|
Platini e inauguroi tri jave me pare, permbytet
Publikuar me : 04.12.2008 Ne :
Sport - 427 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Sfida e shumepritur ndermjet Teutes dhe Vllaznise, e vlefshme per turin e dyte te Kupes se Shqiperise, nuk eshte zhvilluar. Shkak eshte bere gjendja tejet e renduar e fushes ne stadiumin "Niko Dovana" pas reshjeve te shumta te shiut. Edhe pse eshte rikonstruktuar se fundmi, terreni i shnderruar ne "moçal" e beri te pamundur qe dy prej skuadrave me ne forme ne kampionat te matnin forcat. Per te njejten arsye dje nuk jane luajtur as dy ndeshje te tjera te ketij aktiviteti: Beselidhja-Elbasani dhe Bylis-Flamurtari. Per vete situaten e krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi qe takimet te luhen javen e ardhshme (te merkuren, me date 10 dhjetor).
Platini - Nga te tri ndeshjet e pazhvilluara, ajo e planifikuar te luhej ne Durres la shijen me te hidhur. Kjo per faktin e thjeshte se tapeti ne impiantin bregdetar eshte rikonstruktuar se fundmi. Madje, vetem tri jave me pare (me saktesisht ne 11 nentor), fusha e re u inaugurua nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ne viziten e tij te pare zyrtare si kreu i "qeverise" se futbollit kontinental, perveç takimeve te shumta, legjenda franceze kaloi disa minuta ne qytetin qe ndodhet vetem pak kilometra larg Tiranes, duke vleresuar punen e bere ne "Niko Dovana". Ne rikonstruktimin e fushes, qe ne mesjave "zbuloi" mangesite e theksuara ne sistemin e drenazhimit, u perdoren fonde te UEFA-s, FSHF-se dhe te Bashkise se Durresit. Ne pranine e tifozeve te shumte, pas prerjes se shiritit Platini gjuajti nje top ne drejtim te tribunes qendrore, per te treguar se tashme fusha do te ishte e gatshme per te luajtur futboll.
Rezultatet - Nga ekipet elitare, e vetmja qe ka zhgenjyer ka qene Dinamo. Blute e Zlatko Daliç u mposhten 1-0 nga Skenderbeu, kryesues i Kategorise se Pare. Lojtari deçiziv i takimit te zhvilluar ne Bilisht ishte organizatori Blendi Shkembi, qe komplikon edhe me shume situaten per kampionet e Shqiperise. Besa kalon Kastriotin me rezultatin 2-1: miqte kaluan ne avantazh me Mancakun, por Rroshi risolli baraspeshen. Goli i fitores per kavajasit u realizua nga Kuli, me penallti. Ne takimin e fundit te Grupi A, Apolonia dhe Shkumbini ndahen ne barazim pa gola, duke lene gjithçka te hapur per 90-minuteshin e kthimit. Nje rezultat qe u shkon per shtat peqinasve, te cilet jane thuajse te pathyeshem ne fushen e tyre. Ne Grupin B rigjejne buzeqeshjen Partizani dhe Tirana. Te kuqte e drejtuar nga Shpetim Duro fituan 1-0 ne fushen e Burrelit. Me golin e Capos, tashme ata duken fare prane kalimit te turit. Te sigurt drejt çerekfinaleve "marshojne" bardheblute, qe triumfuan 4-1 ne Lushnje. Migen Memelli rikthehet ne aksion me dy gola, nderkohe qe rrjetat e tjera te kryeqytetasve mbajne firmen e Muzakes dhe Sorres.
1/8 Kupa e Shqiperise
GRUPI A
Skenderbeu-Dinamo 1-0
Kastrioti-Besa 1-2
Apolonia-Shkumbini 0-0
Teuta-Vllaznia nuk u luajt
GRUPI B
Burreli-Partizani 0-1
Beselidhja-Elbasani nuk u luajt
Lushnja-Tirana 1-4
Bylis-Flamurtari nuk u luajt
* FSHF konfirmoi se takimet e pazhvilluara do te luhen diten e merkure, me 10 dhjetor
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|