ELBASAN/ Inspektorati i ndertimit, takim me prefektin
ELBASAN - Rreth 20 objekte rrezikojne te prishen brenda nje periudhe te shkurter per shkak se jane ndertuar shume afer Stacionit te Pompave qe furnizojne me uje te pijshem te gjithe qytetin e Elbasanit.
Mesohet se Prefekti ka thirrur ne nje takim drejtues te pushtetit vendor, te Inspektoratit te ndertimit Korce, Ujesjellesit dhe te Drejtorise se Higjienes per te percaktuar detajet e fundit para prishjes se objekteve qe ne shumicen e tyre jane shtepi.
Mesohet se per keto objekte pa leje per te cilat ALUIZNI eshte shprehur per moslegalizim, eshte marre nje vendim nga Inspektorati Ndertimor per prishje. Eshte thjesht ceshtje procedurash sesi do te realizohet prishja dhe kur do te nise aksioni.
Keto objekte te ndertuara ne rrezen e pusshpimeve te ujit te pijshem vene ne rrezik serioz ndotjen e puseve, jane shprehur specialiste te higjienes dhe te kompanise qe merret me administrimin e ujit te pijshem.
Per shkak se nuk eshte respektuar distanca nga keto pusshpime, jane rreth 20 familje qe rrezikojne te mbeten te pastrehe.
Lista me numrat e protokollit te dosjeve te ndodhura ne zonen e pompave ne Kraste, te perjashtuara nga procesi i legalizimit.
Nr. Emri Mbiemri
1 Baki Hasa
2 Kastiot Duzha
3 Ferdinand Daja
4 Gezim Dashana
5 Pal Bezhani
6 Shefqet Nergjoni
7 Qamil Stermugu
8 Spiro Muca
9 Haqif Stermugu
10 Ardian Rranci
11 Dritan Poci
12 Kujtim Duzha
13 Xhevahir
Baki Hasa
Hasa
14 Misir Bajrami
15 Fatmir Duzha
16 Jonuz Fero
17 Luan Duzha
18 Ylli Duzha
19 Gezim Elezi
20 Fatmir Hasa