Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Programi berthamor

Publikuar me : 17.07.2008 Ne : Rajoni - 387 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gazetat britanike komentojne ate qe ato e konsiderojne si ndryshim te politikes amerikane ndaj Iranit.

THE GUARDIAN hapet me nje shkrim qe mban titullin "Shtetet e Bashkuara planifikojne te dergojne diplomate ne Iran per here te pare qe prej vitit 1979".

Gazeta shkruan se amerikanet kane ne plan te vendosin nje mision diplomatik ne Teheran per here te pare qe prej afro 30 vjetesh kur, ne kuadrin e revolucionit islamik qe coi ne rrezimin e Shahut, qindra studente hyne me force ne ndertesen e ambasades amerikane dhe i mbajten peng diplomatet.

Ajo e quan kete nje ndryshim te dukshem te politikes se presidentit Bush ndaj Iranit.

Korrespondenti i kesaj gazete ne Uashington thote se njoftimi per vendosjen e nje misioni te interesave amerikane, qe konsiderohet si hap drejt rihapjes se nje ambasade ne te ardhmen, do te behet muajin e ardhshem.

Gazeta shkruan se shpesh iranianet jane ankuar se kur eshte fjala per ceshtjen e programit berthamor, ata nuk kane zhvilluar bisedime direkte me amerikanet.

"Ne kete kuader zyrtari i larte amerikan, Eilliam Burns, do te takohet te shtunen ne Zvicer me negociatoret iraniane per ceshtjet berthamore", shkruan kjo gazete.

"Bushi dergon nje zyrtar te larte per te shmangur konfliktin me Iranin" - eshte ky titulli i shkrimit kryesor ne faqet nderkombetare te gazetes THE INDEPENDENT.

Gazeta shkruan se presidenti Bush sinjalizoi nje ndryshin historik ne politiken amerikane ne Gjirin Persik.

Sipas kesaj gazete deri tani Shtetet e Bashkuara kishin kembengulur qe Irani te hiqte dore nga programi i pasurimit te uraniumit perpara se Uashingtoni te hidhte hapa per vendosjen e kontrakteve diplomatike.

Duke iu referuar takimit qe Eilliam Burns do te zhvilloje ne Zvicer me negociatoret iraniane, gazeta shkruan se zyrtaret amerikane po insistojne se zoti Burns nuk ka mandat qe te negocioje drejtperdrejte vetem me iranianet apo te zhvilloje takime dypaleshe.

THE FINANCIAL TIMES shkruan se misioni i zotit Burns e shton trysnine mbi Teheranin, nga i cili tani do te kerkohet qe te hedhe hapa konkrete.

Kjo gazete e sheh ate qe ajo e quan ndryshim te politikes amerikane ndaj Iranit, ne vazhden e hapave te tjere qe ka hedhur presidenti Bush kohet e fundit, sic eshte edhe permiresimi i marredhenieve me Korene e Veriut.

Edhe gazeta THE DAILY TELEGRAPH e quan vendimin e Uashingtonit per te derguar zotin Burns ne Zvicer per bisedime me iranianet, si zbutje te qendrimit ndaj Teheranit.

Gazeta shkruan se deri tani Uashingtoni kishte kembengulur se Irani duhet te respektonte kater rezoluta te Kombeve te Bashkuara si dhe te nderpriste procesin e pasurimit te uraniumit ne kuadrin e nje programi berthamor perpara se te dyja palet te uleshin ne bisedime.

"Tashme ky kusht eshte hequr" shkruan kjo gazete.

Ajo shkruan se zoti Burns do te beje pjese ne delegacionin e kryesuar nga shefi i Bashkimit Evropian per ceshtjet e sigurise, Havier Solana, ku bejne pjese diplomate nga Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Gazeta shkruan se edhe presidenti iranian Ahmadinexhad, nje nder politikanet me konservatore, i ka mbeshtetur publikisht bisedimet me amerikanet.

Sipas gazetes, iranianet mund ta pranojne propozimin e fundit te zotit Solana, qe mbeshtetet edhe nga amerikanet, se nese Teherani nuk e shton nivelin e tanishem te pasurimit te uraniumit, Keshilli i Sigurimit i OKB-se nuk do te vendose sanksione te tjera.

Marre nga BBC

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit