Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Post-Ferguson, edhe Lipi mes kandidateve

Publikuar me : 26.07.2008 Ne : Sport - 315 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Per stolin e Mançester Junajted fliten edhe O‘Nill, Hjuxhs, Kueiroz, Kin e Murinjo

Ser Aleks Ferguson do te kete nje rol mjaft te rendesishem ne perzgjedhjen e pasardhesit te tij te Mançester Junajted. Mes emrave qe qarkullojne per te ardhmen e stolit te "Djajve te Kuq", ku nuk mungojne trajneret e mirenjohur ne arenen nderkombetare, nuk mungon as Marçelo Lipi. Trajneri i rikthyer ne krye te kombetares italiane eshte njohje e vjeter e skocezit, i cili ne te kaluaren e ka perkufizuar me shaka "bastard i mallkuar me pamje te bukur". Shefi ekzekutiv i Mançesterit, David Gill, ka filluar kerkimin per zevendesuesin e Ser Aleks dhe shpjegoi se trajneri aktual do te kete nje rol shume te rendesishem ne zgjedhjen e personit qe do te zere vendin e tij pas tre vjetesh. Gill shpjegoi se eshte e domosdoshme qe nje teknik, i cili ka qendruar kaq gjate ne krye te skuadres (sezoni i ri do te jete i 23-ti per te), te marre pjese ne kete vendim delikat, pavaresisht faktit se Ferguson preferon qe mos te perfshihet ne kete çeshtje. "Une dhe familja Glejzer jemi dakord ne kete pike dhe kushdo qe i njeh punet e brendshme te klubit e di mire se nje zgjidhje tjeter nuk mund te konceptohet", shpjegoi shefi ekzekutiv. "Normalisht, edhe pronaret do te jene pjese aktive e zgjedhjes se trajnerit te ri dhe do te thone fjalen e fundit, pasi figura e trajnerit eshte tejet e rendesishme per Junajted. Duhet te jeni te sigurt se do te jete nje ndryshim shume i madh, por rreth emrit te drejtuesit te ri te stolit nuk ekziston asgje e pamundur. Trajneri i ri do te gjendet ne nje klub solid, me nje skuader fantastike, nje stadium te jashtezakonshem dhe i rrethuar nga tifoze te shkelqyer". Duke u nisur nga keto fjale, gazetat britanike kane "shkrire" te gjithe fantazine, duke publikuar listen me kandidatet e mundshem per eren "post-Ferguson". Madje, nuk ka munguar as kuotimi nga "bookmaker"-sat. Favoriti kryesor per kete detyre jepet Martin O‘Nill (fitorja e te cilit kuotohet 4 me 1), pas tij vjen Mark Hjuxhs (7 me 1), Karlos Kueiroz, ish-krahu i djathte i Ferguson, qe tashme ka marre drejtimin e kombetares portugeze, Roi Kin, i cili aktualisht drejton Sanderlendin dhe Stiv Brus, ish-kapiten i Junajted. Por, gazetat "Daily Telegraph" e "Daily Star" kane "sponsorizuar" edhe Lipin, qe ne tre vitet e ardhshme mund te perfeksionoje gjuhen angleze. Tjeter kandidat potencial vleresohet Hoze Murinjo, qe pavaresisht rivalitetit, mes tij dhe Ferguson ekziston respekti dhe vleresimi reciprok.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit