Presidenti Topi se bashku me Kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, prezantojne projektin mbi shenjtoren
Kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli marrin pjese ne meshen e Katedrales Nene Tereza
TIRANE - Politika shqiptare ka qene dje e ndare per sa i perket perkujtimit te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Marredheniet e acaruara midis paleve te ndryshme politike ka reflektuar ne menyren qe aktoret politike kane zgjedhur per te perkujtuar humanisten dhe bamiresen shqiptare.
Por, pervec perplasjes se njohur Rama - Berisha, kohet e fundit eshte vene re edhe nje tjeter perplasje, Berisha - Topi. Mazhoranca ka rrezuar kandidaturat e presidentit per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, si dhe e ka sulmuar haptazi per qendrimet e tij.
Nga ana tjeter, presidenca ka rrezuar ligjin per pronat, si dhe ka dale hapur kunder ndryshimeve ne ligjin e SHISH. Dy dite me pare, kryeministri Berisha dhe presidenti Topi duhet te ishin ne nje takim me ambasadoret, por protokolli arriti qe te rregulloje gjithcka ne nje menyre qe Topi te mos ishte ne pjesen e pare kur do fliste Berisha dhe ky i fundit te mos qendronte ne salle kur do te fliste presidenti.
Pas ketyre kontradiktave, edhe dje eshte vene re ndarja e krereve te shtetit shqiptar. Nga njera ane, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ka organizuar ne presidence nje takim ku prezantoi projektin Rruga e Mijevjecarit per Paqen ne nderim te kujtimit te Nene Terezes, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj. Ne kete takim ishte i pranishem dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, si pjesemarres ne realizimin e ketij projekti.
Gjithashtu, ne ceremonine e zhvilluar dje ne Presidence ishin te pranishem dhe personalitete te kultures, anetare te kabinetit te Presidentit, etj. Por ajo qe u vu re ishte edhe mungesa e perfaqesuesve te mazhorances ne lancimin e ketij projekti te vecante dhe me interes per Shqiperine.
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, njeheresh kryetari i mazhorances, se bashku me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishin dje te pranishem ne meshen e mbajtur ne nderim te 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, ne Katedralen Nene Tereza, ne Vaun e Dejes.
Ne kete menyre, kreu i qeverise ka zgjedhur qytetin e Shkodres, ku shoqerohej edhe nga zonja Liri Berisha, per te zhvilluar ceremonine perkujtimore per humanisten dhe bamiresen shqiptare.
Pervec kryetares se Kuvendit, ne kete ceremoni ishte i pranishem dhe ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferri, deputete te Partise Demokratike te qarkut Shkoder, qeveritare vendore dhe kryetari i Bashkise se Vaut te Dejes.
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, apeloi per zbatimin e dokumentit te Parlamentit Europian
LSI Politika shqiptare te zbatoje rezoluten e PE
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama, deklaroi dje se nisja e sezonit te ri politik e ve natyrshem politiken shqiptare ne menyre te vecante Kuvendin e Shqiperise perballe pergjegjesise per te realizuar dhe permbushur disa detyra te rendesishme qe kane te bejne me zhvillimin apo ecurine e metejshme te vendit ne rrugen e pakthyeshme te integrimit europian.
Domosdoshmeria e zbatimit te rezolutes se Parlamentit Europian eshte nje ceshtje prioritare, permendim rastin edhe nje here qe per shkak te pergjegjesise qe duhet te respektoje politika shqiptare ndaj stadeve te interesave te vendit ti shtoje aktoret politike, ne menyre te vecante te ftoje Partine Socialiste qe te jete pjese e angazhimit per ta zbatuar kete rezolute, pasi ne te jane te shprehura qarte, sakte dhe pa ekuivoke detyrat qe duhet te permbushen me qellim qe vendi te mos jete jo vetem pre e trilleve politike qe burojne, apo interesave qe skane te bejne me interesat e vendit, apeloi Rama.
Sipas tij, te gjithe aktoret politike, ne menyre te vecante ata parlamentare, te japin kontribute pozitive dhe te deshmojne keshtu realisht qe jane ne kahjen e interesave te vendit qe jane rrjedhen e zhvillimeve europiane te vendit dhe qe realisht duan te jene pjese e ketij kontributi qe lidhet me keto interesa madhore.
Natyrisht qe, nenvizoi zyrtari i LSI, domosdoshmerisht duhet shkuar te reforma zgjedhore, tek reflektimi ne draftet qe e permiresojne teresine e korpusit ligjor, mbi te cilat zhvillohen zgjedhjet te gjitha sensibiliteteve, prioriteteve, per te cilat eshte folur shume, por ne fakt eshte bere shume pak, ose seshte bere asgje deri tani.
I pyetur mbi deklaraten e PS qe kerkon te zbatohet rezoluta dhe a ka ndonje levizje per ti bashkuar keto qendrime ne sesionin e ri parlamentar, Luan Rama, tha se nese rezoluten e lexon me ndjenjen e pergjegjesise dhe te angazhimit per te reflektuar me pergjegjshmeri nuk ka vend per spekulim, por ka vend per angazhim real.