Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pranga per trafik droge ndertuesit

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Kronike - 188 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

ARRESTIMI/ Biznesmeni vlonjat Arben Veliko dhe kater bashkepunetoret e tij jane arrestuar mbremjen e se shtunes


Prokuroria beri te ditur se ishte arritur te behej sekuestrimi i 11,8 kg heroine. Rrjeti perbehej nga 7 vete

TIRANE- Arrestohet ndertuesi vlonjat Arben Veliko dhe kater bashkepunetoret e tij ne Shqiperi, si dhe dy korrieret ne Itali, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin, por ne role te ndryshme, kane trafikuar nga Shqiperia ne drejtim te Milanos ne Itali 11,8 kg heroine. Lajmi konfirmohet nga prokuroret e ceshtjes Besnik Muci dhe Edvin Kondili gjate nje konference per shtyp te mbajtur ne ambientet e Prokurorise se Krimeve te Renda.


Sipas prokuroreve, ne oret e vona te mbremjes se te shtunes eshte finalizuar me sukses operacioni i arrestimit te pese te dyshuarve ne Shqiperi, i koduar me emrin Ndertuesi. Jane arrestuar shtetasit Arben Veliko, Dritan Alias Orges Jahelezi, Panajot Dhiamandi, Sokol Kashta dhe Latimir Hoxha, si te dyshuar per kryerjen e vepres penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim.

Gjate hetimeve gati dyvjecare eshte arritur te provohet se biznesmeni Veliko eshte organizatori i kesaj linje te trafikut te droges nga Vlora ne Itali, thuhet nga prokuroria. Sipas tyre, ka qene ndertuesi Veliko i cili me ndihmen e ndermjetesuesit te arrestuar tashme, tropojanit Dritan alias Orges Jahelezi, kishte rene dakord per shitjen dhe transportimin e 11,8 kg heroine nga Shqiperia ne drejtim te Milanos ne Itali ku bleresi ishte nje shtetas italian.


Veliko ka organizuar sigurimin e droges, me pas transportimin e saj ne drejtim te Italise, ku sapo i eshte dorezuar bleresit ne Milano te Italise, ky i fundit ka refuzuar ta blinte per shkak te cilesise se dobet.


Pas ketij refuzimi, pronari Veliko ka pasur nje debat te ashper me ndermjetesin tropojan, ku ne perfundim te debatit mes tyre, biznesmeni ka vendosur ta terheqe mallin e derguar ne Itali. Per kete fakt ka punesuar shtetasit Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari te cilet ishin ngarkuar me detyren e marrjes se 11,8 kg heroine nga shtetasi italian dhe kthimi i saj ne Shqiperi.


Ne keto momente, Prokuroria e Krimeve te Renda e cila po i pergjonte te dyshuarit lajmeron zyren nderlidhese te policise italiane qe ndodhet ne Shqiperi per arrestimin e dy korriereve me drogen ne makine. Arrestimi i tyre kryhet mesditen e dates 17 dhjetor 2008 dhe qe nga ajo dite institucioni i akuzes ne Shqiperi ka vazhduar hetimet per te dyshuarit.


Nderkohe, te arrestuarit Panajot Dhiamandi, Sokol Kashta dhe Latimir Hoxha dyshohen si bashkepunetore te ndertuesit Veliko ne kete linje trafiku te droges. Arrestimi i Velikos eshte kryer brenda zyres se tij te punes, pasi ka nje aktivitet ndertimi ne qytetin e Vlores dhe ka refuzuar te jape shpjegime pa pranine e avokatit mbrojtes.


Nderkohe, i dyshuari Latimir Hoxha eshte arrestuar ne nje banese ne qytetin bregdetar te Sarandes ku ndodhej me pushime, te dyshuarit Panajot Dhiamandi e Sokol Kashta jane arrestuar ne banesat e tyre ne Vlore, ndersa tropojani Dritan alias Orges Jahelezi, ne Tirane.


Pervec ketyre arrestimeve, prokuroria konfirmoi se ka shpallur ne kerkim dhe ka marre nen hetim edhe disa persona te tjere te dyshuar si pjese e ketij rrjeti te trafikut te droges nga Turqia-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi dhe me pas ne drejtim te Italise.

Te arrestuar ne Shqiperi


Arben Veliko, 43 vjec, lindur dhe banues ne Vlore (organizatori)
Dritan alias Orges Jahelezi, 33 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane (ndermjetesi)
Latimir Hoxha, 37 vjec, lindur dhe banues ne Mbrostar Fier (bashkepunetor)
Panajot Dhiamandi, 35 vjec, lindur dhe banues ne Vlore (bashkepunetor)
Sokol Kashta, 40 vjec, lindur dhe banues ne Vlore (bashkepunetor)


Te arrestuar ne Itali
Julian Kajdo
Eduart Toshkollari

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit