Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Patozi Kutite nuk hapen. Oferta e PS-se, antikushtetuese

Publikuar me : 17.05.2010 Ne : Politike - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i grupit parlamentar i PD-se tha se zgjidhja e ofruar nga PS-ja nuk pranohet. Sipas tij, oferta bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe vendimet e gjykatave


TIRANE- Arritja e nje marreveshjeje politike midis forcave politike duket se eshte ende larg, kur mazhoranca qeverisese ka refuzuar serish oferten e opozites per arritjen e nje kompromisi politik.


Propozimet e bera dy dite me pare nga kreu i opozites, Edi Rama, qe te hapen materialet zgjedhore, ndersa fletet e votimit ti lihen per shqyrtim Komisionit te Venecias, jane hedhur poshte nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i cili e cilesoi kete oferte si antikushtetuese.


Ai tha se ofertat e fundit te Partise Socialiste, bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe vendimet e gjykatave. Ne nje deklarate per shtyp, Patozi nenvizoi se, oferta e opozites eshte nje keqinterpretim i rekomandimeve te Keshillit te Evropes dhe Byrose Parlamentare te saj, te cilat sipas tij, e pranojne marrjen e nje opinioni nga Komisioni i Venecias, por me pare duhet te kalojne permes Gjykates Kushtetuese.


Propozimi i fundit i zotit Rama eshte nje keqinterpretim i hapur i deklaratave te Komitetit Presidencial te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe Byrose Parlamentare te tij, te cilat theksojne mundesine e kerkimit te opinionit nga Komisioni i Venecias, por kjo nepermjet Gjykates Kushtetuese, lidhur me mandatin e komisionit hetimor parlamentar dhe vecanerisht per ceshtjen e hapjes se kutive,- tha dje Patozi.


Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike, vuri ne dukje se eshte Gjykata Kushtetuese ajo qe mund ti drejtohet Komisionit te Venecias, per marre opinione mbi vendimet e saj. Per te arritur objektivat e saj, sipas Patozit, opozita nuk mund te ushtroje presion ndaj kesaj gjykate permes greves se urise.


Vendimet e Gjykates Kushtetuese te vendit jane te formes se prere dhe perfundimtare. Eshte vetem kjo Gjykate, e cila po e pa te arsyeshme, mund ti drejtohet Komisionit te Venecias per te dhene mendim per vendimet e saj.


Dhe natyrisht, ne asnje rast apo rrethane, si garante e kushtetutes, asaj nuk mund ti behet presion me greva politike,- u shpreh ai. Nenkryetari i Partise Demokratike specifikoi gjithashtu se eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai qe hap kutite e votimit, dhe se hapja e tyre sipas Patozit, do te shoqerohet me djegien e fleteve te votimit. Kundershtimi i ketyre veprimeve sipas tij, eshte antikushtetues.


Kodi Zgjedhor sanksionon se eshte KQZ-ja ai qe hap kutite e votimit dhe se hapja e kutive te materialeve zgjedhore dhe dergimi e tyre ne arkiv, per arsye themelore kushtetuese, shoqerohet me asgjesimin e fleteve te votimit.


Çdo qendrim tjeter i ndryshem eshte anti-ligjor dhe anti-kushtetues,- nenvizoi kreu i grupit demokrat. Pavaresisht apeleve te nderkombetareve dhe ofertes politike nga ana e opozites, Patozi e beri te qarte se mazhoranca nuk do te leshoje pe nga qendrimi i saj standard, duke thene se me kete oferte Rama po kerkon te dhunoje vendimet e gjykatave, ndersa shtoi se shumica eshte e gatshme per dialog, por, pa bere te mundur hapjen e kutive te votimit.


Propozimi i fundit i zotit Edi Rama eshte njekohesisht edhe dhunimi i fundit qe kryetari i Partise Socialiste po kerkon tu beje kushtetutes, ligjeve, kodeve dhe vendimeve te gjykatave te vendit. Sic dihet tashme, zoti Rama nuk disponon asnje dokument per kundershtim te votave gjate numerimit.


Partia Demokratike konfirmon edhe nje here qendrimin e saj te hapur per dialog dhe transparence te plote, duke theksuar se gjithcka mund te behet vetem ne respekt te kushtetutes dhe ligjeve te vendit,- shtoi Patozi.


Oferta e opozites per zgjidhjen politike eshte iniciuar fillimisht nga faktori nderkombetar, kur vete kreu i Prezences se OSBE-se, Robert Bosh, theksoi se forcat politike kane ne tavoline zgjidhjen e krizes politike. Por, Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte ekzistencen e nje pakti ne tryezen e tij, duke e cilesuar ambasadorin Bosh, si nje megafon politik.


Mazhoranca i ka konsideruar si antikushtetuese ofertat e opozites, duke treguar se ajo nuk do te leshoje nga qendrimi saj mbi transparencen e plote te zgjedhjeve te qershorit, e duke vazhduar ne kete menyre te mbaje pezull edhe zgjidhjen e krizes politike.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit