Tomor Borici pritet te pyetet nga Antiterrori gjate kesaj jave mbi njohjet e tij me personat qe po transferonin shuma te medha parash
TIRANE- Myftiu i Lushnjes, Tomorr Borici, pritet te thirret nga policia e kryeqytetit kete jave, per te sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me nje sasi parash qe ai priste te merrte nga Arabia Saudite nepermjet nje transferte te dyshimte parash qe do te kryhej nga studenti i universitetit te Medines, Fadil Bardhoshi.
Lajmi behet i ditur per Shekullin, nga burime te Drejtorise se Policise se Tiranes, te cilet pohuan se Borici pritet te thirret, per te sqaruar pozicionin e tij, njohjet me derguesit dhe rrethanat e njohjes me ta si dhe motivin e parave.
Dyshimet e policise jane shtuar kur eshte mesuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi nje transferte parash ne vleren e rreth 110 mije rialeve, shume afersisht e barabarte me 50 mije dollare amerikane.
Emri i myftiut te Lushnjes, Tomorr Borici, si perfitues i nje sasie parash ne vleren e mesiperme, doli ne tavolinen e hetuesve te Antiterrorit te Policise se Tiranes, gjate marrjes ne pyetje te Fadil Bardhoshit, studentit shqiptar i cili prej tri vitesh studion ne Universitetin e Medines ne Arabine Saudite, per Ligj Islamik (Sheriat) dhe Teologji.
Ai ishte shoqeruar ne muajin qershor te ketij vitit nga policia saudite, ndersa ishte kapur ne aeroport me shumen e konsiderueshme te parave te cilat ishin te padeklaruara. Kjo shume, sipas burimeve, ishte disa here me e larte nga shuma maksimale qe lejohet nga autoritetet saudite te mos deklarohet ne pikat e kalimit te saj ne kufi.
Pas dhjete dite qendrimi ne izolim ne Medine dhe gjate marrjes se tij ne pyetje, ka dhene emrin e personit qe do perfitonte parate ne Shqiperi, pikerisht ate te myftiut te Lushnjes, Tomorr Boricit. Keto te dhena dhe te dhena te tjera iu transferuan autoriteteve te sigurise ne Arabine Saudite nga Policia vendase dhe me pas homologeve te tyre shqiptare, per te kryer verifikimet e nevojshme.
Javen e kaluar, studenti Bardhoshi u pyet nga policia shqiptare duke dhene detaje mbi studimet e tij ne vendin arab, lidhjet e tij atje dhe njohjet me personat nga kishte marre parate per Tomorr Boricin. Sipas deklarimeve te Bardhoshit, ne polici personat ku ai kishte marre parate, ia kishte rekomanduar myftiu i Lushnjes. Bardhoshi i pohoi hetuesve por nuk njihte rrethanat e njohjes me ta.
Nderkaq ai ka dhene detaje per personat qe ka takuar, por jo identitetet e tyre duke pretenduar se nuk ua dinte. Pikerisht per te sqaruar keto dyshime, si dhe dyshime te tjera, pritet qe te perballet me specialistet e Antiterrorit te Tiranes.
nderkaq ai pritet te pyetet edhe per faktin se perse kishte kerkuar qe parate te vinin ne menyre te kundraligjshme dhe jo ne rruge bankare, dhe pse nuk ishte njoftuar Komuniteti Mysliman. Po ashtu ai pritet te pyetet edhe per perdorimin e mundshem te parave, fakte qe sipas burimeve myftiu duhet tiu jape pergjigje.