Stermbesa e kompozitorit te njohur italian tregon pak nga jeta e tij ne familjen e madhe Mascagni, per karrieren e marredheniet me bashkekohesit. Guia Farinelli Mascagni ndodhet ne Shqiperi per premieren Silvano
Sonte, ora 20.00, ne Odeonin e Apollonise shfaqet premiere, opera Silvano, e kompozitorit te njohurit italian Pietro Mascagni. Me 5 shtator opera shfaqet ne Piazza Duomo te Italise dhe me 8 shtator ne Teatrin e Korfuzit, Greqi.
Eshte nje projekt i perbashket mes Shqiperise-Greqise-Italise. Interpretojne Maria Monopoli (Matilda)
Francesco Zingariello (Silvano), Solen Alla (Renco) dhe Sofika Kola (Roza).
Nje nga tri regjisoret e operes, italiania Guia Farinelli Mascagni tregon gjithcka rreth projektit ne nje interviste per Shekullin. Me me rendesi eshte historia qe fshihet pas mbiemrit te saj, lidhja e gjakut me kompozitorin Mascagni.
Znj. Mascagni, si lindi ideja per realizimin e operes Silvano
Eshte nje projekt qe con perpara marrdheniet kulturore mes dy vendeve, Italise dhe Shqiperise.
Dhe eshte ne sherbim te turizmit kulturor?
Eshte nje projekt ne sherbim te kultures. Kjo opere shfaqet ne tri vende. Fillimisht ketu ne Shqiperi, me pas ne Pulia dhe me pas Korfuz. Ky projekt i bashkon tri vende te Mesdheut, qe lagen nga i njejti det.
E kem sjelle ne ditet e sotme dhe historia merr jete ne nje qytet te Rajonit te Pulias, qe sheh nga deti Adriatik. Eshte nje histori me marinare, peshkatare, qe mund te kete ngjare kudo neper keto vende. Per kete arsye zgjodhem pikerisht kete opere nga krijimtaria e stergjyshit tim, Pietro Mascagnit.
Ju nuk kujdeseni e vetme per regjine e saj, bashkepunoni me regjisoret Sergio Licursi dhe Milto Kutali. Cili eshte kontributi i secililit te Silvano?
Regjisori shqiptar Milto Kutali na ndihmon me shume per anen teatrale, ne organizimin e kostumeve, skenave. Une punoj per pjesen teatrale, interpretimin.
Me zerat merret drejtori i Orkestres, jane angazhime te ndryshme qe ne fund bashkohen.
Eshte nje histori e zakonshme si ato qe shkruhen shpesh ne libretet e operave?
Po. Behet fjale per dashuri, tradheti. Dy burra luftojne per te njejten grua dhe njeri nga te dy ka nje fund tragjik. Nje melodrame tipike, vetem se kete here vdes nje burre sepse shpesh neper opera vdesin grate.
Behet fjale per jeten e Matildes, qe eshte e fejuar dhe pret te martohet me Silvanon. I mbytur nga problemet, ai largohet nga qyteti dhe fillon te beje jeten e kontrabandistit.
Historia filloi kur ai kthehet ne vendin e tij dhe zbulon qe ne kohen e largimit, Matilda ka patur nje marredhenie me nje burre tjeter, Encon.
(Nderhyn Sergio Licursi)
Pas e degjuam operen, nisem menjehere nga puna per zberthimin e personazheve dhe ndertimin e karaktereve. Nga muzika kuptohet qe Matilda, personazhi kryesor, eshte nje grua qe vuan, e vetmuar, e rrethuar nga burra qe i premtojne dashurine, por ne te vertete nuk eshte keshtu. Ata e shohin si nje objekt. Kjo duhet te shihet edhe ne skenat e krijuara dhe ne interpretimin e saj. Per kete arsye, krijuam nje moment poetik me nje pjese koreografike te interpretuar nga Livorno
Çnivel kane solistet me te cilet po punoni?
Kam gjetur nje nivel te larte. Per mua, nje kengetar eshte i mire kur ka nje teknike te mire, por di te jete shprehes dhe te fale emocione. Nuk jane cilesi qe kombinohen te te gjithe artistet. Sopranoja Maria Monopoli dhe Francesco Zingariello e kane ngritur tanime karrieren e tyre dhe kendojne ne teatro te rendesishem. Tenori Zingariello ka punuar me Katia Riciarelli-n, sopranon tone te famshme.
Kane pranuar madje te interpretojne ne nje shfaqje me buxhet te ulet dhe kane pare vetem interesat artistike. Pranuar se eshte nje projekt i bukur. Kjo eshte e rendesishme sepse bota e artit nuk eshte vetem biznes.
Baritoni shqiptar eshte shume i ri, vetem 22 vjec. Kemi ngelur shume te kenaqur sepse vume re qe ishte shume i pergatitur dhe serioz. Hyri shpejt ne rol dhe komunikon me te tjeret. Duhet te rritet artistikisht, te studioje, por ka mundesi te shkelqyera.
Mezosopranoja Sofika Kola eshte e zonja ne interpretim. Orkestra nuk ka patur shume kohe ne dispozicion (15 dite) per ta pergatitur shfaqjen, por deri tani ka dhene rezultat dhe gjeti shpejt gjuhen me dirigjentin italian Ettore Papadia. Po lind dicka. Urojme qe publiku te kenaqet me punen tone.
Tani te ndalemi te familja juaj, e lidhur ngushte me nje emer te njohur te muzikes italiane, gjyshin tuaj, Pietro Mascagnin. Çfare ka lene ai trashegim nga krijimtaria e tij? Une jam rritur me vajzen e Mascagnit, Emiline (Emy). Deri ne moshen 15 vjecare jetoja ne shtepine e saj. Nga pervoja jetesore e saj me te atin, me ka futur ne gjak dashurine per artin.
Une kam mbaruar nje shkolle te kompletuar arti, kam studiuar histori arti, teater, muzike ne Universitetin Shteteror te Rome. Jam rritur me dashurine jo vetem per muziken, por per te gjithe artet. Ne vitet 60, e edukuar nga gjyshja, e pashe nga afer kinemane e ketyre viteve.
Ndiqja filmat e regjisoreve si Fellini. I gjithe ky bagazh kulturor dhe artistik u be me pas stimuli i jetes. Jam shume pak e ndjeshme ndaj ceshtjes se parave. Jepem me shume pas kenaqesise qe jep realizimi i projekteve te bukura.
Çfare te thoshte gjyshja per Mascagnin?
E kujtonte shpesh si nje burre me karakter te forte. Kishte tri femije. I donte shume dhe deshironte qe te shkonin mire ne shkolle. Ai u lind ne nje familje te varfer. Kur me Cavalleria Rusticana iu ofruan me shume mundesi ekonomike per te bere jeten qe donte ne familjen e tij.
Pietro Mascagni udhetonte shume, por kur ishte ne Itali dhe Rome, te dielave i mblidhte femijet dhe niperit bashke. Ishte nje burre qe i pelqente familja. Me familjaret ishte nje njeri i bute, sidomos me femrat e familjes.
Po babai juaj cfare kujtimesh ruante?
Babai im e mbronte gjithmone. I kujtohej kur Mascagni e shpetonte nga ndonje procke qe bente ne lagjet e Livornos. Babai im u be doktor, pothuajse si te gjithe nipat e tjere. Askush nuk u morr me muziken sepse kur ke nje njeri te madh ne familje, ke frike se nuk do te jesh kurre ne nivelin e tij. Une jam pak ndryshe, jo muzikante, por artiste gjithsesi. Kuptohet qe stergjyshin tim nuk e kam njohur kurre.
Po cfare ruani ne shtepine tuaj, nje objekt qe jua kujton shpesh?
Fillimisht dua te them qe partiturat origjinale te operave te tij jane te gjitha nen kujdesin e familjes sone. Kemi fotografi, shume kujtime, objekte. Kudo qe ai shkonte ne bote, i dhuronin dicka. Kur shkoi ne Angli, mbreteresha Viktoria i beri nje dhurate, ne Rusi Nikolai II i dhuroi nje kuti qe mban cigaret, me mbishkrimin e tij.
Stergjyshi im ishte edhe drejtues orkestre dhe udhetonte shume. Ishte nje njeri i famshem ne kohen e tij. Aq sa i kopjonin menyren veshjes, krehjes. Ishte shume i bukur. Grate mbanin fotografite e tij neper mure. Jeten e tij ia dedikoi te gjithen muzikes. Ajo ishte para gjithckaje. Ka luftuar shume per te. E menaxhonte vete talentin e tij.
Sipas jush, cilat ishin vitet me te arta te tij?
Periudha me e bukur e karrieres se tij eshte fillimi i 900-es. Shetiste ne te gjithe boten. Ne Itali punonte ne te gjithe qytetet, ne Milano, Napoli, Roma, Palermo dhe jashte ne Rusi, Angli, Gjermani, Ameriken e Jugut. Ndihej i vleresuar edhe nga bashkekohesit e tij. Ishte vetem 25 vjec kur shkroi Cavalleria Rusticana.
Si per te gjithe artistet qe nuk rrine ne nje vend, miqte me te mire jane ata qe i ke njohur heret. Ishte mik i Pucinit. Ata bashke kane studiuar ne Konservator. Ishin per shume kohe miq kompozitore, poete, piktore pastaj armiq per shkak te konkurrences. Me Leoncavallo-n, Giordano-n, Verdi-n, i cili ne ate kohe ishte i moshuar ne ate kohe.
Cilen veper vleresoni me shume?
Une dua me shume Iris. Eshte historia e nje gruaje qe bie pre e egoizmit dhe ligesise mashkullore. Kurse Cavalleria eshte me e famshmja. Ishte e shkurter. Verizmi ne operen italiane lind pikerisht ne kete moment historiko-kulturor.