Ne nje shkrim me shume se dy vjet me pare, Tituj gazetash dhe jo vetem aq publicisti i mirenjohur Pellumb Kulla sillte te gjalle coroditjen morale dhe deziluzionin e thelle qe pesojme sa here shfletojme faqet e shtypit e mesojme per kronologjine e zeze.
Edhe sot e kesaj dite, ndersa te gjithe flasim per integrimin ne Europe e rrjedhimisht ne kulturen e saj te lashte, shoqeria jone vazhdon te perjetoje plaget e perhershme te krimit ordiner (perpos atij ekonomik e politik), te cilat lendojne se tepermi moralin, psikologjine, traditat dhe kulturen e saj. Duket se tranzicioni i veshtire e i sterzgjatur mbart edhe nje fature tjeter te larte qe askush nuk mendon ta shlyeje ndonjehere.
Politikane e pushtetare nuk kane vullnetin me te vogel e dukshme mjaft qarte kjo edhe ne prononcimet e fundit te burrit te shtetit, Z. Minister i Brendshem qe pa pike turpi e pergjegjesie mohon te zezen mbi te bardhe e na sjell ne parade evidentimet pozitive qe Europa apo dhe SHBA-ja kane bere per permiresimet ne rend qe ka sjelle zoteria ne fjale!
Vrasjet e bujshme ne te kater anet e rrugeve te Shqiperise, perfshire edhe ato te hapura rishtazi, deri ne zemer te Tiranes e jo shume hapa larg godines ku mbreteron Z. Basha perbejne skenare qe me pak kujdes ne regjistrim mund te ndjellin kersherine edhe te kinematografise.
Dikush vret gruan dhe femijet, nje tjeter vret vellane per nje vije uji, nje vellazeri e tere veteshuhet per mosmarreveshje pronash, nje nene ne depresion mbyt femijet dhe veten, dikush zgjedh nje vend me romantik dhe vetevaret ne kodrat e liqenit Artificial te Tiranes, me tutje dikush vetesakrifikohet duke u hedhur nga katet e siperme te pallatit apo vetehelmohet, foshnja te braktisura gjenden ne kazanet e plehrave, nje prind i zhytur ne borxhe e me pamundesi shlyerjeje (ne fakt me seder me te avancuar se ajo e shtetit vete) i thote me koshience lamtumire kesaj bote e deri tek krime te tjera makaber qe tronditin thelle vetedijen qytetare te nje shoqerie te brengosur, por te paafte per te reaguar ndaj shkaqeve.
Provoni te gjeni qofte dhe nje dite te vetme ku paqja te gjeje vend ne faqet e shtypit shqiptar, por eshte krejtesisht e pamundur!
E kam provuar me ngulm e shume here, por gjithmone kam deshtuar. Deshtova dhe tani ne vigjilje te ketyre rreshtave me deshiren e madhe ne vetvete per te pasur nje tablo qe do te me kundershtonte. Si per inat e ironi gazeta Shqip njoftonte, Krim misterioz ne Pojan, vriten dy vete.
Me tutje Shekulli, Ekzekutohet 40-vjecari ne nje fshat te Matit! Por, sa e sa shuarje jetesh, ashtu sikur te ishin koke bagetish, nuk arrijne faqet e shtypit qendror dhe ne me te shumten mbeten ne rrethin e ngushte te lajmeve lokale?
E shumta qe mund te shikoje e kontrolloje nje minister i krekosur me radio apo celular ne dore nga tarraca e kryeministrise eshte protesta paqesore e njerezve poshte ne bulevard qe kerkojne te dine ku vajti vota e tyre, por nuk mund te shikoje plaget e tjera te shoqerise shqiptare sot.
Ato plage kane rrenje te thella e lidhen kryesisht me paaftesine dhe neglizhencen e pafalshme te shtetit per te kuptuar e reaguar ndaj faktoreve qe gjenerojne krimin gjate transformimit te mjedisit ekonomiko-shoqeror.
Ndersa pret te degjosh nga ministri se si njihen, e cilat jane perpjekjet e sotme te shtetit per tu ballafaquar e paraprire shkaqeve qe motivojne krimin degjon vetem ca brockulla propagande.
Ndersa pret te shikosh evidenca reale e te faktuara per tendencat ne rritje te premisave qe inkurajojne vrasjet, dhunen, trafikun e droges e ate te qenieve humane, vjedhjet, prostitucionin etj., degjon se si te huajt i kane recituar ne vesh atij arritjet qe e entuziazmojne aq shume!
A shqetesohet kush se gjithnje e me shume fenomeni i krijimit te nenkulturave po behet pjese e zhvillimit ne shume zona te paintegruara ku shume individe kerkojne pasurine e te tjereve apo menyra te paligjshme fitimi duke u rebeluar hapur ndaj kultures se shoqerise?
Disorganizimi social ndodh per shkak te konditave te veshtira ne zonat tejet te populluara nga shpernguljet masive ne 20 vitet e fundit, mungesa e kontrollit, prezenca e individeve e grupeve kriminale, konfliktit me vlerat sociale, papunesise, shkaterrimit te vlerave te familjes etj. Shperndarja e pabarabarte ne pasuri dhe pushtet motivon alternativa te tjera per arritjen e deshirave si vrasje, plackitje, vjedhje, trafikim droge e prostitucioni.
A e kupton zoteria ne krye te nje dikasteri, me te cilin nuk e lidh asnje pervoje e meparshme se mjedisi shqiptar sot ka elemente dhe faktore te shumte qe ndikojne ne vendimin e nje individi per te devijuar nga normat e tij?
A mendohet se rritja e numrit te te papuneve ne kundershtim me premtimet e fushates se fundit elektorale mund te ndikoje ne rritjen e motivimit per te devijuar nga normat morale te pranueshme te shoqerise?
Fatkeqesisht eshte e pamundur te marresh pergjigje per pyetjet e mesiperme.
Sa me shume opinioni shqetesohet per krizen morale qe po thellohet dita-dites aq me shume intensifikohet propaganda e shtetit. Por sa me shume rritet kjo e fundit aq me te forta behen sinjalet se punet nuk ecin mire. Se cthone te huajt per rendin ne Shqiperi eshte veshtire ti besohet ministrit.
Te pakten kjo nese i referohemi edhe disa prej rekomandimeve te Departamentit Amerikan te Shtetit per qytetaret apo nepunesit e tij qe vizitojne apo punojne ne vendin tone. ... aktivitetit i organizuar kriminal vazhdon te operoje ne te gjitha zonat dhe korrupsioni eshte i perhapur kudo.
Nepunesit e shtetit duhet te marrin leje per te udhetuar ne distriktet administrative veriore te Shkodres, Malesi e Madhe dhe Tropoje (me perjashtim te rruges pergjate asaj kombetare per ne Malin e Zi dhe qytetin e Shkodres) dhe qytezen jugore te Lazaratit ku nje udhetim i mundshem duhet te shoqerohet me mjete te sigurta dhe eskorte. Ne shumicen e rasteve asistenca e policise dhe mbrojtja eshte e kufizuar.
Kjo e fundit, edhe pse ne renditemi nder vendet e para ne bote per numrin e forces policore krahasuar me numrin e popullsise!
Me tej, Nuk ka askush qe mund tju mbroje me mire se ju vete.
Kushtoni teper vemendje ne baret e Tiranes ku incidente violente, disa me perdorimin edhe te armeve te zjarrit, kane ndodhur me pare e sidomos ne oret e para te mengjesit ... krimi i organizuar vazhdon te jete me i zakonshem ne veri dhe veriperendim te Shqiperise... krimi i rruges eshte krejt i zakonshem ne Shqiperi e sidomos gjate nates... kriminelet jane ne kerkim te mundesive duke zgjedhur ata qe duken te kene cdo gje me vlere.
Vjedhja e automjeteve eshte akoma nje nga problemet me te medha ne Shqiperi. Vjedhja e xhepave eshte po ashtu e perhapur ...
E njejta gjuhe evidentohet edhe ne shume informacione te ministrive te tjera te jashtme te botes. Atehere kush duhet besuar skenat tragjike rezultat i forces se krimit dhe pjeserisht te evidentuara cdo dite nga mediat shqiptare ne linje kjo edhe me vleresimet e mesiperme apo propaganda e shtetit.
Me durim te lakmueshem ne po vazhdojme te besojme burimin e fundit deri sa te vije nje dite e te themi qe tashme eshte mjaft vone e plaget nuk mund te mbyllen me, ndersa ministri yne do te jete duke drejtuar nje dikaster tjeter, ndoshta ate te financave...