Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Poezia qe shkroi Jamarber Marko

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Kulture - 286 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Çfare i ka dhene letersise shqipe poezia e Jamarber Markos. U shkrua ne dy kohe ne epoken komuniste dhe te tranzicionit. Realitetet dhe raportet me lirine nderruan, vargjet e Markos, ndryshe nga te bashkekohesve te tij, u pasuruan dhe fuqizuan


Kur nje autor nuk eshte me, figuren e tij mbetet ta rindertojne bashkekohesit dhe ata qe e kane njohur vepren e tij. Secili sipas njohjes dhe ndjeshmerise vetjake. Disa zgjedhin te rrine ne qoshen intime te kujtimeve me shkrimtarin/poetin qe nuk jeton me, disa hidhen ne vorbullen e gjerave te thena per te.


Per poezine e Jamaber Markos flasin shkrimtari Agron Tufa dhe poeti Arjan Leka. As njeri dhe as tjetri nuk e ka njohur personanisht, por njohin vlerat e poezise se Madut, ne vargjet e permbledhura ne dy vellime Rastesisht me dashje (1995) dhe Pro Nobis (2001).


Poezite jane shkruar ne dy kohe ne epoken komuniste dhe te tranzicionit. Realitetet dhe raportet me lirine nderruan, vargjet e Markos, ndryshe nga bashkekohes se tij, u pasuruan dhe fuqizuan. Ky eshte thelbi i interpretimeve te Tufes dhe Lekes.

Poezite, besoj fort, se i ka shkruar si forme autoterapie per te mbijetuar mes fantazmave te tmerreve te diktatures, po aq sa edhe alergjise nga perditshmeria jone shkurajuese, shpjegon Agron Tufa. I bejne pershtypje figuracioni, ritmi i poezise se tij, lirshmeria e vargut, ndjeshmeria qe percjell, cka i garantojne poetit individualitet te padiskutueshem. Duket se kete ka kerkuar edhe ne jete i biri i Petro Markos.


Te mos mbytet ne llumin e ligesive, te mos e zbraze mllefin si nje kupe me helm ne poezine e tij. Eshte nje nga vlerat qe ata i njohin krijimtarise se Markos duke marre parasysh pervojen e rende si i biri i Petro Markos, shkrimtar njehere i denuar dhe qe per nje kohe te gjate nuk kishte leje botimi. Pastaj vjen denimi, i vete Jamarberit me disa vite heqje lirie ne burgun e Spacit.


Mllef nuk gjej ne krijimtarine e tij. Nje fare qesendie te mencur ne intervista kam gjetur sa here qe i kam lexuar. Nje lloj keshillimi per tu bere njeri me i lire, per te jetuar pa frike dhe per te dyshuar. Ai nuk ishte ndeshkues i te tjereve, i vetvetes po, thote Arjan Leka.


Ne nje numer te revistes Poeteka dimer 2007, Leka i ribotoi poezine Sot eshte e shtune, nje rekuiem i shkruar para kohe per veten e tij. Jamarberi nderroi jete te shtunen, me 3 shtator, ne moshen 59-vjecare. Eshte nje nga cikli i poezive qe jane perkthyer ne gjermanisht nga Hans Joachim Lanksch. Po e ribotojme.


Agron Tufa Poezia e Jamarberit, nje shpend i pangjashem

Z. Tufa, cfare vendi ze krijimtaria e Jamarber Markos ne poezine shqipe pas viteve 90?


Tani qe Jamarberi nuk eshte me, poezite e tij jane i vetmi perfaqesim i sigurte per nje kohe tjeter, qe nuk matet me jete njeriu.

E kam te veshtire te flas me folje te kohes se shkuar, vecanerisht per poetet, e me pervecmas per Jamarber Markon. Nuk hyj tek njerezit qe e kane njohur personalisht. Nuk e kam patur kete fat. Kam lexuar nga mesi i viteve nentedhjete poezite e tij, krejt te pangjashme me askend tjeter. Poezi te krijuara nga gjaku i vetmise dhe koncentrimi i dialogut me vetmine.


Jamarberi edhe sa ishte gjalle mbeti i ngulitur ne vetmine e vet. Poezite, besoj fort, se i ka shkruar si forme autoterapie per te mbijetuar mes fantazmave te tmerreve te diktatures po aq sa edhe alergjise nga perditshmeria jone shkurajuese.


Fati i tij si duket ia mveshi kete boteveshtrim poezite e tij mund ti perkufizoja, ne pershtat me jeten e tij, ku vetmia eshte njeriu ne katror. Nuk ka lakmuar as lavdi, as vend ne poezine shqipe. Prandaj dhe mbeti fare pak i njohur, sikunder edhe shkalla karakteristike e indiferences se kritikes sone letrare jofunksionale.


Mbetet nje autor jashte referencial, i paperseritshem ne zerin e vet dhe i pakrahasueshem. Nuk gjej ndonje ngjashmeri as me poetet, me te cilet e perafronte fati, si fjala vjen, me Visar Zhitin.


Kam patur pershtypjen se atij nuk i kishte mbetur gje te mesonte tek letersia, pasi pervoja dhe traumat e thyerjes e tejkalonin burim letraresk. Nuk gjej, vertet, asnje poet te ngjashem ne fryme me te. Jamarberi i rreshqet, ne kete rast, cdo lloj kuadratimi.


Poezite e tij permblidhen ne dy vepra Rastesisht me dashje dhe Pro Nobis? Si i vleresoni ato?


Jam dy libra qe vazhdojne njeri-tjetrin, pa ndonje impostim apo thyerje. Vargu i tij i lire eshte me shume nje zgjedhje intuitive e intonacionit te zerit vetjak, se sa evolucion apo eksperiment libresk.


Te dy librat pervijojne nje idividualitet me reliev te gdhendur poetik, por krejt atipik ne poezine qe u shkrua pas nentedhjetes. Ne vargun e lire te tij, me rima te papritura spontane, duket se kemi nje efekt te tille risie, sikunder kane patur ne fund te viteve tridhjete Migjeni dhe Gasper Pali. Nje ndjesi te tille krahasimi me ngjall lloji i poezise se Jamarberit.


Çtipare e bejne te vecante?


Drama e qete meditative, puna e tendosur e mendimit, metafora asketike. E perseris ne forme tjeter ai eshte nje shpend krejt i pangjashem ne peizazhin e poezise shqipe.


Si reflektohet ne veper raporti i Makos se ri me diktaturen?


Tek Markoja i ri, si njeri dhe poet, ne nje mase me te madhe se i ati, gjen formen me te larte te alergjise shperfilljen. Ndryshe eshte puna me dialogun e tij te tendosur e te panderprere me fatin, individual, ne radhe te pare. Ajo intime qe mbush poezite e tij i ka rrenjet pertej natyres socio-ideologjike.


Nga diktatura ai doli ne trajten e plageve plaget e burgjeve thjesht jane, nuk eshte nevoja te bertasin. Poezia e tij e kundronte boten, pa bertitur, permes ketyre plageve. Prandaj Jamarberi eshte para se gjithash nje poet etik; i nje etike qe rrjedh nga estetika e plageve.


Edhe koncentrimi i tij eshte i qenderzuar tek vetvetja, sado projeksioni i vetvetes mund te mbuloje gjithkend te ngjashem ne fate dhe ne ndjeshmeri. Me kane mbetur ne mendje vargjet - nje fragment i nje poezie te tij, dhe tashme qe autori i tyre, poeti Jamarber Marko, nuk eshte me, dolen menjehere ne siperfaqe te kujteses


...Secili enderron te jete cigarja e fundit ne paketen e madhe
Ku tymi mbulon gjithcka
Le pa prekur majen e mprehte
Atje ku jeton njeriu i vertete.


Mendoj se maja e prushte, ajo e verteta, rron ne poezite e tij, tashme qe kjo cigare metaforike e jetes se tij ka mbushur me shtjella tymi pamjet mes tij dhe shembelltyrave tokesore, me fjale te tjera, gjithkend qe e rrethoi e bashkeshoqeroi. Maja e mprehte eshte shuma e alter egos se tij, njeriu i vertete, ideali i jetes dhe i shkrimit te tij.


Arjan Leka Vargjet e Madut, deshire per te jetuar pa frike
Çmendoni per kontributin qe Jamarber Marko dha ne poezine e pas viteve 90?


Jamarber Marko, apo ai, Madu i vetmuar, nuk besoj se i shkroi poezite e tij per ti dhene dicka poezise shqipe, aq me pak per te kontribuar, sic thuhet. Titulli i librit te tij te pare, Rastesisht, me dashje shpjegon dicka edhe nga kjo.


Por edhe ne, me teper se nje model poeti, druaj se na ben mire nje model njeriu. Modeli i njeriut me shume refuzues se pranues, sic ishte Madu - hamletian, ne zgrip te te vertetave, qe nje fije i ndan nga keqkuptimi.


Ai shkruante sepse e shkruara per Madun ishte menyre te jetuari. E dinte dhe e thoshte me ze se poezia nuk do i jepte buke, por gjithashtu e dinte se as buka nuk te jep poezi. Ndaj edhe si duket zgjodhi ate lloj jete - jeten vec dhe ndryshe te tjereve si ai.


Po prape as per kete nuk jam shume i sigurt, sepse thelle-thelle besoj se ka qene jeta ajo qe zgjodhi ate njeri per te bere ate lloj jete, nje lloj jete tip buke e zeze gatuar per Markot. Mendoj keshtu se Madu shkruante i shkeputur nga ritmi i botimit dhe lexuesit te tij.


Shkroi edhe kur ia kishin ndalur dhe nje gje qe behet edhe kur ta ndalojne, edhe kur te kane denuar per kete gje, mendoj se nuk tjetersohet lehte, nuk zhbehet as kur te shperfillin dhe shnderrohet ne vlere me vete dhe per te tjeret.


Ajo ishte menyra e tij per te thirrur jam edhe kur te tjeret nuk duan te te shohin, ose duan te te shohin sic kishin dashur ta shihnin Madun. Kontributi i tij mendoj ishte ngulmimi krejt i paqellimte ndaj poezise dhe deshira per te mos u pershtatur. Ai shkoi si primitiv i persosur.


Bohemian paradoksal, qe bredhjet i bente me mend, pasi ai ishte njeri qe e kundroi boten i ngujuar ja nga dritarja e burgut te Spacit, ja nga dritarja e katit te dyte te shtepise se vet prej nga dukej nje copez ngushellimi, si ai qe shfaqet ende ne sheshin e ngushte te asaj rrugice tiranase te Dervish Hatixhese. Kokemevete ishte Madu.


Trashegues i vetive te prinderve te tij, i zhgenjimeve te tyre. Nje nga poezite qe me pelqen vecmas eshte Sot eshte e shtune nje fare rekuiemi shkruar para kohe per veten e tij, por ne fakt edhe per ata qe nuk diten dhe ende nuk kane mesuar si jetohet, qofte para viteve 90 ashtu edhe pas viteve 90. Dhe ne fakt sot ishte e shtune. Dhe ajo qe i ka ndodhur Madut u ka ndodhur edhe te tjereve nga pak.


Çfare e karakterizon poezine e tij?


Eshte nje gje e vecante ajo qe ka ndodhur me poezine e tij. Jo pak poezi te Madut jane shkruar para viteve 90, atehere kur ndoshta ca gjera thuheshin, por nuk shkruhej gjithe sa thuhej. Simboli ishte mbreti i tropeve dhe ai bere si bombel ajri per zhytesit e thellesive. Kete e perdori edhe Madu. Pas viteve 90 ai kinse nuk kuptoi se e verteta e prejardhur prej simboleve duhej mbajtur gjalle dhe vlente te jetonte tanime per njerez te tjere, per lexues te rinj.


Po vete kishte shkruar Fsheh driten dhe gezimin/ Per te krijuar nje fjale, duke besuar se gjerat me te rendesishme ne jete i kishte mesuar pa shume deshire e ne mungese lirie, si ne shkollen fillore vdekja, nje pjate supe dhe largimi i miqesise se fundit. Fjalet dhe figuracioni qe ai perdor jane nga me te thjeshtat, thene ne kuptim te pare, ne kuptimin e tyre fillestar.


Nuk duhet te rremosh se per cilen vdekje, hekur, gjak, uri, litar, dashuri, zvogelim bote, luftera te fituara e beteja te humbura, ecje te kujdesshme dhe gezime jeteshkurtra flet ai. Nuk duhet dituri e posacme per te kuptuar se per cilat shkretetira dhe shira te vonuar e kishte fjalen Madu. Ai ishte i tejpashem ne ato qe shkruante. Shihej.


Por vec ketyre finesa dhe ruajtja ne ajer e nje ndjesie te vecante qe ai kishte per dashurine, eshte nje vlere e pavene re mire e te dy librave e tij Rastesisht me dashje dhe Pro Nobis.


Flitet me ze te larte per kundershtim dhe revolte tek poezia e tij, gjithsesi jo thirrmore. Une do tu shtoja ketyre edhe vleren e poezive te dashurise qe per Madun kishte kuptimin (vini re frazeologjine e njejte ra ne burg... ra ne dashuri) te ngrihesh edhe kur te kesh vdekur.


Krijimtaria e Jamarberit nuk mund te shihet e ndare nga jeta e mundimshme qe beri. A reflektohet vuajtja, dhembja, mllefi, revolta per ate kohe. Çfare raporti mbante me diktaturen?


Krejt te hapur. Dhe jo tani. Te gjitha keto ai i ka shprehur vete ne kujtimet e tij shperndare aty-ketu neper intervista, e qe tani do te na duhet tia mbledhim.


Marredhenia e tij me diktaturen, nese e kuptojne keshtu fjalen raport ishte e njeanshme. Nuk ka pasur marredhenie. Atij vetem i kane marre. I kane marre, per fat te keq ate qe nuk ia kthen dhe demshperblen dot askush, edhe sikur ta mohoje edhe sikur te behet pishman. Sidomos tanime.


E thame, ai e dinte se poezia nuk jep buke, por ndoshta nuk e kishte besuar se poezia jep burg. Mllef nuk gjej ne krijimtarine e tij. Nje fare qesendie te mencur ne intervista kam gjetur sa here qe e kam lexuar. Nje lloj keshillimi per tu bere njeri me i lire, per te jetuar pa frike dhe per te dyshuar. Ai nuk ishte ndeshkues i te tjereve, i vetvetes po.


Sot eshte e shtune...
Sot eshte e shtune...
Per mua dhe per ty
Per te gjithe.

Per te gjithe ata
Qe paten dicka ne toke.
Sot eshte e shtune
Edhe per ata qe jane merzitur
Per ata qe nuk dijne te jetojne.
Eshte e shtune edhe per ata
Qe nuk jane me.
Sot eshte e shtune
Per kuajt qe terheqin karrocat ne erresire
Per lodrat qe u luajten
Dhe per vendet bosh ne sallat e lavdise.
Sot eshte e shtune
Edhe per ata qe nuk e dijne kete gje
Qe vuajne e sjane te lumtur.
Vetem sot eshte e shtune,
E degjova ne rruge
Ne deren e spitalit.
Sot eshte e shtune
Edhe sikur askush te mos e kujtoje...
Jo vetem sepse une sot jam merzitur,
Por per madheshtine e nje dite
Qe veshi mbi vete pelerinen e vjeter te botes.
Eshte e shtune
Sepse nuk ekziston asnje dite tjeter
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund te thote
Se asnjehere nuk ka qene e shtune,
Se asnjehere, asnje dite
Nuk ka shpene buze gremines kuptimin e madh
Jeten e madhe perpara nje bluze
Te thjeshte dite
Sic eshte dita e shtune.
Dite e shtune sot
Qe u perserit aq shume
Mbi ate cka bene ata qe nuk jetojne sot
Me lehtesine e atyre qe jetojne
Te mbeshtjelle nga e shtuna
Qe si leter karamelesh
Bie mbi butesine e vjeter.
Sot e shtuna bie mbi kercenimin e vjeter
Dhe thuhet nga te gjitha buzet kudo
Edhe atje ku dita eshte ngaterruar me nje tjeter
Edhe atje ku dashuria eshte eshte zevendesuar me nje tjeter.
Kudo sot e shtuna perkedheli plaget dhe buzeqeshi
Per t ua bere me njerezore,
Per t ua larguar sadopak nga pesha e kohes,
Qe e veshur me hijen dhe driten e nje te shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha
Sot eshte e shtune
Kur filluam te kuptojme
Se vetem ne boten tone eshte dicka
Te rrish pak me shume ne te ftohte
Per te larguar diku drejt pafundesise
Nyjen e vertete,
Qe lekundet me perkedheli
Brenda thelle se shtunes
Qe duket se nuk do te nderrohet me asnje dite tjeter.
Sot eshte e shtune
Per te vetmen thjeshtesi dhe mendim
Per te vetmen kenaqesi dhe trishtim
Per te bere nje hap
Ne boten e vogel te njerezve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit