UPDATE- Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Peze-Helmes te Tiranes, ku dy vellezer 35 dhe 38 vjec kane gjetur vdekjen ne menyre aksidentale. Sipas njoftimit zyrtar te policise dy vellezerit Hajri dhe Perparim Pulaj kane qene duke punuar per hapjen e nje pusi uji, ndersa kane gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit natyror.
Ne tentaive per ti ndihmuar, ne kete moment kane nderhyre edhe shtetasit Dritan Pula, 23 vjec, dhe shtetasi Ervin Rada 20 vjec, te cilet jane demtuar gjithashtu nga rrjedhja e gazit dhe ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu ne spital eshte derguar edhe 15 vjecari M.P, i demtuar nga gazi dhe i tronditur nga ngjarja.
Pas mberritjes ne vendngjarje te forcave RENEA eshte bere e mundur nxjerrja nga pusi e dy viktimave.
Policia tha se eshte konstatuar se hapja e pusit te ujit nga familja Pula po kryhej pa lejen e organeve kompetente, si dhe pa kryer me pare studimet gjeologjike te nevojshme.
Nderkaq aktualisht, grupi hetimor po kryen te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per dokumentimin e plote te ngjarjes.