Ne 17 shkurt 2008, populli kosovar me se fundmi realizoi endrren e tij shekullore per te marre ne dore fatet e veta dhe per tu shkeputur njehere e pergjithmone nga nje infrastrukture politike, e cila nuk ka pjelle gje tjeter vecse histori makabre dhe shperfytyrim te natyres njerezore. Pavaresia e Kosoves mund te diskutohet ne dy drejtime te ndryshme, por jo te kundert me njeri-tjetrin.
Nje pikepamje fokusohet tek pavaresia e fituar, kurse pikepamja tjeter mund te fokusohet tek pavaresia e mohuar. Ajo cka mbi te cilen eshte fokusuar tani populli kosovar dhe pjesa me e madhe e kancelarive anembane globit (perfshire ketu studiuesit dhe shkencetaret politike) eshte pavaresia e fituar dhe jo pavaresia e mohuar.
Do te ishte ne interesin e te gjitheve qe te benim nje analize te hollesishme te pavaresise se mohuar ne shekuj pasi ajo na krijon nje panorame edhe me te kthjellet te situates aktuale dhe fenomeneve politike qe po perjetohen sot.
Gjithsesi, ky shkrim i shkurter nuk eshte perqendruar kryesisht ne pavaresine e mohuar ne shekuj, por ne nje analize te shkurter se perse pavaresia e shtetit kosovar ishte dicka e pashmangshme dhe se cilat do te jene sfidat e radhes te shtetit te pavarur, i cili do te hyje ne histori si shteti i 193-te i Organizates se Kombeve te Bashkuara (OKB 193).
Shkencetaret politike kane qene gjithmone, dhe vazhdojne te jene, te interesuar per te gjetur arsyet bindese se perse konfliktet etnike marrin trajta dhe dimensione te ndryshme ne kohe dhe periudha te ndryshme.
Eshte e pranueshme se diversiteti etnik anembane globit perben gjithmone nje rrezik potencial, ose e thene me drejte, krijon premisa per gjenerimin e konflikteve.
Me qellim qe te analizojme se perse konfliktet etnike marrin permasa publike ne vende dhe kohe te vecanta, dhe kulminojne ne nacionalizem etnik (si ne rastin e Kosoves), ne duhet te bejme nje analize te hollesishme te struktures sociale dhe politike te mjedisit, ne te cilin keto organizime shoqerore bejne pjese.
Konfliktet nuk ndodhin thjesht sepse njerezit jane te ndryshem nga njeri-tjetri, por, sepse institucionet politike dhe jopolitike te ndertuara nuk jane te afta ose nuk kane deshiren per te menjanuar apo shuar konfliktet e kesaj natyre.
Ne rastin e Kosoves, une do te preferoja qe te bashkengjisja strukturat politike dhe jopolitike ne nje te vetme per faktin unik se keto struktura stimulojne njera-tjetren dhe se sistemi politik dhe aparati shteteror serb kane qene perjashtues dhe ekstremist gjate funksionimit te tyre.
Pra, struktura e politikes dhe shtetit serb dhe karakteristikat e tyre, bazuar ne kete analize, jane shkaqet kryesore te konflikteve dhe tragjedive, dhe te faktit qe populli kosovar ka perjetuar nje pavaresi te mohuar dhe aktualisht perjeton nje pavaresi te fituar, cka, ne nje analitike te thjeshte, behet automatikisht e merituar.
Gjithashtu, duhet theksuar se pavaresia e mohuar eshte e lidhur edhe me faktorin kohe dhe me kompleksitetin e politikes boterore gjate periudhes ne te cilen ajo u perjetua.
Ndaj, po e le menjane kete teme te komplikuar (edhe pse eshte shume e rendesishme per te shpjeguar situaten e tanishme) dhe preferoj qe te fokusohem ne pavaresine e fituar dhe te analizoje shkaqet qe e sollen deri ketu dhe rruga qe ajo ka per te pershkuar ne te ardhmen.
Popujt anembane globit qeverisen ne baze te formules politike, te cilen Gaetano Moska e perkufizoje si baza ligjore dhe morale, mbi te cilat qendron pushteti i nje klase politike. Moska besonte se keto baza ligjore dhe morale jane percaktuese per nje klase politike per te qeverisur nje popull. Mungesa e formules politike sjell rrezimin e klases politike dhe te vet sistemit.
Duke analizuar formulen politike, kushdo mund ti beje pyetje vetes se sa efikase ishte kjo formule ne rastin e Kosoves. Nese do te flisnim per bazen ligjore, shumekush direkt do te fokusohej ne legjitimitetin qe mund te kete nje akt i paster i spastrimit etnik.
Ndaj, mund te themi pa frike se formula politike e aplikuar nga politika serbe nuk kishte kurrfare baza ligjore. Ne vazhdim, nese do te analizonim bazen principale te formules politike serbe, perseri ne do te arrinim ne te njejtin perfundim se nuk mund te kete principe ne nje formule politike qe sanksionon shperfytyrimin e dinjiteti human.
Ne vazhdim te formules politike dhe si rrjedhoje e mungeses se saje, ne mund te verejme nje mosfunksionim ose funksionim calaman te sistemit politik serb.
Nese do te niseshim nga funksionimi i sistemit politik te dizajnuar nga David Easton apo strukturo-funksionalistet qe e pasuan ate, atehere ne mund te konkludonim se inputet (kerkesat dhe mbeshtetja e shoqerise perkundrejt sistemit) dhe funksionet politike te sistemit (outputet, apo cfare sistemi prodhon per shoqerine) nuk rakordonin me njera-tjetren.
Ne te vertet, sistemi politik Serb perjetoi nje rritje ekstreme te kerkeses dhe nevojes dhe nje dobesim ekstrem te mbeshtetjes nga popullsia dhe shoqeria Kosovare. Çka, sic thekson edhe Easton, rezulton ne rritje te kerkeses per ndryshim te klases politike, madje dhe te vet sistemit.
Ne rastin e Kosoves, pamundesia per te ndryshuar klasen politike apo sistemin politik rezultoi ne nje tentative, madje shume te suksesshme, per te krijuar nje sistem te ri politik (dhe paralelisht me te edhe institucione te reja politike) jashte kornizave te sistemit ekzistues.
Ne vazhdim, institucionet e politikes serbe ishin diskriminuese ne natyren e tyre dhe nuk kishin kapacitetin dhe deshiren per ti sherbyer interesave te te gjitha etnive te inkluduar nen juridiksionin e tyre.
Samuel P. Huntington, nje nga studiuesit me te medhenj te historise dhe karakteristikave te institucioneve ne tranzicion, thekson se suksesi dhe stabiliteti i shoqerive heterogjene (si ajo e Serbise) konsiston dhe jane te varura nga performanca e institucioneve politike. Huntington pretendon se kapaciteti per te krijuar institucione politike eshte kapaciteti per te krijuar interes publik.
Duke u bazuar ne teorine e Huntington, une mund te konkludoj se institucionet politike serbe rezultuan ne nje mungese te theksuar te kapacitetit per ti dalluar, krijuar, dhe sherbyer interesave te perbashketa publike, pjese e te cilave ishin dhe interesat e popullit kosovar. Pjese e saj eshte e lidhur edhe me situaten dhe politikat globale, vakuumet dhe oportunitetet politike qe ato krijuan brenda sistemit.
Gjithashtu, situata globale dhe mungesa e theksuar e ketij kapaciteti krijuan dhe motivuan, sic e kane quajtur shume akademike, dilemen e sigurise etnike, e cila eshte perkufizuar si nje gjendje, e cila krijon kompeticion midis grupeve etnike per te kontrolluar pushtetin.
Nese kjo situate eshte shume predominante gjate tranzicionit te institucioneve politike, ne rastin e Kosoves, kjo teori mund te interpretohet si nje perpjekje e nje etnie per te krijuar institucionet e veta politike qe do ti sherbenin interesave te saj, per faktin se institucionet ekzistuese ishin te paafta ose nuk kishin vullnetin per ti sherbyer interesave te saj.
Pra, ishin dy mundesi (1) prania e institucioneve politike qe do ti sherbenin edhe interesave te te gjitha etnive, perfshire ketu dhe interesat e shoqerise kosovare (jo vetem interesave ekspansioniste serbe sic ishte ne realitet), ose (2) krijimi i institucioneve te reja qe kishin vullnetin dhe kapacitetin per te ofruar nje sherbim te tille.
Duke pare qe mundesia e pare ishte kategorikisht e perjashtuar (per shume arsye te treguara dhe nga vete koha), i vetmi opsion real per shoqerine kosovare mbetej krijimi i institucioneve te reja politike qe do te promovonin, perfaqesonin, dhe mbronin interesat e kesaj shoqerie.
Keto institucione filluan procesin e konsolidimit te tyre pas sulmeve te NATO-s ne vitin 1999. Pamundesia per te realizuar nje tranzicion institucional brenda nje juridiksioni rezulton ne perpjekje per te krijuar institucionet politike jashte ketij juridiksionit ekzistues.
Kjo gje u pa qartazi dhe u be realitet ne rastin e Kosoves.
Duke mos dashur te hyje ne detaje dhe teori te tjera politike, une besoje se ajo cka analizova shkurtimisht me siper tregon se pavaresia e Kosoves dhe vullneti i popullit Kosovar per te ndjekur aspiratat dhe interesat e tij nuk mund te konsiderohet kurrsesi surprize.
Ajo ishte nje kunderpergjigje ndaj apatise dhe vullnetit te mbrapsht te institucioneve politike Serbe dhe rrjedhoje e nje te drejte te mohuar ne shekuj. Ajo ishte nje aspirate e popullit qe u fitua permes sakrificave sublime te shume bijve e bijave te tij.
Per me shume, ceshtja tani nuk eshte pavaresia e Kosoves, sepse ajo eshte bere realitet tashme. Çeshtja kryesore e shtetit te ri kosovar eshte pranimi i tij si vendi i 193-te i Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Dhe rruga kryesore per te hyre ne kete familje te madhe kalon permes Keshillit te Sigurimit, i perbere prej pesembedhjete anetaresh, ku pese prej te cileve - ShBA., Kina, Angli, Rusi, dhe France - kane status te perhershem dhe zoterojne fuqine e vetos.
Kundra pavaresise se Kosoves, me sa eshte perfolur deri tani, jane Rusia edhe Kina, qe te dyja per interesa kryekeput te ndryshme; njera (Rusia-dhe te tjere shtete te se njejtes linje) eshte bere megafon i politikes ekspansioniste, primitive, dhe diskriminuese, kurse tjetra (Kina-dhe te tjere shtete ne te njejten situate) i trembet nje mundesie te transportimit te konfliktit ne territorin e saj.
Eshte shume e rendesishme te analizohen qendrimet kundra te ketyre dy shteteve, sepse kjo analize ndihmon cilindo te kuptoje dhe te dale ne konkluzionin se Kosova eshte nje rast unik dhe jo nje precedent per konflikte te mevonshme ne vende te tjera sovrane.
Ne kete rast, me deshiren per mos tu fokusuar ne opinione dhe hipoteza (edhe pse shume jane fakte te pakontestueshme) dhe per te eliminuar keqkuptimet, une do te doja te kerkoja ndihmen e historianeve dhe antropologeve per te sjelle sa me shume fakte mbi kete teme delikate qe politika rajonale dhe nderkombetare po perballet aktualisht.
Si perfundim, pavaresia e Kosoves nuk eshte nje ngjarje qe mund te surprizoje dike, aq me teper institucionet e politikes nderkombetare. Pavaresia e Kosoves eshte nje eveniment qe i ka rrenjet thelle ne interesat dhe aspiratat e nje populli per nje jete me te mire dhe per nje shtet dhe shoqeri ne te cilen cilido te trajtohet i barabarte dhe pa dallim etnie, besimi, apo ideje.
Shteti serb dhe institucionet e tij politike falimentuan per ti sherbyer interesave te popullit kosovar ne stadin me minimal human dhe jetik. Kjo gje pershkallezoi nevojen per institucione te reja dhe rrjedhimisht, cka kulminoi ne krijimin e nje shteti te ri te pavarur. Por, gjithsesi, nje sfide e madhe e pret shtetin e sapoformuar kosovar - shteti qe do te njihet si OKB-193.
Çeshtja OKB-193 do jete nje eveniment qe me shume se nje ceshtje e politikaneve (edhe pse jane keta qe do vendosin ne fund), ka per te qene objekt i kohes dhe i analizes midis historianeve dhe antropologeve.