Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pensionet, kompensimet per te gjitha kategorite

Publikuar me : 24.08.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE-Krahas pensionit, pensionistet e te gjitha kategorive perfitojne edhe nje sere kompensimesh te tjera, te cilat burojne nga vendime te ndryshme te qeverive nder vite.


Te tille, jane kompensimi per rritjen e cmimit te bukes dhe gazit te lengshem, kompensimi i te ardhurave mujore ne masen 500 leke, kompensimi i te ardhurave per pensionistet e qytetit ne masen 760 leke, kompensimi 690 leke i pensionisteve te fshatit, etj.


Gjithsej jane tete lloje kompensimesh te cilat perfitohen nga pensionistet ne qytet edhe ne fshat sipas kategorive dhe arsyeve per te cilat ata trajtohen me pension.


Specialiste te Institutit te Sigurimeve Shoqerore shpjegojne llojet e kompensimeve si dhe kushtet qe duhet te permbushin pensionistet per perfitimin e tyre.
Kompensimi i te ardhurave mujore te pensionisteve ne masen 500 leke ne muaj, perfitohet nga te gjitha pensionet e pleqerise, qofshin ato te plota te pjesshem apo edhe te reduktuara.


Po ashtu, kete trajtim financiar e perfitojne edhe pensionet familjare te plota e te pjesshme te qytetit. Kjo shume perfitohet bashke me pensionin baze dhe merret nga pensionistet qe prej vitit 2006.


Nje tjeter lloj kompensimi eshte ai per rritjen e cmimit te bukes, vaj gurit dhe gazit te lengshem, ne masen 150 leke. Dhenia e ketij kompensimi rrjedh nga nje vendim i marre nga qeveria ne Korrik te vitit 1996 dhe perfitojne te gjitha kategorite e pensioneve.


Tjeter vendim per dhenie kompensimi eshte ai i marre ne dhjetor te vitit 2006 per dhenien e 760 lekeve plus pensionit pensionisteve te qytetit. Sipas ISSH-se, kete lloj kompensimi e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare, qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze.


Po ashtu, kompensim deri ne 760 leke ne muaj perfitojne te gjitha pensionet e pleqerise, te invaliditetit dhe familjare qe e kane kufirin deri tek shuma e pensionit te plote baze si dhe te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare.


Pensionisteve te qytetit perfitojne gjithashtu edhe nje tjeter kompensim prej 195 lekesh ne muaj. Kompensimi ne fjale eshte miratuar ne prill te vitit te shkuar dhe ate e perfitojne te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare, qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze. Kjo llogaritet si raport i shumezimit te pensionit te caktuar me 190 leke dhe shuma qe del pjesetohet me pensionin baze.


Po ashtu, ne te njejten mase kompensohen edhe pensionet e pleqerise, ato te invaliditetit dhe pensionet familjare qe e kane kufirin deri tek shuma e pensionit te plote baze minimal. Ne masen 195 leke ne muaj kompensohen edhe te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare.


Per sa i perket pensioneve te fshatit, ato kompensohen ne masen 690 leke ne muaj qe prej fillimit te vitit 2007. Kete e perfitojne te gjithe pensionistet qe marrin pension fshati pavaresisht llojit te tij. Kompensimin prej 690 lekesh ne muaj bashke me shumen e pensionit, e marrin te gjitha pensionet e pleqerise te plota dhe te pjesshme, pensionet e invaliditetit te plota, te reduktuara dhe te pjesshme si dhe pensionet familjare pavaresisht nese jane te plota apo te pjesshme.

Kompensim tjeter eshte ai per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Sipas ISSH-se, ky lloj kompensimi i jepet te gjithe kryefamiljareve qe perfitojne pension invaliditeti shteteror dhe nuk kane anetare te familjes te punesuar ne sektorin publik ose te vetepunesuar ne sektorin privat. Nga ky kompensim perfitojne edhe ata qe marrin pension pleqerie shteteror qe jetojne vetem apo kane femije pa te ardhura ne ngarkim.


Personat ne ngarkim, kompensimi 414 leke


TIRANE-
Te gjithe pensionistet qe banojne ne qytet dhe kane ne ngarkim persona te tjere te familjes, krahas shumes se pensionit perfitojne edhe nje mase tjeter kompensimi. Shuma e perfituar eshte ne masen e 414 lekeve ne muaj, me kushtin qe femijet qe ata kane ne ngarkim te jene nen moshen 18 vjec.


Nese femijet ndjekin studimet e larta, mosha e pranuar per te perfituar kompensimin eshte ajo 25 vjec. Po ashtu, kompensimin prej 414 lekesh ne muaj e marrin edhe ata pensioniste qe kane ne ngarkim persona te tjere te familjes qe nuk jane ne marredhenie pune.


Krahas femijeve, ligji u njeh te drejten e perfitimit te kompensimit edhe pensionisteve qe kane ne ngarkim niper apo mbesa te cilet nuk i kane prinderit. Nderkohe, nese njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune, masa e kompensimit pergjysmohet ne 207 leke ne muaj.


Perfitojne

Kompensim 500 leke ne muaj
Te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise dhe familjare
Pensionet e pleqerise te plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale
Te gjitha pensionet e pleqerise dhe familjare, qe e kane kufirin deri tek shuma e pensionit te plote baze minimal

Kompensim 760 leke ne muaj
Te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare, qe perfitojne nje mase pensioni me te vogel se pensioni baze
Te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise, te invaliditetit dhe familjare
Te gjitha pensionet e pleqerise, te invaliditetit dhe familjare, qe e kane kufirin deri tek shuma e pensionit te plote baze minimal


Kompensim 195 leke


Te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise, te invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare te qytetit;
Te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise, invaliditetit dhe familjare te qytetit;
Te gjitha pensionet e pleqerise dhe familjare te qytetit, pasi tiu jene llogaritur te gjitha kompensimet e meparshme prej 500 dhe 760 lekesh ne muaj


Kompensim 200 leke ne muaj


Te gjitha pensionet e pjesshme te pleqerise, te invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare te qytetit
Te gjitha pensionet e plota minimale te pleqerise, invaliditetit dhe familjare te qytetit
Te gjitha pensionet e pleqerise dhe familjare te qytetit, pasi tu jene llogaritur te gjitha kompensimet e meparshme, si ai prej 150 lekesh, 500 lekesh dhe 760 lekesh ne muaj


Kompensim 690 leke ne muaj


Te gjitha pensionet e pleqerise te plota dhe te pjesshme
Te gjitha pensionet e invaliditetit te plota, te reduktuara dhe te pjesshme
Te gjitha pensionet familjare te plota dhe te pjesshme te fshatit


Kompensim 414 leke ne muaj


E perfitojne te gjithe pensionistet qe marrin pension, qe kane anetare te familjes ne ngarkim dhe qe jane me banim te perhershem ne qytet (kur kane ne ngarkim femije nen moshen 18 vjec ose deri ne 25 vjec, kur vazhdojne shkollen e larte dhe kur kane persona te tjere ne ngarkim, te cilet nuk jane me ne marredhenie pune)


Kompensim 400 leke ne muaj (nga data 01.01.2010) per rritjen e cmimit te energjise elektrike
Kryefamiljaret qe perfitojne pension invaliditeti shteteror dhe nuk kane anetare te familjes te punesuar ne sektorin publik ose te vetepunesuar ne sektorin privat;
Kryefamiljaret qe perfitojne pension pleqerie shteteror dhe jetojne te vetem ose kane femije ne ngarkim, te cilet jane pa te ardhura.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit