|
Privatizimi i Permbarimit, bankat me te interesuarat
Publikuar me : 28.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 1091 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Procesi i liberalizimit te Sherbimit te Permbarimit ne vendin tone ka edhe grupet e veta te interesit, te cilat jane ftuar nga Ministria e Drejtesise te japin mendimet e tyre lidhur me ndryshimin e sistemit aktual. Keshtu bankat duken se jane me te interesuarat lidhur me privatizimin e sherbimit. Ato kane nje numer te madh çeshtjesh gjyqesore te fituara dhe qe me pas duhet t‘i çojne ne dyert e permbarimit per t‘i ekzekutuar vendimet e dhena nga togat e zeza. Keshtu, vetem gjate shtate muajve te vitit 2008, nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet jane leshuar me shume se 1200 urdhra ekzekutimi, qe kane te bejne me kredite qe qytetare te ndryshem kane marre neper banka dhe qe nuk i kane shlyer ato ne kohe. Te gjitha keto urdhra ekzekutimi jane dhene pas proceseve gjyqesore, qe bankat kane fituar me qytetaret qe nuk u jane permbajtur kushteve te kontratave qe kane nenshkruar per kredite e marra. Pasi vendimet kane kaluar edhe shkallen e dyte te gjykimit dhe kane marre formen e prere, gjykata leshon urdhrat perkatese te ekzekutimit. Ne kete moment, bankat u drejtohen zyrave te permbarimit ne te gjithe vendin, te cilat aktualisht jane zyra shteterore.
Ne takimin e zhvilluar dhjete dite me pare ne Ministrine e Drejtesise per te diskutuar lidhur me projektligjin per liberalizimin e sherbimit te permbarimit, ka marre pjese edhe nje perfaqesues i Bankes se Shqiperise, si dhe sekretari i Pergjithshem i Shoqates Shqiptare te Bankave. Ata kane dhene mendimet e tyre ne lidhje me draftin qe eshte paraqitur nga ministria dhe ne pergjithesi kane shprehur vleresime pozitive lidhur me kete proces.
Avantazhet
Sipas specialisteve te fushes, liberalizimi i sherbimit te permbarimit do te rriste mundesine e bankave per te zgjedhur midis shtetit dhe privatit. Por, mbi te gjitha, ky liberalizim do te shperndante ngarkesen e punes qe kane aktualisht zyrat e permbarimit dhe mund t‘u jape bankave ate hapesire qe u nevojitet per te kryer me shpejt veprimet permbarimore. Ne kushtet kur keto veprime kane te bejne me shuma te medha parash, te cilat konsiderohen te bllokuara, zgjedhja e nje permbaruesi privat apo qofte edhe e nje zyre permbarimi private, do te ishte shume lehtesuese per to.
Nje tjeter pike qe duket se rrit komoditetin e punes se bankave eshte eliminimi i pagese paradhenie. Ne baze te ligjit aktual bankat qe kane veprime permbarimore per te kryer duhet te beje nje pagese prej 7% te shumes totale qe ata do te perfitojne nga keto veprime. E thene me thjeshte, ata duhet te paguanje 7% te shumes qe qytetaret i kane borxh per shkak te kredive te pashlyera. Por me e keqja eshte se kjo shume nuk u kthehet me edhe ne rast se ato nuk arrijne t‘i marrin shumat qe u takojne sipas vendimit te gjykatave. Sipas projektligjit te ri, shuma qe duhet paguar per veprimet permbarimore do te jete me e ulet, specialistet thone se mund te jete ne nivelin e 3% dhe per me teper ajo nuk do te paguhet paradhenie, por pasi te jene kryer veprimet permbarimore.
Punesimi i permbaruesve
"Nuk do te ishte çudi, qe ne nje te ardhme te afert te shohim banka qe do te punesojne permbarues private". Shefi i Zyres se Permbarimit te Tiranes, Arjan Bylykbashi, mendon se ky sherbim do te ngjaje shume shpejt me ate te avokatise apo noterise. Sipas tij, nisur nga fuqia ekonomike e sistemit bankar, si dhe volumit te madh te punes qe kane ato me zyrat e permbarimit, shume shpejt permbaruesit, qe do te kene marre licence nga shteti per kete profesion, mund te punesohen nga bankat dhe te kryejne veprimet e tyre me kredite e pakthyera, kundrejt nje rroge fikse. Por e hapur mbetet mundesia edhe e angazhimit te zyrave permbarimore private, njesoj sikurse kane angazhuar sot zyra avokatore per problemet e tyre ligjore.
Projektligji
Parashikohet ngritja e Dhomes
Kombetare te Permbaruesve Private
Drafti i pergatitur nga Ministria e Drejtesise per procesin e liberalizimit te Sherbimit te Permbarimit ne Shqiperi parashikon nder te tjera edhe krijimin e Dhomes Kombetare te Permbaruesve Private, organet drejtuese te se ciles do te jene Asambleja e Pergjithshme (mbledhja e te gjithe permbaruesve private) dhe Keshilli i Pergjithshem. Sipas ketij projektligji, Dhoma Kombetare e Permbaruesve do te kete keto kompetenca:
Siguron zbatimin e kuadrit ligjor me te cilin duhet te veprojne permbaruesit private, gjate ushtrimit te funksionit te tyre;
Zgjedh organet drejtuese te Dhomes se Kombetare te Permbaruesve Private;
Cakton kuotat qe duhet te derdhin permbaruesit ne llogarine e Dhomes Kombetare te Permbaruesve;
Mbledh informacionin e nevojshem per permbaruesit private, qe do t‘i nenshtrohen procedures se masave disiplinore;
Perfaqeson Sherbimin Permbarimor Privat ne organizmat nderkombetare.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|