Ne ditet kur po binte sepata e madhe mbi buxhetin, tashme fiktiv per vitin 2010, duke provuar, me e pakta, nje gabim trashanik ne planifikimin nga Ministria e Financave, ja ku nxori koken edhe projektligji i terhequr, i pezulluar, i ngrire, i fshehur, a kush e merr vesh, i Sherbimit Informativ Shteteror.
Pikerisht, ai projektligji qe ngriti ne kembe muaj me pare Shtetet e Bashkuara te Amerikes, NATO-n dhe Sekretarin e saj te Pergjithshem, zotin Rasmussen. Ky i fundit perdori telefonin, por erdhi edhe vete ne Tirane per tu siguruar se Qeveria dhe Parlamenti shqiptar nuk do te miratonin nje projekt qe u binte ndesh standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriu, ku Shqiperia ben pjese prej me shume se nje viti.
Nuk ka qene e veshtire per vezhguesit dhe analistet politike te perceptojne dridhjet qe perjetuan ne ate periudhe marredheniet e qeverise shqiptare me qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Amerikanet, qe kane qene protagonistet e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, i konsideruan disa prej ndryshimeve te ligjit per SHISH-n si cenim te interesave globale amerikane te sigurise.
Duke qene se fale lidhjeve te ngushta me Shqiperine amerikanet e kane mesuar se ku mbaron virtyti dhe ku fillon dinakeria e politikaneve shqiptare, si dhe me te drejten e vellait te madh per te folur hapur e pa doreza me vellane e vogel, ata, me gjase, nuk u mjaftuan me kerkesen per terheqjen e projektligjit, por sqaruan edhe qendrimin qe do te mbanin nese projekti miratohej.
Qendrimi ishte pak a shume ky dy vendet nuk do te mund te qendronin si me pare ne te njejten Aleance. Ne leximin me te thjeshte te ketij qendrimi, kuptohej dhe kuptohet se nuk do te ishin Shtetet e Bashkuara qe do te largoheshin nga Aleanca. Kjo e folur prej miku, edhe pse disi e serte ne pamje te pare, ishte nje ndihme e madhe per qeverine dhe kryeministrin Berisha.
Me tonet e reja qe futi ne komunikim sekretari Rasmussen, si nje person i trete ne raport me palet, por, nderkohe edhe si personi i te gjitha paleve, qeveria deklaroi terheqjen e projektligjit per ta konsultuar me sherbimet e NATO-s.
U evitua nje aventure me pasoja te renda per vendin tone te vogel, por u ruajt edhe nderi i qeverise se ligjshme. Me kete rast, publiku i gjere kuptoi se fabula e ndryshimeve ne ligjin e SHISH-it ishte me e thelle se sa nje tundim i zakonshem i kryeministrit Berisha per te grumbulluar e kontrolluar sa me shume pushtete.
SHBA dhe NATO nuk po reagonin thjesht kunder ketij tundimi, sic bejne rendom ne raportet e tyre periodike per te drejtat e njeriut dhe funksionimin e demokracise ne Shqiperi. Ne kohen tone te globalizmit dhe nderkomunikimeve, sfida e politikaneve moderne eshte te lehtesohen dhe jo te mbingarkohen me pushtete. Mbingarkimi me pushtete ne kohen tone eshte vetevrasje per drejtuesit e larte.
Pra, shqetesimi i madh nuk ishte qe Berisha po kerkonte ta kishte te tijin SHISH-in me shume se sa e kishte dhe e ka. Reagimi i SHBA dhe NATO-s kishte te bente me ceshtje madhore te sigurise dhe bashkepunimit brenda Aleances; kishte te bente me konceptet, vizionet dhe detyrimet e perbashketa ne kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne NATO; kishte te bente me pasojat dhe precedentet qe do te hapte ne jeten e familjes euroatlantike plangprishja e nje vendi anetar, devijimi nga rregullat e perbashketa apo, me keq, loja me dy porta.
Fale qendrimit amerikan, por edhe prononcimeve te zotit Rasmussen, publiku shqiptar krijoi perceptimin e duhur dhe shqetesimin e duhur per problemin e krijuar. Me dy fjale, projektligji i ri per SHISH-in na krijonte probleme pikerisht me ata qe u detyrojme tempuj mirenjohjeje me SHBA-ne dhe NATO-n. Shqiptaret harrojne, bejne sikur harrojne apo falin per shume gjera. Por ata nuk do tia falnin askujt ftohjen apo ferkimet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Dhe tjetra, ata e mendojne jashte imagjinates cdo skenar dhe cdo zhvillim qe do te vinte ne dyshim anetaresine e Shqiperise ne NATO. Edhe pse ka pasur e ka politikane qe e kane pranuar me tam-tame kete ngjarje historike ngaqe nuk kane pasur mundesi te pengoje; edhe pse ka e do te kete politikane te penduar qe do ta shohin anetaresine si nje pengese per arrivizmin dhe frymezimin e tyre politik antiperendimor.
Qe me 28 prill, kur Rasmussen vizitoi Shqiperine, projektligji per SHISH kishte rene ne qetesi, sado qe nuk eshte thene ndonjehere qarte se me cfare mendje e terhoqi qeveria Per te lene menjane? Per ta ripare me ekspertet e NATO-s? Per ta pare me ekspertet e BE? Per ta pare me ekspertet e NATO-s dhe BE-se njekohesisht? Per ta kaluar, sic eshte, tinezisht, ne nje moment te pershtatshme?
Perballe presionit nderkombetar, formalisht, qeveria eshte angazhuar ta konsultoje ligjin me eksperte nderkombetare. A kane perfunduar keto konsultime? Çfare ndryshimesh jane bere? A jane te kenaqur ne zyren e Inteligjences e NATO-s me keto ndryshime? Po Shtetet e Bashkuara te Amerikes? Keto pyetje te thjeshta kerkojne pergjigje te thjeshta.
Askush nuk i jep. Perkundrazi, deklaratat sporadike te ndonje deputeti dhe qendrimet e diteve te fundit te LSI-se e shtojne paqartesine rreth asaj qe po ndodh ne prapaskene.
Çfare po ndodh ne te vertete? PD e ka perfshire projektligjin e famshem ne kalendarin e punimeve te Kuvendit per muajin korrik, qe mbyll sesionin.
Disa media dhe zyrtare politike, qe nuk kane dashur te identifikohen, kane ngritur dyshimin se shumica parlamentare, me te pare e me te bere, mund ta votoje projektligjin vetetimthi, ne nje moment kur askush nuk e ka mendjen te Kuvendi i Shqiperise per shkak te veres, pushimeve, transferimit te ambasadoreve e tjere. Skenari, po te jete i vertete, eshte provokues ne kulm dhe me shume te panjohura per orientimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik te vendit.
Dhe duket se ka dicka, sepse nuk eshte opozita, as shtypi opozitar, por nje parti qeveritare, me sakte partia qe e mban qeverine edhe kur nuk e voton, pra Levizja Socialiste per Integrim qe ka ngritur arushen me disa deklarata te drejta ne thelbin e tyre. Keto deklarata hedhin drite ne zonen e paqarte te pergatitjeve per ta kaluar projektin si ujet nen rrogoz.
Ne do te votojme vetem nje projekt te konsultuar me NATO-n! Kjo eshte deklarata e LSI- se, e cila fiton kuptim dhe peshe te dyfishte ne kushtet kur kryetari i kesaj partie, zoti Ilir Meta, kryen detyren e Ministrit te Jashtem. Deklarata ne fjale eshte hapur nje paralajmerim dhe njekohesisht nje denoncim i terthorte i ndonje manovre per ta kaluar projektin pa u konsultuar me NATO-n, sic u eshte premtuar Shteteve te Bashkuara dhe sekretarit Rasmussen.
Nga PD jane pergjigjur se perfshirja e projektligjit ne kalendarin e muajit korrik ka qene nje akt rutine, pa domethenie; se projekti do te shqyrtohet dhe do te votohet ne shtator pasi eshte konsultuar me ekspertet nderkombetare te Euralius, qe eshte nje mision i BE-se prane Ministrise se Drejtesise! Nga toni dhe teksti i pergjigjes, eshte lene te kuptohet se LSI po ngre nje furtune ne gote.
Por nuk mund te jete keshtu. Te thuash se nuk ka ndodhur asgje, do te thote qe ose keta te LSI-se jane te marre (por vetem te marre ata nuk jane), ose ne qeveri cfare di njeri, se di tjetri, cfare thote njeri, se thote tjetri dhe megjithese kemi nje kryeminister qe ka namin e dores se forte, kur vjen puna per ceshtje te mprehta, njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
Ne rastin tone, as kjo nuk mund te jete e vertete. Ilir Meta, per shkak te levizjes qe ka bere, matet katermbedhjete here kur i duhet te thote dicka te kundert me qeverine ku ben pjese. Disiplina apo konformizmi i tij, kane gjithsesi nje kufi, pertej te cilit Meta nuk mund te shkoje.
Atij nuk i ka mbetur rruge tjeter dhe e ka ditur se cka bere kur u ka kerkuar bashkepunetoreve te tij, zotit L. Rama dhe zotit E. Haxhinasto te deklarohen kunder votimit te nje projektligji te pakonsultuar me NATO-n. E verteta mund te jete kjo PD dhe Berisha, me ate idene e mosterheqjes nga e tyrja, e kane konsideruar te mjaftueshme te konsultohen me misionin e BE-se prane Ministrise se Drejtesise.
Ne kete menyre dalin para publikut dhe thone ja, e mbajtem fjalen, u konsultuam me nderkombetaret! Mirepo, fshat e bidat, thote populli. Keta te NATO-s jane tjeter, nuk jane Euralius.
Dhe behet fjale per nje natyre tjeter konsultimi, qe nuk ka te beje me teknikalitete. Projektligji eshte kundershtuar nga SHBA dhe zyra e inteligjences se NATO-s. Ai eshte kthyer per tu konsultuar me ekspertet e NATO-s. Vetem nese NATO u ka dhene mandat juristeve te Euralius-it, qeveria eshte ne rregull me konsultimin e saj. Ne te kunderten, konsultimi mbetet jo vetem i paperfunduar, por ai nuk ka perfillur te zotin e punes.
Kjo do te thote qe dridhjet, tensioni dhe gjithe problematika qe hapi projektligji ne muajt mars-prill te kthehen ne piken e nisjes, me sakte ne nje pike me te larte te spirales se konfliktit. Kjo do te thote te perballemi me pikepyetje te reja e te renda ne lidhje me menyren se si kerkon te sillet Shqiperia si anetare e re ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.
Per vete jehonen dhe efektet e vecanta qe ka ne rrafshin e marredhenieve te Shqiperise me aleatet strategjike perendimore, e verteta e ndryshimeve, rregullimeve dhe procedures se votimit te projektligjit per SHISH-in duhet te dihet ne cdo kohe nga te gjithe deputetet, nga shtypi dhe publiku i gjere.
Ministrit i Jashtem, Ilir Meta, ka pasur rastin te njihet nga afer me qendrimin amerikan gjate vizites se tij te fundit ne Departamentin e Shtetit. Posti e obligon te jete transparent me publikun ne kete pike.
Miqesia e Shqiperise me SHBA vlen me shume se karriera e tij dhe cdo karriere tjeter ne kete vend. Per nentedhjete e shtate per qind te shqiptareve, qe e shohin te ardhmen e Shqiperise nga Perendimi, anetaresimi ne NATO vlen me shume se cdo post e parti.