Pse-te e memorialit kushtuar Nene Terezes me autor ark. Marin Bicoku. Asnje administrator i qytetit ne prezantimin projektit qe kerkon nderhyrje ne nje zone historike. Ne te njejten dite, ne te njejtin vend, Bashkia e Tiranes shpall konkursin per perteritjen e Sheshit Nene Tereza
Data e lindjes se Nene Terezes u festua nga patrone politike te percare. Koncert ne Kalane Rozafa, meshe ne Vaun e Dejes, kurora ne statuja te gruas, kurora ne vendet qe mbajne emrin e saj. Kryeministri, bashkeshortja e tij, kryetarja e kuvendit dhe ministri i Kultures udhetonin sa ne njerin aktivitet ne tjetrin, nga Veriu ne Shqiperine e Mesme, brenda dites.
Tirana pati perqendrimin me te madh te fjaleve dhe nismave per projekte te ardhme qe i kushtohen misionares bamirese, nobelistes per Paqe.
Tirana zyrtare e quajti investim te kombit shqiptar, deshmia se ne cfare lartesie morale mund te ngrihet njeriu shqiptar, grua qe bartte ne vetvete virtytet dhe temperamentin shqiptar.
Eshte nje posedim se brendshmi qe i behet figures se Nene Terezes. Mentalitet i njohur. Mentaliteti i identifikimit te kombit me 2-3 individe, te individeve me simbole, te simboleve me besimin ne vlera qe njeriut bashkekohes i mungojne, pastaj i identifikimit te mungesave me utopite, dhe te vendeve virtualisht te arritshme me fetishe.
Se jashtmi, posedimi nga politika u pa ne afishe dhe banderola qe lajmeronin marrjen nen kujdestari nga kryeministri te koncerteve, recitimeve dhe gjithckaje te programuar per festime nga institucionet.
Percarja u duk qarte dje. Ne te njejten dite, ne te njejtin vend, ne Hotel Sheraton, u paraqiten dy projekte. Njeri qe nuk e perfillte tjetrin.
Drejtuesja e fondacionit Nene Tereza, Liri Berisha, me ministrin e Kultures dhe kryetaren e Kuvendit perkrah, shpalli projektin e memorialit qe do te mbaje emrin e bamireses.
Ndersa Bashkia e Tiranes kishte prezantuar projektin e konkursit per perteritjen e Sheshit Nene Tereza. Ne vazhdim te kesaj, Rruga e Paqes drejt Parkut te Liqenit artificial. I kushtohet Nene Terezes edhe ajo. Kryetari i Shtetit, Bamir Topi e prezantoi ne Presidence.
Bashkeshortja e kryeministrit shpjegoi se fondacioni qe drejton e ka pasur objektiv ndertimin e memorialit per dy arsye per te vleresuar figuren e Nene Terezes dhe per ti njohur brezat e rinj me vlerat e saj te verteta.
Njerezit mbi lumenj ndertojne hidrocentrale per te prodhuar energji, mbi vlerat njerezore ndertohen shtepi te kesaj natyre, qe prodhojne driten e shpirtit, ate per te cilen ka nevoje njerezimi ne ditet e sotme, u shpreh ajo. Zonja Berisha permendi gabimet qe jane bere ne kohen e regjimit te kaluar me kete ambasadore te vertete te vlerave te kombit tone ne bote.
Dha pak informacion Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj. Ai tha qe puna per ngritjen e memorialit nis ne fillim te vitit 2011. Ndoshta per te hequr dyshimet ne do te behet vertet kjo pune, sepse shume po bien daullet.
Gjithsekush me te veten u perpoq te jepte nje perkufizim se cmund te jete ky memorial, cforme dhe cpermbajtje mund te kete.
Vendi eshte ai i percaktuar qysh ne fillim kur Keshilli i Ministrave mori vendimin per ngritjen e objektit ne hapesiren e kolonave ndermjet Rektoratit te Tiranes dhe Qendres se Studimeve Albanologjike.
Arkitekti Marin Bicoku te cilit i ishte porositur projektimi i objektit nuk e fshehu dilemen profesionale apo emocionale, ishte perfshirja e tij me kete projekt.
Ne nje video-projektor shfaqeshin imazhe te modelit arkitekturor, pershkrimet per secilen hapesire. Modestia e Bicokut u zbeh gjate interpretimeve te tij. Dilemat me memorialin kishin te benin me njohjen e simbolikes se saj.
Paqja, qetesia, largpamesia e saj. Arkitekti tregonte nderkaq nje portret te Nene Terezes. Por fotoja qe i kish munguar frymezimit te tij, ishte ajo e kembeve te gruas, kembet e nje njeriu te shkolluar qe ka bere arsimtaren dhe infermieren.
Ne ekran here pas here shfaqej kjo foto e kembe te lodhura, te enjtura, te vrara.
Me kete ndjesi dhembshurie Bicoku radhiti 5 objektivat qe duhet te permbushe memoriali mesazhi i ndjeses per te gjitha gabimet qe jane bere kundrejt kesaj figure ne kohen e regjimit komunist.
Pastaj me radhe vijne ceshtjet sipas rendesise perkujtimi i vepres se saj; promovimi i vlerave dhe figures se saj, vlera qe duhet transmetuar, duhen edukuar brezave ne vazhdimesi.
Cili do te jete funksioni? Funksioni baze i memorialit eshte ekspozimi i perhershem dhe i perkohshem. Per kete arsye do te kete nje biblioteke dhe nje mediateke. Kjo e fundit, mendon arkitekti, vihet me lehte ne jete, duke patur parasysh se materialet ne audio dhe video jane me te gjindshme se objektet per figuren e Nene Terezes, apo
doreshkrimet, letrat qe ajo ka shkruar. Biblioteka duhet te permbaje botime te vete Nene Terezes, poezi, kenge dhe lutje, thenie te sajat dhe botimet te te tjereve per te.
Po si eshte konceptuar hapesira brenda memorialit?
Bicoku shpjegoi se hapesira duhet te prese njerez te te gjitha moshave dhe ti ftoje njerezit te vijne jo nje here. Do te kete nje salle leximi, nje salle lutjesh, nje salle mikpritese, nje muzeu, nje kopsht dhe nje oborr.
Salla e mikpritjes eshte konceptuar si salle muze, por edhe si minibiblioteke. Atyre qe do vijne ta vizitojne memorialin do ti vihen ne dispozicion libra, doreshkrime dhe dedikime qe ka lene Nene Tereza. Mund te shfrytezohen per momentin, me raste edhe te merren me vete. Ka nje salle te posacme leximi, ku njerezit mund ta bejne kete. Ne sallen e mikpritjes ka vend per nje minidyqan te suvenireve, imitime te objekteve qe kane lidhje me aktivitetin e bamiresise.
Po do te kete edhe nje kopsht per femijet, ku ata mund te vijne ne nje kohe te caktuar te shoqeruar nga edukatoret etj. etj. Kurse ne sallen e lutjeve do te jete qilimi qe Nene Tereza ka perdorur ne dhomen e saj. Objektin e ekspozuar dje prane projektit te memorialit, e zoteron fondacioni Nene Tereza.
Dhoma e lutjeve e cila, sipas arkitektit do te sherbeje qe njerezit te luten per veten dhe per komunitetin. Forma e kesaj dhome te sjell ndermend kaushet qe pershkruajne ne kujtimet e tyre disa ish te burgosur politike.
Keto detaje konfirmojne qellimin e arkitektit per nje muze jo klasik qe ne kete rast do te thote se po shkohet drejt nje muzeu emocional, patetik dhe jo neutral.
Kinemase, sallave per tryezave te rrumbullaketa dhe konferenca, aktiviteteve kulturore, arkitekti i sheh vetem ne funksion te vepres se Nene Terezes dhe qe te kene lidhje vetem me te.
Por, arkitekti Artan Shkreli nder te paktet profesioniste te pranishem ne kete prezantim, terhoqi vemendjen se nuk duhet te biem ne gabimin per te komentuar objektin i cili ngre disa pse te medha.
Sipas Shkrelit, se pari, kjo veper parashikon nderhyrjen ne nje kompleks te perfunduar nga arkitekti italian Gherardo Bosio ne vitet 40. Hapesira ndermjet Rektoratit dhe QSA-se eshte nje zgjatim i Sheshit Italia dhe ska lidhje me Sheshin Nene Tereza.
Se dyti ky eshte nje investim qe kerkon nje identitet. Nese Nene Tereza eshte bamiresja e te varferve, jetimeve, e femijeve le te ngrihet ky memorial ne nje terren te te margjinalizuarve, ne nje hapesire me te bollshme. Se treti administratoret e qytetit, Bashkia e Tiranes, nuk eshte thirrur per kete projekt. Nese nuk ndiqet rruga e duhur, do te ndodhte nje perplasje ligjore dhe institucionale.
Kam respekt per arkitektin, z. Bicoku, por nese ai objekt do te lejohet te behet aty, do kishim nje binjakezim me ndertesen e bllokuar ne ane te Sheshit Italia, tha per Shekullin Artan Shkreli. Askush smund te miratoje nje propozim te tille pa vendimin e pushtetit vendor.
Kjo ndodhi dje kur Bashkia e Tiranes, ne prani te Ambasadorit italian Saba dElia si dhe te Drejtorit te Zyres se Kooperacionit Italian per Zhvillim, kishte prezantuar iniciativen e perbashket per rehabilitimin e sheshit Nene Tereza.
Rehabilitimi i Sheshit Nene Tereza
Se bashku per Sheshin Nene Tereza eshte nje bashkepunim i cili synon rehabilitimin e qendres historike te kryeqytetit. Kryetari i bashkise se Tiranes tha dje se sheshi Nene Tereza perfaqeson simboliken e nje hapesire ku nderthuren vlera te shumanshme te nje tradite urbane dhe arkitektonike te qytetit, nen ndikimin e kultures italiane te projektimit te fillimeve te shekullit te shkuar, por edhe si nje vend qe fale emrit merr nje tingull te vecante.
Ky shesh, tha ai, shfaqet mbi trupin e kryeqytetit ne vitet 20, ne kembet e nje kodre qe quhej Kodra e Paqes dhe vjen si embrion i asaj qe ishte per kohen Tirana e Re, fale frymezimit dhe vijave te para te hedhura nga nje arkitekt roman Armando Brasini, i cili ne fakt shkroi preludin e Tiranes qe ne me pas trasheguam, por ne fakt shenoi nje pike se ciles ne vijimesisht i referohemi, si nje aks i pafundesise, aksi i sotem i bulevardit, i konceptuar njekohesisht si nje nisje drejt pafundesise.
Ne vitin 1941, me Planin e Pergjithshem Rregullues te Tiranes, arkitekti Gherardo Bosio e ve kete hapesire ne funksion te ndikimit politik dhe kulturor te kohes, ndikim politik dhe kulturor i misheruar ne nje arkitekture me nje fizionomi te saj te percaktuar dhe ky behet sheshi i Littorios, ndersa ne fakt ne periudhen e diktatures komuniste, ndonese godinave te sheshit u hiqet nje funksion partiak i kohes se fashizmit, perseri sheshi trajtohet si nje pike reference per ideologjine dhe levizjet e degradimit teresor te asaj periudhe. Shfaqet shatervani i cili eshte ne fakt nje lule abstrakte qe i ben jehone yllit.
Ne vitet 90 edhe ky shesh iu leshua ne dore kaosit dhe rremujes.
Ligjeraten per transformimin e Sheshit Nene Tereza, ne nje hapesire per qytetaret, me sa me pak makina dhe zhurme, kryebashkiaku Rama e mbylli me shprehjen e nje bindjeje se dite te shenuara, kur ne shqiptaret e kemi zakon te flasim nga mengjesi deri ne darke per vlerat dhe parimet, duhet te sherbejne njekohesisht edhe si dite kur ne do te kujtohemi se ne dite te zakonshme, shpesh here i harrojme vlerat dhe parimet dhe se fundmi ditet e shenuara jane vertet te shenuara, kur kujtojme te kaluaren, por kur gjejme menyren per te bere te linde dicka qe i vlen se ardhmes.
Rruga me gure e Paqes
Kreu i shtetit Bamir Topi prezantoi dje nje nisme tijen ne bashkepunim me Unionin per Paqen dhe Bashkine e Tiranes per ndertimin e Rruges se Paqes. Do te jete nje rruge per te Liqeni Artificial i Tiranes e ndertuar me gure qe mbajne firmen e shume presidenteve nga bota, si simbolike e vullnetit te tyre per paqen dhe tolerancen.
Ekspozimi i projektit u be ne presidence ne prani te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, Kryetarit te Unionit per Paqen, Gianfranco Costa, personalitete te kultures, anetare te kabinetit te Presidentit, etj. Kryetari i Unionit per Paqen, Gianfranco Costa e vleresoi kete projekt te jashtezakonshem.
Ndersa Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama falenderoi Presidentin e Republikes, Unionin e Paqes dhe te gjithe ata Presidente dhe autoritete te larta jo vetem shteterore, por edhe morale, apo figura publike te kultures se gjalle shqiptare, apo boterore qe kane pranuar dhe vazhdojne te pranojne te vene emrin e tyre ne kete rruge.
Projekti shqiptaro- italian nis zyrtarisht ne 19 tetor te ketij viti, date e lumturimit nga Vatikani te Nene Terezes.
Kane nisur nderkaq te mberrijne pllakat e para nga shtete te ndryshme me emrin e Presidentit te vendit ose te nje simboli te vendit. Italia p.sh ka shkruar Michelangelo ne pllaken e saj.
Rruga e Paqes eshte nisma per nje rruge te formuar nga gure te mbishkruar nga te gjithe ata qe duan te firmosin me emrin, mbiemrin dhe qytetin e tyre. Kjo rruge do te nise nga sheshi Nene Tereza dhe do te pershkoje kodrat e liqenit artificial te Tiranes.
Çdo gure do te jete i njejte per nga karakteristikat dhe permasat me gjithe te tjeret (rreth 35cm x 50 cm) dhe qe te gjithe se bashku do te formojne Rrugen Nene Tereza. E gjithe rruga eshte parashikuar te mbuloje nje gjatesi prej 2.7 km me nje gjeresi mesatare prej 3 metrash.
Aktivitete dhe homazhe
Ne Vaun e Dejes
Ne katedralen Nene Tereza ne bashkine e Vaut te Dejes eshte zhvilluar nje meshe per nder te murgeshes nobeliste. Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Liri Berisha dhe perfaqesues te tjere te qeverise e parlamentit moren pjese ne meshen e celebruar ne oborrin e katedrales e cila u ndoq nga dhjetera besimtare. Mesha u celebrua nga nunci apostolik i Vatikanit ne Shqiperi, Ramiro Moliner Ingles.
Nje pulle e perbashket postare
Sherbimet postare te Shqiperise, Maqedonise dhe te Kosoves emetuan dje per here te pare nje pulle te njejte per tre shtetet me imazhin e bamireses me fame boterore. Prezantimi u be ne Tirane ne prani te drejtuesve te sherbimit postar nga te tre vendet fqinje.
Arqile Gorea, drejtor i Postes se Shqiperise tha se nuk eshte hera e pare qe te tri postat emetojne pulla me imazhin e Nene Terezes, por kesaj here imazhi eshte i perbashket, eshte nje perfaqesim. Sepse Nene Tereza na perket te gjitheve, tha Gorea. Per drejtuesit e postave te Shqiperise, Maqedonise dhe Kosoves emetimi i pulles se Nene Terezes vec qellimit per ta nderuar e respektuar emrin dhe vepren e saj eshte dhe nje hap konkret ne ndertimin e nje tregu rajonal.
Meshe ne Kalkute
Ne metropolin indian Kalkuta, qindra njerez kane perkujtuar me nje meshe nobelisten Nene Tereza, ne diten e 100 vjetorit te lindjes se saj. Mesha e drejtuar nga kardinali Telespone Placidus Toppo u zhvillua ne seline e Kongregates se Misionareve te Bamiresise, te cilen Nene Tereza e kishte themeluar ne vitin 1950. Gjate meshes eshte lexuar edhe nje mesazh i Papa Benediktit te XVI-te, i cili cmon lart vepren e Nenes Tereze.
Nje proteste ne Nju Jork
Nju Jork - Empire State Bulding ne Nju Jork nuk ka pranuar kerkesen per ndricimin e kulles per nder te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Iniciatori i kesaj proteste ishte Presidenti i lidhjes katolike per te drejtat fetare William Donohue, i cili ka gjetur mbeshtetjen e politikaneve lokale dhe njerezve me influence ne qytet, duke bllokuar trafikun per rreth 1 ore para gratac
eles, ne emer te Nene Terezes, lirise fetare dhe ne vecanti ne emer te kishes katolike. Presidentit Anthony Malkin, i ishte kerkuar per kete pervjetor ndricimi i grataceles me drita bardhe e blu. Por Malkin ka sqaruar qe politikat e brendshme te Empire State Bulding nuk marrin ne konsiderate kerkesa te tilla, per figura fetare e politike.