Ne vend te ceremonialit qe pritet te zere vend ne skene sonte, ne kuadrin e 65-vjetorit te themelimit te Teatrit Kombetar, regjisori Arben Kumbaro i drejton tri pyetje-sqarime Kryeministrit te vendit jo per lavdite e djeshme, po per problemet e sotme Ligji, hetimi i Teatrit te Piramides dhe administrimi aktual
Tri pyetje per Kryeministrin e Shqiperise
Zoti Kryeminister
Sapo mora ftesen nga Teatri Kombetar qe ka mbushur nje moshe te perafert me ate te nje pensionisti, vura re se ne kete pervjetor te radhes te ketij institucioni jetik per shqiptaret, ishit ftuar edhe Ju, ku do mbani ligjeraten kryeministrore sipas stilit Sic i do mushka drute!.
Duke perfituar nga ky shans se Juve me 28 Maj do ju shkoje mendja kithtazi, per shkak te detyres, per Teatrin Shqiptar po perfitoj tJu bej tri pyetje tejet te rendesishme per jeten teatrore ne vendin tone dhe ndonje koment te vogel per sqarim, tutje-tehu
Pyetja e Pare
Kaq e paafte eshte qeveria qe Ju drejtoni sa nuk beni dot nje ligj per Teatrin?
Sqarim Pasi thate te 99-at kur ishit ne opozite per Ligjin Per Teatrin qe bene socialistet dhe qe une jam shprehur publikisht qe ata e bene ate pune gabim, Ju prej pese vjetesh qe qeverisni, nxirrni e rinxirrni te njejtin ligj mbi tavoline dhe, per me teper, jeni te paafte ta zbatoni. Kjo histori e Ligjit Per Teatrin ka dhjete vjet. Me Ju ne pushtet ka pese vjet.
Pyetja e Dyte
Kaq e paafte dhe e korruptuar eshte qeveria Juaj sa nuk po mbaroni dot pas pese vjetesh te vendimmarrjes Tuaj, Teatrin e Ri tek Piramida?
Per sqarimet e termave korrupsion dhe paaftesi ne pyetjen time, ja kam bere me dije boll here administrates Tuaj. Jam krejtesisht i gatshem ta bej serish kete gje po qe se me kerkohet.
Kam shkruar artikuj e kam folur ne programe televizive per kete ceshtje. Nuk kam pasur as pergjigjen me minimale per transparence publike. Po Jua them publikisht qe historia e Teatrit te Piramides eshte nje histori e paster korruptive e qeverise qe Ju drejtoni. Ngrini nje komision ekspertesh, jo dallkaukesh, dhe do vertetoni fjalet e mia.
Pyetja e trete
Kaq e paafte eshte qeveria qe Ju drejtoni sa nuk gjen nje drejtues disi me te pergjegjshem per Teatrin Kombetar ne kuadrin e 65-vjetorit te tij?
Per kete pyetje nuk mund te bej asnje sqarim. Nese keni sy per te pare e vesh per te kuptuar realitetin perballe jush, nuk ka nevoje per koment. Nese boten rreth jush e shihni me syrin e armikut te klases dhe e degjoni nga megafoni i politikes partiake, atehere ju ndifte Perendia!
Kultura ska asnje lidhje as me partite as me ndarjet njerezore te cfaredolloj klani, klase, race apo feje qofshin ata. Ajo eshte e vetmja strehe shpirterore mes te gjallesh, qe i bashkon njerezit ngaqe ata jane te ndryshem.
Po Jua bej keto pyetje publikisht ne shtypin e dites ngaqe e di se protokolli nuk do kete hapesire per debat te lire dhe Ju, si dikur Enveri, do perserisni serish se ne kemi aktore te kalibrit boteror. Te mos me keqkuptojne miqte e mi aktore.
Me ta kam ndare e do ndaj shume endrra e perpjekje ne jeten time. Enveri dikur nuk permendi asnje regjisor. Ai regjisoret dhe dramaturget i futi ne burg. Sepse regjisoret dhe dramaturget perfaqesojne idete ne teater.
Dhe ai donte nje Teater pa ide ku te perdoreshin aktoret si kukulla dhe dekor ne raste pervjetoresh. Koha ka kaluar por realiteti eshte i njejte.
Teatri Kombetar sot ne 65-vjetorin e tij eshte i vetmi teater ne Europe qe ka aktore e ska regjisore ne organiken e tij.
Ngaqe edhe sot ne teater dhe pothuaj ne shume hapesira te jetes ne Shqiperi, 20 vjet pasi eshte shembur diktatura, njerezit e pushtetit kane aversion me idete dhe njerezit qe i bartin ato.
Zoti Kryeminister,
para 20 vjetesh Ju jeni ulur ne lozhen e Teatrit per te pare nje nga shfaqjet e mia. E kam fjalen per Duke pritur Godone me autor Samuel Beket, nje nga kryeveprat letersise boterore.
Pasi iket Ju nga lozha une kam 20 vjet qe jam ulur aty, ne ate lozhe per te pare shfaqjen Duke pritur endrren e nje Shqiperie tjeter me autor Klasen Politike Shqiptare. Shfaqja e Godose mbyllej me frazen proverbiale te interpretuar nga aktori i mrekullueshem e i paperseritshem i skenes shqiptare Agim Qirjaqi, qe para pak javesh u nda nga jeta, duke lene kete fraze si monument kulture ne kujtesen tone shpirterore
Po neser a do vije Godoja?
Po neser...? Zoti Kryeminister! Neser? Nese sot, kaq pak gjera kane ndryshuar pas 20 vjetesh.
Sinqerisht
Arben Kumbaro