Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Partizani, nen presionin e tifozeve ne derbi

Publikuar me : 14.09.2008 Ne : Sport - 338 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

"Count-down" po bie. Tirana e Partizani behen gati per sfiden e madhe mes rivaleve historike, derbin numer 132. Kjo perballje ka dhuruar gjithmone emocione te medha, te cilat do te jene te garantuara edhe kete here, edhe pse palet duket se nuk ndeshen ne pozita te barabarta, per shkak te zhvillimeve ne muajt e fundit. Skuadrat para vuajne ankthin e pragndeshjes, ndersa ne fund vuajne emocionet e kunderta qe prodhon kjo sfide: fituesi gezon dhe humbesi iken kokulur dhe i zhgenjyer. Jo me pak e vuajne fatin e derbit edhe tifozet te "armiqesuar" sportivisht deri ne maksimum. Te dyja tifozerite jane te uritura per fitore. Per shume prej tyre, me shume vlere ka kjo ndeshje se fitimi i titullit kampion te Shqiperise, prandaj presioni i tyre ndaj skuadrave te preferuara eshte i madh. Parashikohet nje "Selam Stermasi" i mbushur plot e perplot, aq sa ditet e fundit edhe tifozerite perkatese e kane quajtur "te vogel" per te mbajtur peshen e kesaj ndeshjeje. Por nje presion shume here me i madh do te rendoje mbi shpatullat e Partizanit. Tifozeria e tij, e etur per nje skuader pretendente, mberrin ne kete pragndeshje me shume pakenaqesi. Situata ne kampin e kuq nuk duket premtuese, kjo per shkak te problemeve te medha qe preken gjate veres klubin e drejtuar nga presidenti Albert Xhani. Kriza financiare ishte shkaktari kryesor i nje shkaterrimi total te atij ekipi, qe ne sezonin e kaluar (te vetmit ne 10 vitet e fundit), beri tifozerine "Demat e Kuq" te besoje se mund te fitojne nje titull. Edhe pse e humben ate ne ndeshjen e fundit, ajo skuader tregoi se kishte potencialin per te pretenduar. Por tashme prej saj ka mbetur vetem Hallaçi, Bakaj, Babamusta e portieri Shehi. Te tjeret i perpine klube te ndryshme. Dhe kete tifozet nuk ia kane harruar presidentit te tyre. Madje, tre prej tyre (Osmani, Devolli, Muzaka), me doren e vete Xhanit, iu dhane rivalit historik dhe sot te jene kunder ish-skuadres. Tifozet e kuq, fitoren 4-1 ndaj bardhebluve duket se e kane harruar, por nuk u hiqet nga mendja shperberja e ekipit. Rezultatet ne dy ndeshjet e para kane qene zhgenjyese: nje fitore ne Lushnje dhe nje humbje ndaj nje rivali direkt si Vllaznia ne "Qemal Stafa". Dhe kjo u shtohet pakenaqesive te fansave, te cilet nuk do ta braktisin Partizanin sot ne derbi, por kane premtuar se nuk kane ndermend te tolerojne deshtimin ndaj bardhebluve. Madje, burime prane tyre zbulojne se e kane gati "revolten" ndaj drejtuesve te klubit, por i kane dhene edhe nje "shans" te fundit: derbin. Megjithate, futbollistet premtojne se do ta shfrytezojne ne maksimum kete "shans". Nga kampi i kuq theksohet se nuk ekziston frika. Lika, edhe pse nuk do te jete ne stol per shkak te pezullimit, e ka pergatitur me nje synim te vetem fitoren. Ai pritet t‘ua besoje kete brazilianeve te ardhur se fundmi: Roma, Bruno e Kastelani, por edhe ish-sulmuesin e Kievos, Xhulian Rrudho. Duhet te mposhtin "ish"-et, ate qe nga kampi i kundert betohen se mezi presin ta shohin Partizanin "te vuaje si nje bishe plagosur".
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit