Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pas Rames, edhe Berisha "Dialog me Shqiperine"

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Politike - 254 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeministri Sali Berisha zbret ne baze per te folur per reformat e qeverisjes


TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se duke filluar nga kjo jave, ai do te ndermarre nje seri takimesh ne gjithe vendin per te paraqitur dhe njohur qytetaret shqiptare me reformat, sipas tij, te realizuara nga mazhoranca qeverisese gjate ketij mandati te dyte qeverises.


Kreu i ekzekutivit tha se do te zbrese ne baze, per te marre gjithashtu edhe vete sugjerimet e qytetareve shqiptare mbi reformat e kryera ne vend, pasi, sipas Berishes, mazhoranca nuk qendron e mbyllur ne kutite e votimit, duke nenkuptuar me kete, bojkotin gjashte mujor te opozites.


Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, numri nje i qeverise, vuri ne dukje se seria e takimeve ne baze do te permbaje edhe paraqitjen e rezultateve konkrete te procesit te liberalizmit te vizave me vendet e Bashkimit Europian.


"Keto takime dhe ky dialog me qytetaret shqiptare kane per qellim kryesor: paraqitjen e reformave te qeverise para tyre, terheqjen e mendimit dhe sugjerimeve te tyre, njohjen e qytetareve shqiptare me veprimtarine intensive te mazhorances, e cila kurre, ne asnje rast dhe ne asnje rrethane, nuk ka qendruar e ngujuar ne kuti. Tjeter eshte kutia, tjeter jane reformat, te cilat keto muaj kane ecur me shpejte se kurre, ne cdo fushe.


Eshte e domosdoshme te zhvillojme dialog dhe debat me qytetaret shqiptare te te gjithe spektrit politik. Eshte e domosdoshme ti njohim ata nje per nje me rezultatet konkrete, me perpjekjet per liberalizimin e vizave dhe suksesin e ketyre rezultateve",- tha dje Berisha.


Takimet qe do te kryhen ne baze, sipas kreut te qeverise, do perfshijne kategori te ndryshme te shoqerise duke nisur qe nga rinjte e deri tek te moshuarit, e vecanerisht pensionistet.


Sipas Berishes, qeveria qe ai drejton i ka rritur pensionet me shume se cdo qeveri qe ka drejtuar vendin qe para vitit 2005, ndersa shtoi se as vendet e tjera nuk e kane kryer rritjen e pensioneve.


"Ne duhet te shkojme ne cdo skaj te ketij vendi dhe te njohim me reformat, me rezultatet, me arritjet, me mosarritjet. Ne teresi, ne duhet te bejme nje dialog te hapur me qytetaret shqiptare, me te rinjte, me te moshuarit, me pensionistet.


Eshte shume e rendesishme qe te takohemi me pensionistet, sepse askush nuk ka bere ate qe kemi bere ne per pensionistet",- u shpreh ai. Berisha tha gjithashtu se qytetaret duhet te njihen per kontrollin e integruar te kufijve si dhe reformat ne shendetesi qe, sipas tij, do te vendosen praktika te reja per te shmangur parapagimin dhe ryshfetin ne sistemin shendetesor.


Ai permendi se heqja e transportit per zyrtaret publik ka sjelle rezultate pozitive duke minimizuar shpenzimet, ndersa shtoi se do te kryhet dixhitalizimi i provimeve per patentat e automjeteve. Ky tur dialogu i iniciuar nga Kryeministri Berisha i ngjan atij te dy viteve me pare te realizuar nga kreu aktual i opozites, Edi Rama.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit