Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Plagosja e mjekut, 3 milion leke per ata qe japin informacion

Publikuar me : 01.10.2008 Ne : Krimi - 300 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vlore- Policia e Vlores ka kerkuar bashkepunim e qyetetareve per te zbuluar autorin e plagosjes me thike te mjekut neurolog, Kosta Koci. Ne nje njoftim te fundit ajo ka bere me dije se per ata qe do te bashkepunojne e do te japin detaje do te jepet si shperblim nje shume prej 3 milione lekesh te vjetra.

Mjeku e ka kaluar rrezikun per jeten dhe ka dhene deshmine e tij ne polici, por nuk ka mudnur te tregoje shume detaje. Ende nuk ka asnje autor te dyshuar te ngjarjes, nderkohe qe burimet policore sqarojne se jane ende ne hetim.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, prane ambulances qendrore te qytetit, vend ku neurologu Koci ka dhe kliniken private. Mesohet se ai ka dale nga klinika, pasi eshte kerkuar nga nje grua per te kryer nje vizite shtepi. Pas bisedes me te, prane mjekut eshte afruar edhe nje burre, qe i ka kerkuar te njejten gje.

Biseda duket se ka rrjedhur se ne shtepine e kujt duhet te shkonte mjeku e ke duhet te ndihmonte te parin, ndersa asnje prej personave qe kishte nevoje ska dashur te toleroje tjetrin. Ndersa Koci ka vendosur qe te shkoje ne banesen e gruas, e cila i kishte kerkuar ndihme e para, burri ka nxjerre thiken duke e goditur mjekun disa here: ne qafe, shpatull, ne trup e ne dore. I mbuluar me gjak, 64-vjecari eshte rrezuar ne toke. Pas kesaj autori eshte larguar ne brendesi te lagjes, nga pjesa e pasme e ambulances.

*I gjate, ezmer, veshur me nje tip kostumi te lehte sportiv blu te erret*. Keto kane qene te dhenat per vrasesin, te dhena nga deshmitarja kryesore. Ajo eshte nje grua, e cila punon shitese ne nje nga dyqanet e veshjeve ne qytet, dhe ishte pikerisht personi qe i kishte kerkuar mjekut te shkonte ne shtepine e saj per ti bere nje vizite te emes. Koci, sipas saj, eshte nisur per ta ndihmuar, por personi tjeter i eshte afruar dhe i ka kerkuar te shkonte me te per shkak te nje urgjence qe kishte.

Por, gruaja nuk ka pranuar qe mjeku te shkoje pas tjetrit, duke pretenduar se edhe ajo kishte nje rast urgjent. Ne deshmine e saj ajo shpjegoi se burri kishte reaguar menjehere dhe se fillimisht ajo ishte hutuar duke menduar se dy burrat po perlesheshin. Gjaku para syve dhe mjeku i rrezuar kishte bere qe ajo te vinte ne vete e te fillonte te bertiste duke kerkuar ndihme.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit