TIRANE - Politika shqiptare ka qene dje e ndare per sa i perket perkujtimit te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Marredheniet e acaruara midis paleve te ndryshme politike ka reflektuar ne menyren qe aktoret politike kane zgjedhur per te perkujtuar humanisten dhe bamiresen shqiptare. Por, pervec perplasjes se njohur Rama - Berisha, kohet e fundit eshte vene re edhe nje tjeter perplasje, Berisha - Topi. Mazhoranca ka rrezuar kandidaturat e presidentit per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, si dhe e ka sulmuar haptazi per qendrimet e tij. Nga ana tjeter, presidenca ka rrezuar ligjin per pronat, si dhe ka dale hapur kunder ndryshimeve ne ligjin e SHISH. Dy dite me pare, kryeministri Berisha dhe presidenti Topi duhet te ishin ne nje takim me ambasadoret, por protokolli arriti qe te rregulloje gjithcka ne nje menyre qe Topi te mos ishte ne pjesen e pare kur do fliste Berisha dhe ky i fundit te mos qendronte ne salle kur do te fliste presidenti.
Pas ketyre kontradiktave, edhe dje eshte vene re ndarja e krereve te shtetit shqiptar. Nga njera ane, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ka organizuar ne presidence nje takim ku prezantoi projektin Rruga e Mijevjecarit per Paqen ne nderim te kujtimit te Nene Terezes, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj. Ne kete takim ishte i pranishem dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, si pjesemarres ne realizimin e ketij projekti. Gjithashtu, ne ceremonine e zhvilluar dje ne Presidence ishin te pranishem dhe personalitete te kultures, anetare te kabinetit te Presidentit, etj. Por ajo qe u vu re ishte edhe mungesa e perfaqesuesve te mazhorances ne lancimin e ketij projekti te vecante dhe me interes per Shqiperine.
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, njeheresh kryetari i mazhorances, se bashku me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishin dje te pranishem ne meshen e mbajtur ne nderim te 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, ne Katedralen Nene Tereza, ne Vaun e Dejes. Ne kete menyre, kreu i qeverise ka zgjedhur qytetin e Shkodres, ku shoqerohej edhe nga zonja Liri Berisha, per te zhvilluar ceremonine perkujtimore per humanisten dhe bamiresen shqiptare. Pervec kryetares se Kuvendit, ne kete ceremoni ishte i pranishem dhe ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferri, deputete te Partise Demokratike te qarkut Shkoder, qeveritare vendore dhe kryetari i Bashkise se Vaut te Dejes.
**************************
Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, President i Republikes Bamir Topi, priti ne nje takim anetare te Unionit Italian te Paqes si dhe se bashku me kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama prezantuan projektin Rruga e Paqes
Ne fjalen e tij Presidenti Topi tha se Nene Tereze eshte fuqia morale me e spikatur ne te gjithe boten. Ajo ishte zeri i mijerave femijeve, dhe te varferve dhe u ktheu dinjitetin mliona njerezve.
Njerezit jane te mrekulluar nga puna e saj, theksoi Topi
Nderkaq ne fjalen e tij, perfaqesuesi i Unionit Italian te Paqes Gianfranco Costa tha se te gjithe kombet jane te bashkuar sot, pasi Nene Tereza eshte symbol i bashkimit.
Bota shikon Tiranen si kryeqytet te shpreses, tha Costa
I pranishem ne takim ishte edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i cili pasi vleresoi figuren e Nene Terezes u shpreh krenar per inagurimin e nje rruge ne nder te Nene Terezes
Nuk jemi ketu vetem per te kremtuar, por edhe per te shprehur gjithe kenaqesine dhe per tu ndjere te privilegjuar, per nje projekt sa modeste po aq simbolike, ti japim jete nje hapesire, ne parkun e kryeqytetit, ku te gjithe njerezit te mund te pershkrojne nje rruge dedikuar Nene Terezes, tha Rama
Kjo rruge vazhdoi me tej Rama do te sherbeje per te mos e kujtuar Nene Terezen vetem nje dite ne vit, por cdo moment.