kaluar per kontrollin e rajonit te Ossetias jugore.
Presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe homologu Gjeorgjian Mihkeil Saakashvili kane rene dakord me planin e paqes te nenshkruar nga presidenti rus Dmitry Medvedev.
*Eshte nje dokument politik. Eshte nje marreveshje principesh... dhe mendoj se eshte koincidence kjo perputhje mendimesh* – tha Saakashvili ne nje konference te perbashket me Sarkozyn.
Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rice tha se operacionet ushtarake te Moskes ne Gjeorgji rrezikojne integrimin e Rusise ne institucionet nderkombetare.
*Ka shume mundesi per Rusine qe te ndryshoje qendrim dhe te tregoje se mund te sillet sipas rregullave te shekullit te 21-te* – tha ajo.
*Une ju siguroj se reputacioni nderkombetar i Rusise eshte ne pikepyetje*.
Dje paradite Medvedev urdheroi armepushim ne Gjeorgji per te mbeshtetur planin e Sarkozise per paqe nderkombetare.
Sarkozy ka shkuar ne dy vendet per nje plan paqeje si rruga e vetme per te shuar konfliktin qe nisi javen e kaluar kur Tbilisi u perpoq te merrte me force rajonin pro-rus te Ossetias Jugore. Moska eshte kunderpergjigjur me sulme te ashpra ushtarake.
Plani i paqes pritet te behet prezent ne nje takim te Ministrave te Jashtem te vendeve te Bashkimit Europian diten e Enjte.
*Ne nuk kemi nje marreveshje per paqe, por vetem nje armepushim te perkohshem*- tha Sarkozy.
Diplomatet evropiane thane se ne takimin e neserm do te shprehin pakenaqesine lidhur me forcen qe eshte perdorur nga Rusia ne Gjeorgji.