Publikuar me : 04.11.2008 Ne :
Krimi - 834 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Durres- Ka perfunduar ne sherr me thika nje zenke te rinjsh e per pasoje dy persona kane mbetur te plagosur rende. Sipas burimeve te policise, ne sherr jane perfshire dy grupe adoleshentesh, te cilet pasi kane debatuar me fjale, jane zene me pas me grushte e ne fund kane vene ne perdorim edhe thikat.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Nr.1 ne Durres. Nga veprimet hetimore te kryera karezultuar se tek kryqezimi i Rruges Tregtare me ate te Viles se Zogut, shtetasit M.K., vitlindja 1987; E.D., vitlindja 1987 dhe G.B., vitlindja 1988, ne kohen kur udhetonin me nje automjet fuoristrade tip Benz me targa DR-4477-E, kane hasur perballe ne nje automjet tip BMV X5 me targa TR-2336-Fshtetasit Ervis Krasniqi, 25-vjec, dhe Klevi Cuni, 20-vjec, me te cilet gjate paradites shtetasi G.B kishte pasur nje konflikt.
Ne kohen kur dy palet jane afruar per tu sqaruar, konflikti eshte rihapur fillimisht me sharje, goditje me grushte e me pas jane goditur me thike shtetasit G.B. dhe E.D. Dy te demtuarit jane derguar per ndihme mjekesore ne Spitalin e Durresit, ku pas mjekimit te marre shtetasi E.D ndodhet jashte rrezikut per jeten ndersa G.B. ne gjendje te rende shendetesore.
Policia eshte duke hetuar per ngjarjen, nderkohe qe materialet per vepren penale te tentatives se vrasjes me dashje ne bashkepunim po ndiqen nga ekspertet e Prokurorise.