Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Parlamenti miraton ndryshimet ne ligjin per arsimin e larte

Publikuar me : 23.07.2010 Ne : Sociale - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne qender te debatit kane qene ndryshimet e propozuara ne lidhje me titujt e diplomave dhe testin e gjuhes angleze


Eshte miratuar gjate seances se djeshme te Parlamentin projektligji i Ministrise se Arsimit dhe Shkences per disa ndryshime ne Ligjin per Arsimin e Larte. Ashtu sikunder pritej, debati me i madh eshte perqendruar ne dy pika, ne ekuivalentimin e titujve te diplomave si dhe pranin e gjuhes angleze ne programet e studimit master.


Gjate fjales se tij ne parlament, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ne lidhje me pranine e detyrueshme te anglishtes ne programet e studimit master u shpreh se testi nderkombetar i gjuhes angleze TOEFL, nuk eshte domosdoshmerisht i detyrueshem, por nga ana tjeter, ashtu si ne komisionin e mjeteve te edukimit pak dite me pare ai u tregua i gatshem per perzgjedhjen e nje testi tjeter te parametrave nderkombetare. Tafaj u shpreh se ne kete menyre nuk i hiqet e drejta universiteteve Publike per zhvillimin e testit te anglishtes.


Ka vite qe departamentet e universiteteve kane vendosur marredhenie bashkepunimi me fakultete homologe ne bote, por edhe mes agjencive qe zhvillojne testet nderkombetare, u shpreh Tafaj, duke shtuar se njohja e anglishtes i ben studentet shqiptare me dinjitoz ne tregun e punes. Pika tjeter qe ka ndezur diskutime ishte ekuivalentimi i diplomave ne te tre ciklet e studimit.


Pergjigjja e Ministrit per kete pike ka qene ligji, ku eshte shprehur se aty eshte dhene ne menyre te sakte se si do te behet konvertimi i titujve te diplomave, ndonese ne ligj jepet ne menyre te mjegullt se cfare ndodh me diplomat e reja dhe me ato qe jane dhene per 60 vjet me radhe. Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci, e ka kundershtuar projektligjin ne nje tjeter pike.


Sipas tij, ndryshimet e paraqitura i heqin nje here e pergjithmone te drejten e autonomise universiteteve dhe e perqendrojne ate ne duart e Ministrise se Arsimit. Kjo deklarate eshte bere ne kuader te reduktimit te kompetencave te Universiteteve per pranimet ne IAL.


Sipas ligjit te ri, tashme universitetet nuk do te vendosin per kriteret e pranimit te studenteve, por vetem do ti propozojne prane MASH. Nepermjet ketij drafti, MASH nderhyn per here te trete ne pese vite ne ligjin per arsimin e larte ne Shqiperi. Me qellimin e vetem per te permiresuar gjendjen e arsimit te larte ne vend kjo ane e trete qe i behet ligjit duket se nuk do te rregulloje me shume gjera nga sa kane rregulluar dy nderhyrjet e meparshme.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit