|
Partizani e Tirana ndahen ne paqe
Publikuar me : 08.12.2008 Ne :
Sport - 372 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Megjithese te kuqte e superuan takimin me bradheblute, perseri nuk arrijne te marrin fitoren e pare ne Tirane.
Derbi i 133-te midis Partizanit dhe Tiranes ka dale jashte parashikimeve, pasi pakkush besonte se "demat e kuq" do te dominonin bardheblute. Megjithate takimi i djeshem solli shume emocione, por jo fitues, pasi gjithcka u mbyll ne barazim 2-2. Pavaresisht faktit se takimi u mbyll ne barazim, padyshim Partizani eshte fituesi moral i ketij derbi, pasi djemte e trajnerit Shpetim Duro, megjithese shikoheshin inferiore ndaj "miloniereve" bardheblu, perseri arriten te luajne nje ndeshje te pelqyeshme.
Partizani e nisi keq takimin, pasi Tiranes u deshen vetem 78 sekonda per te shenuar golin e pare, i cili erdhi me shume per faj te te kuqve se sa per merite te kundershtarit. Ky fillim ishte i frikshem, pasi me mire ishte te thuhej se Tirana e nisi lojen me avantazhin e nje goli dhe mund te pritej ndonje goleade. Te kuqte nuk rane ne pesimizem, por gjeten forca dhe gjate gjithe pjeses se pare ushtruan presion ndaj kundershtarit.
Nese futbollistet e Partizanit do te ishin me te sakte, padyshim pjesa e pare nuk do te perfundonte 0-1, pasi bardheblute kane gjuajtur ne porte vetem ne rastin e golit. Fillimi i pjeses se dyte nisi po me te njejten melodi. Partizani sulmonte gjithandej dhe dukej qarte harmonia midis reparteve. Dyshja e mesfushes Babamusta-Karabeci dukeshin ne forme, pasi nga kembet e tyre niste shkaterrimi i sulmeve te Tiranes si dhe "gatuheshin" aksionet e te kuqve.
Gjuajtja mjeshtrore e Karabecit i shtoi besimin Partizanit, pasi pas golit te barazimit gjejne edhe golin e dyte me ane te sulmuesit Ngjela, qe se bashku me Bakjan kane qene ne diten e tyre, duke u bere problemi numer nje per bardheblute. Por edhe kesaj radhe nuk ishte e thene qe Partizani te fitonte ne kryeqytet, pasi ne minutat e fundit ndeshkohen duke u mjaftuar me vetem nje pike.
Ne kete pjese te dyte rane ne sy edhe vendimet e dyshimta te anesorit Fatmir Lamaj, i cili ne disa raste gaboi ne ngritjen e flamurit duke sinjalizuar per pozicione te paqena jashteloje. Gjithsesi kjo dukuri nuk eshte gje e re per te kuqte, por Partizani duhet pergezuar per shpirtin e gares qe treguan ne derbi si dhe ne ngjalljen e shpreses per te reflektuar. Ndersa Tirana edhe dje konfirmoi situten e keqe qe po kalon klubi dhe me kete hap fals jane diferencuar kater pike nga Vllaznia e vendit te pare.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|