Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Per kosovaret, Blair mbetet nje hero

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Kuriozitete - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Marre nga The Guardian

Shkruan Hashim Thaci, kryeminister i Republikes se Kosoves


Arritjet e Tony Blair mund te nenvleresohen ne Britani, por roli i tij per pavaresine tone e bene ate nje kolos politik ne Kosove.


Mbreti ka vdekur, rrofte mbreti eshte nje fraze per monarkine, por tingellon e vertete edhe ne demokracine moderne. Disa ne Britani duken te kene harruar se Tony Blair e udhehoqi vendin e tyre ne skenen boterore per 10 vjet te tera dhe per me teper, ata i dhane atij mandat te madh qe ta bente kete ne tri raste. Si kryeminister i shtetit me te ri ne Evrope, une kam pasur fat te ndjej mbeshtetjen e paluhatshme nga qeverite qe pasuan Blairin, si nga Gordown Brown ashtu edhe nga David Cameron. Por, nga aspekti personal, skam si te mos krijoj pershtypjen se energjia e jashtezakonshme dhe te arriturat e konsiderueshme te Blair tani po nenvleresohen ne vendin e tij.

Duke pasur parasysh rolin teper te madh qe Blair luajti ne mbeshtetje te vendit tim per farkimin e pavaresise se tij, shpresoj se libri i tij jo vetem qe do te sjelle nje perspektive personale mbi disa ngjarje te rendesishme globale, por do tua kujtoj njerezve pse ata e admiruan kete njeri ne radhe te pare. Pushteti politik nuk eshte fare madherues. Ekziston dicka thellesisht perulese rreth sherbimit publik dhe besimit qe nje komb vendos mbi nje individ te cilit i beson te udheheqe. Blair e din kete. Nderkohe, perderisa Kosova kerkon te konsolidoje poziten e saj ne skenen evropiane, sjellja dhe zotimi i Tony Blair eshte nje shembull i fuqishem per mua personalisht dhe ne te gjithe ne Kosove i kemi borxh te madh atij dhe popullit britanik.

Ndonese ne shpallem pavaresine para dy vjetesh, u desh deri muajin e kaluar (22 korrik) qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise perfundimisht te ratifikonte Kosoven si nje shtet sovran dhe te pavarur. Shumica vendimtare prej 10 me kater gjeti se shpallja jone e pavaresise nuk e shkelte te drejten nderkombetare ose rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, e as qe ishte ne kundershtim me kornizen kushtetuese te themeluar nga OKB per te udhehequr stabilizimin e perkohshem te Kosoves. Çka eshte me rendesi thelbesore, Gjykata rikonfirmoi vendin e Kosoves ne bashkesine nderkombetare, dicka qe 69 vende vecse e kane njohur.

Me qe na duhen me shume njohje per te siguruar nje ulese ne Asamblene e Pergjithshme te KB, une i ftoj te gjitha ato shtete te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven qe ta bejen nje gje te tille. Une i jam mirenjohes qeverise aktuale britanike per perpjekjet e saj konstruktive per ti mundesuar Kosoves te zere vendin e saj mes kombeve te tjera. Vec kesaj, Tony Blair po ben perfaqesime te ngjashme ne vendet e njejta ne emer tonin.

Kosovaret nuk arriten lehte deri te vendimi per te shpallur pavaresine, ose thjesht nepe nje vakuum politik. Ne te vertete, sic e ka vertetuar edhe GJND, rrethanat qe kane shpene tek shpallja e pavaresise se Kosoves ishin unike. Ngushtesia e vendimit te gjykates ne kete ceshtje duhet te siguroje cdo vend qe ka ngurruar te njohe Kosoven deri me sot. Shpallja jone nuk ka caktuar asnje precedent dhe se cdo sugjerim se vendimi i Gjykates hape kutine e Pandores eshte i gabuar. Vendet te cilat ende e kundershtojne sovranitetin tone, vetem nga shqetesimet secesioniste brenda kufijve te tyre, duhet ta pranojne kete.

Qeveria e Serbise sot ka nje perberje te ndryshme nga ajo qe terrorizoi popullin tim para 11 vjetesh. Megjithate, disa elemente me ndikim brenda saj ende po perpiqen te gjejne vrima ne vendimin e GJND-se duke shpresuar ne miratimin e nje rezolute tjeter te Asamblese se KB per te kundershtuar statusin e Kosoves. Pyetja ligjore rreth pavaresise se Kosoves eshte shtruar dhe pergjigja e gjykates ishte e qarte. Qeverise se Serbise mund ti mos kete pelqyer pergjigja qe ka marre nga Gjykata, por nese ajo aspiron te behet pjese e familjes me te madhe evropiane, me siguri se duhet te pranoje sundimin e ligjit.

Sinqerisht, kosovaret e shohin vendimin si nje mundesi per te lene te kaluaren prapa dhe per te ecur para me te gjitha vendet e Ballkanit, perfshire edhe Serbine, drejt integrimit te vertete Euro-Atlantik. Vendi im eshte i gatshem te bashkepunoje me Serbine per te diskutuar ceshtjet praktike te cilat do te permiresonin jeten e te gjithe qytetareve tane. Ne jemi fqinje dhe perballemi me sfida te njejta. Forcat tona policore duhet te punojne se bashku per te luftuar kerdite e krimit nderkombetar. Te dy vendet tona duhet te bashkepunojne per ceshtje praktike si energjia, telekomunikacioni dhe arsimi. Ne kemi interes te perbashket te punojme se bashku per te identifikuar fatin e personave te pagjetur - si shqiptare ashtu edhe serbe - nga periudha e dhimbshme e luftes te cilen te dy vendet e kemi perjetuar.

Fqinjet tane serbe mund te mos jene ende te gatshem te pranojne pavaresine e Kosoves, por bashkepunimi mes dy shteteve te pavarura eshte i pashmangshem. Nderkohe, Kosova do te vazhdoje te perparoje mbi themelet e vena qe nga viti 2008. Ne do te perfundojme jetesimin e Planit te Ahtisaarit - tashme te misheruar ne Kushtetuten tone te re - me garanci te gjera per nje shoqeri laike qe mbron te drejtat e pjesetareve te te gjitha grupeve etnike ne Kosove, perfshire edhe te serbeve. Ne do te vazhdojme te forcojme institucionet tona demokratike dhe do te marrim vendimet e nevojshme per te kultivuar rritjen ekonomike afatgjate me sektorin privat ne balle.

Ka mbetur shume per te bere, por Kosova vecse eshte e hapur per investime, biznes dhe turizem. Sic theksoi Tony Blair ne fjalimin e tij ne Kuvendin tone ne korrik Tashme ju keni nje enderr. Qe nje dite, Kosova te zere vendin e saj si anetare e Bashkimit Evropian, si nje shtet i pavarur e krenar, qe nuk drejton vetem ceshtjet e veta te brendshme, por qe luan rolin e vet ne unionin me te madh politik dhe komercial te botes.

Po, Kosova do te vazhdoje me reformat e nevojshme per te siguruar vendin qe meriton ne OKB, ne NATO dhe ne BE, dhe ne jemi te kenaqur qe z. Tony Blair vazhdon te perkrahe kauzen tone. Roli i tij ne historine e Kosoves do te njihet si nje shembull i rendesishem i nje trashegimie te madhe. Kosova e ka nderuar ate me Medaljen e Arte te Lirise dhe kosovaret gjithmone do ta kujtojne si nje nga heronjte e vet.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit