Versioni i ri i baletit "Delina" rezultoi nje tragjedi dashurie konfuze dhe e copezuar nga historia e Nores dhe Doruntines.
Pervoja e tri shfaqjeve te saj, rikthen shqetesimin: Perse institucioneve kombetare u mungon vemendja ndaj kohes sone? Sa kohe do te fshihemi pas suksesit te se kaluares?
Me 5, 6 dhe 7 mars u shfaq ne Teatrin e Operes baleti "Delina", me muzike te Çesk
Zadejes, koreografi te Agron Aliajt, premiere ne vitin 1964.
Po perse u nxor pas 46 vitesh nga Biblioteka e Teatrit te Operes libreti i Zadejes dhe Kanacit? Perse iu dha serish jete, me pretendimin per nje fryme tjeter koreografike vepres shqiptare qe flet per vasha dhe kreshnike, shtojzovalle dhe zana mali, lufte me osmanet, dhe dashuri te nje kohe te harruar?
Per vlerat e padiskutueshme muzikore te krijimit te Çesk Zadejes dhe frymen koreografike bashkekohore qe premtoi ti jepte vepres Aliaj.
"Jemi perpjekur te krijojme nje spektakel, ndryshe nga shfaqjet me nje kanun te caktuar nga realizmi socialist. Edhe ne gjuhe koreografike. Jemi munduar te shkeputemi nga vallet tradicionale.
Elementi folklorik eshte ruajtur, elementi i kreshnikeve dhe i shtojzovalleve eshte ruajtur, por kjo e trajtuar me nje gjuhe kontemporane, per ta sjelle ne kohe", tha para shfaqjes per konceptin "e ri", koreografi Agron Aliaj.
U fol edhe qe me koreografine e re, Arbani (nje nga proagonistet i interpretuar dikur nga vete Agron Aliaj, kurse tani nga i riu Gerd Vaso) do te ishte me njerezor dhe dashuria e tij per Delinen do te ishte ne plan te pare.
Ne tri shfaqjet e saj, historia e Delines u shfaq fragmentare, e copezuar edhe nga dy tragjedi te tjera, ajo e Nores dhe e Doruntines, qe nuk e lejuan historine te merrte fryme natyrshem dhe te kuptohej po ashtu.
Nga ana tjeter, drama e Nores, e perbuzur qysh ne lindje nga i ati, e rritur jetime pas denimit me vrasje qe ai beri ndaj nenes se saj, nuk shperfaqet qarte. Gjuha koreografike e ketij personazhi (ne rol Greta Hushi), nuk kishte vuajtje, force, lufte brenda saj.
Ndersa per tragjedine e Doruntines dhe Kostandinit, gjemen qe kaploi nenen e nente djemve, mjafton puna e kostumografit per ta kuptuar, aq eshte e njohur per spektatorin legjenda.
Interpretimi i Isida Mollaymerit (Doruntina) dhe Alisa Gjonit (Nena), si dhe ai i Sokol Zhugrit (Guvernatori), Ledia Sulajt (Zogu), binte ne sy, i kishte shpetuar skematizmit dhe ngjallte emocion.
Skena e mbreterise se ujit dhe kercimi i sirenave, ku interpretuan Ledia Sulaj, Erisa Gina, Elona Nallbani, Eva Seraj, ishte nje mundesi e mire per te mos lejuar qe shfaqja te binte ne monotoni, si dhe per demonstrimin korrekt dhe profesional te Trupes se Baletit.
Me balerinet e "Delines" ndodhi e kunderta, levizjet e njekohshme ne trupes ndodhte qe te mos harmonizoheshin me muziken e luajtur live nga Orkestra e TOB-it nen drejtimin e Bujar Llapajt.
"Arritja e perfeksionit ne plastiken e trupit, ne dhenien e ndjenjes, nepermjet qenies", ishte kriteri kryesor qe Aliaj u kerkonte balerineve ne provat e shfaqjes.
Ne qender te vepres eshte dashuria e Delines (Enada Hoxha), e dyzuar mes Arbanit (Gerd Vaso) dhe Shotit (Dion Gjinika).
Ndihej nevoja qe tragjedia e saj, jo vetem te lihej e lire nga dy te tjerat, por edhe te ishte me e pasur ne gjuhe koreografike, ne levizje qe te tregonin qarte pasionin e Delines per Arbanin, ndjenjat konfuze per te dy vellezerit, ndjenja e mllefit, inatit dhe hakmarrjes se Shotit.
Fundi tragjik i shfaqjes i vjen si surprize spektatorit. Mbetet i erret shkaku se perse Delinen e pret nje fund i tille, me vdekje, pas lumturise qe i dha martesa me Arbanin.
Skenografia e realizuar nga Taulant Pustina, ishte "e kursyer" dhe i jepte frymemarrjen dhe hapesiren e duhur qe legjendat kerkojne ne skene. Pustina e ndihmon spektatorin te drejtohet nga vepra dhe jo ne ane te jashtme, pavaresisht se skenografia eshte nje element me peshe qe e ngre ose e shkaterron vepren.
Ne skena te vecanta, ajo rrinte mire edhe me kostumet, edhe ato te realizuara nga Pustina. Ai ka gershetuar elemente folklorike me ato bashkekohore.
Ne fund te shfaqjes u ndje sikur baletit "Delina" i kishte ngelur vetem jehona e se kaluares dhe fjalet: veper e madhe.
Ne keto kushte, e gjejme me vend verejtjen e bere pak dite me pare nga koreografi Gjergj Prevazi lidhur me hapesiren qe u lihet ne skenat, sidomos te institucioneve kombetare "veprave te ashtuquajtura te medha, mentaliteti i nje kohe te shkuar...
Jemi te ngopur me vepra te tilla." Verejtja e Prevazit nuk ishte per "Delinen" po per gjendjen e baletit dhe teatrit bashkekohor ne Shqiperi. Perballe nje repertori te tille qe ofrojne skenat tona spektatori duket si i larguar me dore dhe pas asnje arsye nga shqetesimet e tij dhe te kohes ku ai jeton.
Per kesi situatash Peter Brook do te na vinte ne ndihme kur shkruan tek "Hapesira boshe": "Kemi gjithmone ne duar nje sezon te ri dhe jemi shume te zene per ti bere vetes te vetmen pyetje vitale qe eshte ne permasat e problemit: cduhet teatri? per cqellim?
A eshte teatri nje anakronizem, nje thagme e stervjetruar, tuhafe, qe qendron me kembe si nje monument i vjeter apo nje tradite piktoreske? Perse duartrokasim ne, dhe cduartrokasim ne fakt? A ze teatri nje vend te vertete ne jetet tona? Çfare funksioni mund te permbushe ai? Kujt mund ti sherbeje? Çfare mund te eksploroje? Cilat jane cilesite e tij te qenesishme?"