Studenti shqiptar i Medines, i tha policise se parate i kishte marre nga persona te rekomanduar prej myftiut te Lushnjes
Fadil Bardhoshi, vellai i nje imami te nje Xhamie ne Tirane, u mbajt dhjete dite ne burg ne Arabine Saudite
TIRANE- Personat qe me kane dhene parate ne Arabine Saudite, i kam takuar me rekomandim te Myftiut te Lushnjes, Tomorr Boricit. Ai me ka udhezuar te takoj nje person ne Medine i cili duhej te me jepte sasine e parave per ti sjelle ne Shqiperi, ashtu sic edhe bera. Ky ishte pohimi per oficeret e Antiterrorit te Policise se Tiranes, i studentit shqiptar Fadil Bardhoshi, 23 vjec, i cili prej gati tri vitesh studion ne Universitetin e Medines, per Teologji dhe Ligj Islamik (Sheriati).
Lajmi konfirmohet per Shekullin nga burime te Policise se Shtetit, te cilet pohuan se Bardhoshi, ka implikuar me deklarimin e tij, ne menyre te drejtperdrejte myftiun e Lushnjes, Tomorr Borocin, ne nje afere te dyshimte, qe ka te beje me transferimin e nje shume te konsiderueshme parash, nga Arabia Saudite ne drejtim te Shqiperise.
Burime nga zyra e hetimit e Antiterrorit e Drejtorise se Policise se Tiranes, pohuan se deklarimi i mesiperm i Bardhoshit, mbi mikun e tij Tomorr Borocin, mund ta fuse hetimin edhe ne drejtim te myftiut te Lushnjes.
Gjate pyetjes se Bardhoshit per rreth kater ore, ai ka deklaruar se ishte kontaktuar nga Borici, i cili i kishte kerkuar te takonte nje person qe donte ti jepte atij nje porosi, perpara se ai te nisej ne drejtim te Shqiperise ku duhej te kthehej per te kaluar periudhen e pushimeve te shkolles pas studimit te kryer ne nje vit akademik ne Medine.
Ne muajin qershor, kur Bardhoshi po behej gati te kthehej ne Tirane, ka kontaktuar personin te cilin ia kishte rekomanduar sipas vete studentit, miku i tij Myfti i Lushnjes. Sipas studentit Ai ishte nje person rreth 1.80 cm i gjate, qe mbante syze, dhe ishte i moshes afersisht 50 vjec.
Pasi ka takuar kete person emrin e te cilit sipas burimeve te policise qe i referohen deklarimit te studentit, ai nuk mbante mend emrin e personit qe kishte takuar, por pasi kishte takuar ate person, ai e kishte derguar tek nje mik tjeter, i cili po ashtu mesohet se e kishte takuar me nje person tjeter, duke krijuar nje zixhir te gjate personash.
Ne asnje rast, sipas burimeve referuar deklarimit te studentit shqiptar, ai nuk kishte mesuar emrin apo te dhena te tjera te ndonje prej personave qe kishte takuar. Pasi kishte takuar personin e fundit, ai mesohet se i ka dorezuar shume e parave prej 110 mije rialesh saudite shume e perafert me rreth 50 mije dollare amerikane. Kjo sipas sauditit ishte porosia e tij per mikun e tij myfti ne Shqiperi.
Arrestimi
Ne mesin e muajit qershor, bashke me sasine e mesiperme prej rreth 110 mije rialesh, studenti eshte nisur ne aeroportin e Medines per te udhetuar me nje linje tranzite ne drejtim te Shqiperise, eshte ndaluar nga policia dhe autoritetet e sigurise se ketij vendi ndersa me vete kishte shumen e parave prej 110 mije rialesh.
Pas sqarimeve te para te dhena nga studenti, atij i eshte komunikuar qe duhej te shkonte ne polici. Pas marrjes ne pyetje dhe verifikimeve konkrete studenti ka dhene detaje dhe deklarimet qe dha dy dite me pare ne drejtorine e Policise se Tiranes.
Pas procedurave te kryera ne Policine e Medines, Bardhoshi, eshte mbajtur dhjete dite i arrestuar nga autoritetet saudite te drejtesise e policise. Pervec se eshte pyetur nga hetuesit ai eshte pyetur ne menyre te hollesishme nga perfaqesues te organeve te sigurise se Arabise Saudite, te cilet kane kerkuar te dine lidhjet e Bardhoshit ne Arabine Saudite dhe ne Shqiperi. Pasi ka dhene sqarimet e nevojshme, ne fillim te muajit korrik Bardhoshi eshte lene i lire te udhetoje ne drejtim te Shqiperise.
Autoritetet arabe Do jesh ne vezhgimin tone
Pas kryerjes se procedurave me autoritetet e hetimit ato te drejtesise dhe organet e tjera te sigurise ne Arabine Saudite, Bardhoshi ka marre serish bileten dhe eshte nisur ne drejtim te Shqiperise.
Perpara se te nisej, autoritetet saudite, i pohuan te riut se ai do te ishte nen vezhgimin e tyre dhe te sherbimeve sekrete te Arabise Saudite. Sipas burimeve, ai do te mbahej nen vezhgimin e sauditeve, per veprimet e tij lidhjet njohjet dhe veprime te tjera qe ai do te kryente ne Arabine Saudite, apo ndjekjen e universitetit, shkak per te cilin ai edhe kishte shkuar ne Medine, nje nga qyetetet me te medhenj te vendit arab.
Po keshtu perfaqesues te organeve te sigurise se Arabise Saudite, i pohuan Bardhoshit, se ndaj tij do te verifikoheshin lidhjet miqesore qe ai kishte ne vendin e tyre, ne vendet e tjera arabe nese i kishte vizituar.
Nuk kaloi shume kohe dhe dy dite me pare, Bardhoshi u thirr dhe u shoqerua ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, per te sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me shumen prej 110 mije rialesh te bllokuara ne aeroportin e Medines. Pas tri oresh marrjeje ne pyetje, policia e la te lire Bardhoshin.