Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prishen tregun, gjobe 790 mln leke bizneseve

Publikuar me : 02.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 283 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjobat e vendosura nuk arrihen te mblidhen per shkak te zvarritjes se ceshtjeve neper dyert e gjykatave


Gjoba me e larte rreth 242 mln leke i eshte vendosur nje kompanie te telefonise se levizshme ne vitin 2007-te


TIRANE - Qindra milione leke gjoba te vendosura nder vite nga Autoriteti i Konkurrences ndaj kompanive te ndryshme presin te ekzekutohen. Autoriteti, i cili eshte pergjegjes per ndalimin e nismave qe prishin konkurrencen, ka kryer nje sere hetimesh, duke vendosur edhe gjoba te majme ndaj shkelesve, por edhe pse kane kaluar disa vite nga marrja e vendimit masa ende rezulton te mos jete ekzekutuar.


Taktika e perdorur nga kompanite e gjobitura, duke i apeluar njeri pas tjetrit vendimet e gjykatave, por edhe mungesa e nje organi te posacem per ekzekutimin e vendimeve, ka bere qe brenda pese viteve shuma e gjobave te pambledhura te arrije ne 790 milione leke.


Sipas Autoritetit te Konkurrences, organi qe duhet te beje ekzekutimin e vendimeve jane tatimet. Por, duke zbatuar te drejten e shqyrtimit te vendimeve te Konkurrences nga organet gjyqesore, kompanite e dergojne ceshtjen ne gjykate, duke pezulluar perkohesisht ekzekutimin e vendimit.


Ne raportin vjetor te Autoritetit te Konkurrences derguar ne Kuvend nje dite me pare, verehen edhe raste te gjobevenies, ku ceshtja eshte derguar dhe riderguar disa here ne gjykate, duke vonuar ne maksimum shlyerjen e gjobes.


Nje nga rastet konkrete ka te beje me nje gjobe rreth 160 milione leke te vendosur qe ne vitin 2005 ndaj nje kompanie te madhe ne vend me arsyetimin e prishjes se konkurrences ne treg.


Fillimisht ceshtja eshte gjykuar nga Gjykata e Shkalles se pare, e cila ka dhene nje vendim ne favor te Autoritetit te Konkurrences. Menjehere pas ketij vendimi pala e gjobitur e ka derguar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit, ku perseri kjo e fundit ka vendosur ne favor te Autoritetit te Konkurrences. Sipas te dhenave me te fundit, ceshtja eshte rikthyer per rigjykim, ndersa gjoba e vendosur qe ne fund te vitit 2005, vazhdon te mos jete likuiduar ne arken e shtetit.


Çeshtja behet me rende ne rastet kur vendimi i gjykates ka qene i formes se prere ne favor te Autoritetit, nderkohe qe organet tatimore ende nuk kane kryer ekzekutimin e tij.


Jane nente vendime te cilesuara si te formes se prere nga gjykatat te cilat ende nuk jane ekzekutuar edhe pse kane kaluar tre vite nga data e shpalljes se tyre.
Ne listen e te gjobiturve nga Autoriteti i Konkurrences bejne pjese kompani te telefonise celulare, sigurimesh, kompani ndertimi, sherbimesh, etj.


Gjoba me e madhe e vendosur nga Autoriteti i Konkurrences gjate viteve te fundit kap vleren e 242 milione lekeve, dhene nje kompanie te telefonise se levizshme. Çeshtja ne lidhje me kete gjobe eshte ende duke u shqyrtuar ne Gjykaten e Apelit, nderkohe qe ajo e shkalles se pare ka vendosur ne favor te Autoritetit te Konkurrences.


Biznesi, 13 mln leke borxh bashkise Lezhe


Nese pak vite me pare ne qytetin e Lezhes ushtronin veprimtarine e tyre 700 subjekte te biznesit te madh dhe te vogel, aktualisht numri i tyre ka arritur ne 993.


Drejtori i Drejtorise se Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise Lezhe, Bibe Gjoni, theksoi se vetem 65 per qind e subjekteve te biznesit te vogel kane shlyer detyrimet e kestit te katert qe kishte si afat kohor daten 20 janar.


Rritja e nivelit te debitoreve vazhdon te mbetet nje problem shqetesues per Drejtorine e Taksave dhe Tarifave Vendore te Bashkise, ku biznesi i detyrohet 12.9 milione leke, prej ketyre 9.2 milione eshte borxh i mbartur nga vitet e meparshme.


Sipas Gjonit, nje tjeter shqetesim eshte edhe fakti qe shume subjekte kane mbyllur aktivitetet e tyre dhe ende nuk kane kryer procedurat e cregjistrimit prane QKR-se, nderkohe vazhdojne te ngarkohen me tasa dhe tarifa vendore.


Per vitin 2009-te, ne bashkine Lezhe kane mbyllur aktivitetin e tyre me cregjistrim prane QKR-se 39 subjekte, kane reduktuar aktivitetin e tyre 121 subjekte dhe jane ne procedurat e mbylljes 17 biznese te tjera. Ky zvogelim i numrit te bizneseve ka ulur me 3.7 milione leke te ardhurat ne arken e bashkise se Lezhes. L.Kokaj


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit