Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policia i shperndan me dhune dhe padit protestuesit

Publikuar me : 05.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 389 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Protestat disavjecare te minatoreve nuk kane sjelle asnje reagim nga qeveria ne plotesimin e kerkesave te tyre. Perballe kesaj indifference, minatoret kane vendosur qe te zhvillojne protesta te vazhdueshme deri ne zgjidhjen e problematikave te ngritura prej kohesh nga ata.


Gjate dites se djeshme minatoret jane tubuar edhe njehere para selise se Kryeministrit Sali Berisha duke perseritur kerkesat; ulje e moshes se daljes ne pension; statusin e minatorit; rrogen e 13-te; anullimin e rritjes se cmimit te energjise dhe te ujit.


Minatoret kane protestuar para Kryeministrise deri sa kane nderhyre forcat e rendit te cilet me pretendimin se kishte perfunduar leja per zhvillimin e protestes kane filluar te zhbllokojne bulevardin qendror duke i shtyre ata ne trotuar.


Ne qendrimin e saj zyrtar, Drejtoria e Policise se Tiranes shpjegon edhe arsyet e nderhyrjes se forcave te rendit per shpendarjen e protestuesve. Mesohet se minatoret kane marre leje per te protestuar nga ora 11.00 deri ne 13.00. Por duke pare indiferencen e ekzekutivit ata kane vazhduar se qendruari ne shesh ne pritje te nje takimi me Kryeministrin Berisha.


Kjo ka sjelle edhe reagimin e forcave te rendit te cilet kane tentuar te spastrojne me force nga protestuesit sheshin perballe kryeministrise per ta lene ne sherbim te aktiviteteve te tjera qe do te zhvilloheshin ne Tirane gjate atij orari. Policia ka kallezuar ne prokurori organizatoret e tubimit me pretendimin se shkelen orarin e protestes.


Tatim -Taksat e Fierit, 6 drejtore ne tete muaj


FIER - Rrokade drejtoresh ne Degen e Tatim -Taksave te qarkut te Fierit. Nje rast unikal kjo per vete faktin se vetem ne tete muaj jane nderruar gjashte drejtore.


Sipas motivacionit nje gje e tille eshte bere per shkak te rezultateve jo te mira ne mbledhjen e te ardhurave, nderkohe qe ka zera se kjo rrokade mund te kete edhe prapavije politike. Drejtori i shkarkuar nga detyra nje dite me pare, Agim Isufaj, i perkiste PD-se, ndersa ai qe e ka zevendesuar kete te fundit i perket LSI-se.


Gjithsesi, Isufaj e la detyren tri dite me pare. Me ane te nje urdhri te derguar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve drejtuar deges se Fierit, Isufajt i eshte komunikuar shkarkimi. Motivacioni mesohet se ka qene pikerisht mosrealizimi i treguesve financiare. Agim Isufaj drejtoi degen tatimore te Fierit per tre muaj.


Ai u emerua si drejtor menjehere pas shkarkimit te ish-drejtoreshes Nevila Bami. Agim Isufaj gjate ketyre tre muajve ka pasur vullnet te punoje per te realizuar treguesit qe ka per te realizuar kjo dege, por sic duket nuk ka mundur te arrije ato nivele qe i kerkohej.


Vete ai ka pranuar se treguesit e mbledhjes se taksave dhe detyrimeve tatimore kane qene te ulet edhe si shkak i krizes financiare qe ka prekur ekonomine boterore, reflektuar kjo edhe ne ekonomine e vendit.


Postin e tij e ka zene Albert Malaj. Ky i fundit eshte shprehur se do te permbushe pikerisht objektivat e percaktuara nga drejtoria e pergjithshme lidhur me vjeljen e te ardhurave tatimore, si dhe do te krijoje nje fryme partneriteti mes biznesit dhe deges se tatimeve Fier. Gjithsesi, te pese drejtoret e tete muajve te fundit kane ikur nga detyra per mosarritje te te ardhurave.


Zaho Jacaj ka qene drejtori i tete muajve me pare qe eshte pasuar me Dervish Beqirajn. Ky i fundit eshte pasuar me Nevila Bamin, e cila u largua nga puna pas akuzave per shperdorim detyre. Nderkohe qe per pak kohe eshte komanduar Halil Lamaj, i cili u pasua me Agim Isufajn, qe vetem nje dite me pare la vendin per drejtorin e gjashte.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit