Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pranga tre "zyrtareve" te Ministrise se Financave

Publikuar me : 28.08.2010 Ne : Kronike - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

KORÇE/ Ilir Muzhaqi, Arben Gjika dhe Aleks Uruci jane arrestuar pas denoncimit te disa pronareve te lokale

Te arrestuarit, banore te Tiranes, u vinin taksa lokaleve te ndryshme duke i kercenuar edhe me gjobave

KORÇE- Zgjedhin Korcen per te fituar para me mashtrime, por perfundojne ne burg tre shtetas te veteshpallur si zyrtare te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise. Mashtrimi ka qene shume i sofistikuar, ndersa me shume se 10 subjekte ne Korce kane rene pre e tre personave qe synonin te holla kundrejt pageses te nje takse financiare te ligjshme.


Policia e juglindjes, gjate paradites se te premtes ka perfunduar me sukses operacionin e koduar Mashtruesit e ligjshem, i cili eshte mbyllur me arrestimin ne flagrance te tre te ashtuquajturve zyrtare mashtrues. Ata jane shtetasit Ilir Muzhaqi 42 vjec, Arben Gjika 38 vjec, si dhe shtetasi Aleks Uruci, te tre banore te Tiranes.


Personat e lartpermendur akuzohen per veprat penale vjedhje me ane te mashtrimit, si dhe pervetesim i titullit apo detyres shteterore.


Mesohet se ata kane zhvilluar prej afro nje jave aktivitet te paligjshem ne qytetin juglindor te vendit duke perfituar dhe nje sasi lekesh. Duke iu referuar te dhenave zyrtare te policise se Korces, te arrestuarit kishin vene ne shenjester disa lokale ne qytet ndaj te cilave aplikonin gjoba te rreme te cilat shoqeroheshin me pagim te menjehershem te fatures.


Duke qene se nuk ishin nga Korca dhe nuk njiheshin nga banoret, te arrestuarit paraqiteshin si punonjes te Ministrise se Financave. Ata kerkonin nga subjekti qe shkonin te paguanin nje takse per te drejten e autorit. Taksa merrej gati ne menyre te dhunshme, ndersa pronaret e lokaleve kercenoheshin deri ne mbyllje te aktivitetit te tyre ose nje gjobe qe ishte 10-fishi i vleres se takses ne fjale.


Situata ne Korce ishte bere e rende, ndersa vete perfaqesuesit e lokaleve te vene ne shenjester te mashtruesve kane kerkuar dhe ndihmen e Deges se Tatimeve ne Korce. Nga sinjalizimet ne te, informacioni ka mberritur dhe ne policine e Korces, nderkohe qe eshte kerkuar qe te dihet me shume per kete grup kontrolli te mberritur nga kryeqyteti.


Nderkohe, pas hetimeve, sipas policise se Korces ka rezultuar se te tre personat jane perfaqesues te subjektit SigShip ne Tirane. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin keta individe jane prezantuar si perfaqesues ligjore te Ministrise se Financave, ndersa iu kerkonin administratoreve te lokaleve te paguanin nje takse per te drejten e autorit, e cila vendoset ne varesi te lokaleve.


Por pas verifikimeve ka rezultuar se te tre punonjesit nuk ishin te autorizuar per te mbledhur taksa te tilla dhe per me teper nuk ishin te autorizuar as nga Ministria e Financave dhe as nga ajo e Ekonomise, sic edhe prezantoheshin.


Pas marrjes se denoncimeve nga drejtues te lokaleve, policia ka vendosur arrestimin e tyre, teksa u jane sekuestruar nje bllok me fatura tatimore, dy blloqe me mandate arketimi, si dhe dy blloqe shenimesh ku ishin evidentuar subjektet te cileve ata u kishin marre para nderkohe.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit