Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Patozi-Rames Hiq dore! Eshte mision i pamundur

Publikuar me : 12.05.2010 Ne : Politike - 214 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i grupit parlamentar i PD-se, Astrit Patozi, tha se greva e urise nuk ka lidhje me transparencen

TIRANE - Mazhoranca ka injoruar gjashte kerkesat e opozites per zgjidhjen e krizes politike, duke e cilesuar aksionin e saj politik per transparencen e zgjedhjeve si nje mision te pamundur. Ky qendrim erdhi dje nga kreu i grupit parlamentar i Partise Demokratike, Astrit Patozi, permes nje deklarate per shtyp.


Ai theksoi se aksioni i fundit politik i opozites permes greves se urise nuk ka asnje lidhje me transparencen e zgjedhjeve, nje kauze qe, sipas Patozit, nuk ekziston dhe per me teper eshte e pamundur qe te zgjidhe krizen politike.


Duhet ta kemi te qarte te gjithe, qe gjithe kjo vorbull e krijuar keto muaj, nuk ka lidhje, po ashtu dhe greva e urise, qe po zhvillohet ne bulevard nuk ka lidhje me transparencen , por eshte pjese e axhendes politike personale e zotit Rama, i cili humbjen e tij po e perjeton, sikur Shqiperia te kishte dale nga nje lufte civile ne 28 qershor, dhe jo nga nje proces normal e transparent.


Zoti Rama sot po kerkon qe me mjete radikale te arrije ate qe nuk arriti dot me zgjedhje te lira dhe te ndershme. Une jam i detyruar qe ti drejtohem atij, se ky eshte nje mision i pamundur, - tha dje Patozi.


Ai vuri ne dukje gatishmerine e shumices ne pushtet per te rivendosur dialogun politik me opoziten, por pa dhene asnje pergjigje ndaj kerkeses per hapjen e kutive te votimit. Ne kete menyre, sipas kreut te grupit demokrat, opozita ka mundesine per te kryer permiresimet ne Kodin Zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme.


Mazhoranca jone eshte e gatshme ta zbatoje menjehere propozimin e nisjes ne parlament te dialogut me opoziten, qe te realizoje bashkerisht me te reformat, per te cilat ka nevoje jetike vendi. Ne jemi plotesisht dakord qe te ecim perpara me reformen qe do ti paraprinte zgjedhjeve te ardhshme ne vend dhe transparences se plote te tyre.


Dhe ne kete kontekst, deshiroj te informoj se kjo mazhorance i ka ofruar zotit Rama bashkekryesimin dhe vendimmarrjen konsensuale te komisionit parlamentar, qe do te ngrihet per reformen zgjedhore, - u shpreh ai.


Nenkryetari i PD-se shtoi se nese opozita kerkon permiresime ne Kodin Elektoral ti dergoje amendamentet e saj ne te gjitha institucionet e njohura europiane dhe mazhoranca, sipas tij, do ti votoje pa asnje ndryshim.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit