Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Perpjekjet e Berishes per tiu shmangur tryezes

Publikuar me : 07.02.2010 Ne : Kulture - 310 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne perpjekje per te dhene sinjale refuzuese per bisedimet me opoziten, Sali Berisha ka nxjerre nga arkiva e kohes se tij te vjeter nje personazh qe e perdor zakonisht per te artikuluar refuzimin e tij per dialog dhe bashkepunim. Edi Paloka, ish-zedhenes i Partise Demokratike, ne kohen kur ajo aplikonte bojkotin ne opozite, ka qene viktima e pare e kursit te dialogut qe PD filloi te aplikoje pas vitit 2002. Ai eshte menjanuar nga jeta publike e kesaj partie qysh pas marreveshjes se pare Nano-Berisha ne pranvere te vitit 2002. Prej atehere ai u mbajt larg prej Berishes per shkak te ndryshimit te kursit te tij drejt dialogut me kundershtaret dhe hapjes se partise.
Paloka ishte nga te paktit qe guxoi ta kritikonte kete marreveshje brenda PD-se dhe strukturave drejtuese te saj dhe te shprehte pakenaqesine e hapur per menjanimin qe Berisha i beri atij nga marredheniet publike te PD-se. Duke e profilizuar si nje politikan te vijes se ashper dhe radikale, Berisha e perdori Paloken serish ne zgjedhjet e vitit 2005 si kandidat ne nje zone elektorale, ku shpresohej se do te perdorte forcen, per shkak te lidhjeve te tij me individe qe pretendonin kontrollin e zones. Humbja e tij perballe Shpetim Idrizit e la edhe me menjane prej Berishes. Rikthimi i tij ne politike, pas largimit te Bamir Topit per ne presidence, shenoi rikthimin e tij ne jeten parlamentare, por jo afer Berishes. Fakti qe Berisha eshte kujtuar te perdore serish ish-zedhenesin e tij per te artikuluar qendrimet e tij ndaj situates politike ne vend, eshte nje sinjal i qarte i refuzimit dhe pozicionimit te skajshem kunder cdo marreveshjeje. I dorezuar perkohesisht nga presioni nderkombetar, pranimi i kushtezuar qe Berisha i beri dialogut me opoziten, duket se u konvertua shume shpejt ne qendrime radikale kunder dialogut.
E. Paloka eshte figura me "e sinqerte" e Partise Demokratike, qe perfaqeson mospajtimin me opoziten dhe gjuhen e skajshme kunder saj. Si nje ish-gazetar themelues i RD-se, ai ka qene perdorur per nje kohe te gjate per sulmet te shfrenuara ndaj ish-liderit te opozites Fatos Nano ne kohen qe ai u burgos dhe u gjykua per korrupsion ne vitin 1993. Aq e forte ishte vetedija e perdorimit kunder tij, sa ne vitin 1997, Paloka u detyra te arratisej nga vendi per rreth dy muaj, pasi Fatos Nano doli nga burgu dhe u rikthye ne zyren e tij ne Tirane. Riperdorimi i Palokes si artikulues i qendrimeve te PD-se, ne nje kohe qe Berisha eshte vene me shpatulla per muri, per tu ulur ne tryezen e bisedimeve, eshte nje menyre tipike komunikimi e Berishes me faktorin nderkombetar dhe kundershtaret, kur ai refuzon ate cfare i imponojne ata.
Ne kete rast i vetmi lajm i mire, eshte rivleresimi qe Berisha po ben per zotin Paloka, te cilin thuajse e kishte harruar si nje militant te sinqerte te PD-se dhe natyrisht lajm i keq eshte qe Berisha ka mashtruar me qendrimet e veta ambasadoret e Perendimit dhe po deshmon qarte se eshte shume larg dialogut me opoziten. Kjo do te thote se ne ditet qe vijne, lajmi me interesant do te jete data e mitingut te opozites se sa dita e tryezes false me presidentin.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit