Hetuesit e dosjes "Gerdeci" nuk ndalen, ne perpjekje per te zbardhur tragjedine e 15 marsit, e cila i mori jeten 26 personave, ndersa qindra te tjere u plagosen. Pas kerkeses se heqjes se imunitetit per deputetin Fatmir Mediu, sekuestrojne bazen ligjore qe ngriti "fabriken e vdekjes". Ne "sy" te ministrit aktual te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, grupi hetimor ka marre praktiken ligjore, e cila i hapi rruge perfshirjes se kompanive private ne biznesin e demontimit te municioneve dhe tregtise se armeve, nga arkiva. Gjithçka eshte perfshire me se fundi ne dosjen hetimore voluminoze. Burime nga akuza thane dje se oficeret e policise gjyqesore kane sekuestruar ne Ministrine e Drejtesise edhe komunikimin zyrtar dhe jozyrtar te ish-ministrit te Drejtesise, Aldo Bumçi, per kete çeshtje. Fakti u konfirmua edhe nga ministri Alibeaj, gjate nje konference shtypi. "Mund t‘ju them qe oficere te policise gjyqesore jane pritur ne Ministrine e Drejtesise ne kryerje te detyres se tyre. Atyre u jane krijuar kushtet per te kontrolluar praktiken, arkivin e Ministrise se Drejtesise dhe me lejoni qe te mos jap asnje lloj te dhene me teper, se eshte pune e Prokurorise dhe Prokuroria duhet lene e qete te ushtroje funksionin e vet", u shpreh ministri. Deklarata e shefit te Ministrise se Drejtesise vjen disa dite pasi opozita akuzoi ish-ministrin Bumçi se ka pasur komunikime informale me djalin e Kryeministrit, te cilin e kishte vene ne dijeni per fazen dhe detaje te hartimit te projektligjit. Por Alibeaj, duke i cilesuar keto "çeshtje te hetimit", nuk pranoi te komentoje, duke saktesuar se do te jete i gatshem te shkoje ne prokurori, nese hetuesit do te kene nevoje per deshmine e tij gjate hetimit.
Roli i Bumçit
Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumçi, ka qene ligjerisht i detyruar te shprehej dhe per vendimin e Keshillit te Ministrave me numer 138, date 14 mars 2007, "Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi". Ky vendim percaktonte qe liberalizonte tregun e armatimeve ne vend. Pika 3 e vendimit percaktonte se arsenali i Forcave te Armatosura, pas negocimeve, "...i shitej kerkuesit me te pare...". Dhe i pari dhe i vetmi kerkues ishte SAC i Henrit me derivatin shqiptaro-amerikan, "Albademil". Me daten 9 mars 2007, me nje shkrese me numer protokolli 1594/1, ish-ministri Bumçi firmos mendimin pozitiv dhe "voten" e tij pro, ne mbledhjen e pese diteve me vone ne Keshillin e Ministrave, duke sugjeruar, veç te tjerash, edhe ndryshimin e nje fraze ne te: shprehja ne anglisht "End User", te perkthehej ne shqip ne trajten "perdoruesi i fundit", siç dhe eshte pasqyruar ne tekst ne piken 4 te vendim, germa b. Nje firme ministrore qe megjithate nuk mjaftoi qe Bumçi te qendronte me gjate minister, pavaresisht shpreses qe i kishte krijuar pikerisht kjo firme.
Sekuestrimi i e-maileve
Disa dite me pare, grupi hetimor i tragjedise se Gerdecit sekuestroi leterkembimet e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, me keshilltarin e Mediut, Plarent Ruka. Sipas burimeve nga akuza jane sekuestruar te gjitha shkresat dhe korrespodencat e mbajtura mes ketyre dy institucioneve nga dhjetori 2006 deri ne fillim te marsit 2007. Gjithashtu, u thirr dhe u mor ne pyetje ish-keshilltari i Fatmir Mediut, shtetasi Plarent Ruko, te cilit, gjate kohes qe po merrej ne pyetje, i eshte komunikuar urdhri per sekuestrimin e leterkembimit me Alibeajn. Ish-keshilltari Ruko ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me takimet e bera mes tij dhe ish-drejtuesit te auditit ne Kryeministri, Alibeaj. "Takimet jane zhvilluar brenda ne Kryeministri, ne Ministrine e Drejtesise dhe ne lokalet e qendres se kryeqytetit, ndersa sa i perket leterkembimeve, ato kane filluar nga dhjetori i vitit 2006 dhe jane shpeshtuar jashtezakonisht ne muajt e pare te vitit 2007", thane burimet nga prokuroria. Sipas akuzes, keto e-maile, te cilat tashme jane sekuestruar dhe administruar ne dosjen voluminoze te çeshtjes se Gerdecit, ku rezulton se Alibeaj me detyren e drejtuesit te auditit te Kryeministrise, ofronte asistence juridike dhe zgjidhje te problemit se çfare duhej bere me armet, tekniken dhe pajisjet qe dilnin nga perdorimi dhe qe ishin prone e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Keto biseda, mesohet se jane kryer ne kohen kur kompania amerikane "Southern Ammunition Company" (SAC) kishte hyre ne negociata dhe kerkonte kryerjen e demontimit te municioneve te lehta, ku Ministria e Mbrojtjes ishte gati t‘i ofronte kete pune me prokurim te drejtperdrejte.
Baza ligjore
Mungesa e bazes ligjore per te kryer kete pune te kerkuar nga SAC-i, beri qe Ministria e Mbrojtjes te kerkoje asistence apo ndihme juridike nga drejtuesi i auditit ne Kryeministri, Enkelejd Alibeaj. Sipas prokurorise, ne leterkembimet mes tyre behet fjale per menyren se si Ministria e Mbrojtjes, si pjese e qeverise shqiptare, duhej te lejonte nisjen e aktivitetit te SAC-it per demontim, qe me pas do te niste bashkepunimin me kompanine shqiptare "Albademil" e drejtuar nga Mihal Delijorgji, biznesmeni tashme i pandehur per tragjedine e Gerdecit. Sipas referimit te Alibeajt, derguar ish-keshilltarit juridik te Ministrise se Mbrojtjes, Ruko, qe me pas rezultoi ne piken tre te Vendimit te Keshillit te Ministrave me nr. 138, te dates 14 mars 2007, ku autorizohej Ministria e Mbrojtjes qe "te nxjerre udhezimin e hollesishem perkates, per kriteret teknike dhe procedurat e asgjesimit ose çmontimit a tjetersimit te armeve e te teknikes se Forcave te Armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi", qe realisht nga ish-ministri Mediu nuk u nxoren udhezimet e hollesishme dhe te detajuara ne lidhje me llojin e municioneve qe duhej te çmontoheshin.
PJESË TË VENDIMIT
"2. Shitja e armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve eksplozive te Forcave te Armatosura realizohet nepermjet ndermarrjes MEICO, e cila zbaton çmimet e miratuara ne piken 1 te ketij vendimi.
3. Armet, teknika, pajisjet, municionet dhe lendet eksplozive, te kerkuara per perdorim ushtarak, pas negocimeve i shiten kerkuesit me te pare, duke realizuar nje çmim sa me te larte, por jo me te ulet se çmimi i miratuar ne piken 1 te ketij vendimi.
4. Bleresi duhet te plotesoje keto kushte:
a) Te jete i licencuar ne kete fushe ne vendin e origjines;
b) Te paraqese deklarimin e perdoruesit te fundit ose nje dokument tjeter lejues per import, nga autoriteti i vendit importues".
Alibeaj: Une autor i e-maileve per
Gerdecin, sepse kishte vakum ligjor
Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, pranoi dje publikisht se ka nisur e-maile ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes per Gerdecin, ne kohen kur ai ishte ne zyren e antikorrupsionit ne Kryeministri. Alibeaj, gjate nje komunikimi me mediat, sqaroi se korrespondenca e shkembyer mes internetit ka qene ne kuader te keshillimeve, pasi legjislacioni ka pasur vakume dhe duhej te plotesohej. "Kam nisur e-maile ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes, pasi kam dhene asistence juridike per ligjin qe po behej per Gerdecin. Nuk kam gabuar, pse kam nisur e-mailet, pasi nuk kam bere asnje veprim antiligjor. Keshillimet kane qene puna jone" ka thene ai, duke deklaruar prere se nuk beson te kete gabuar. "Modestisht mund te pranoj se jam jurist qe s‘pranon te kete gabuar, sidomos ne kete rast. Puna eshte bere ne menyre serioze dhe sot do te jepja nje keshille", ka thene me tej Alibeaj. Kreu i Drejtesise, eshte shprehur i gatshem te jape sqarime, qe mund te jene te nevojshme ne prokurori, lidhur me kete çeshtje. Pyetjes se, nese eshte i hapur per te qene pjese e sqarimeve ne Prokurori per tragjedine e ndodhur, Alibeaj i eshte pergjigjur pa hezitim: Po. "Nuk duhet te diskutohen te tilla pyetje. Çdokush ne kete shtet qe eshte nen mbreterine e ligjit, duhet te ofrohet per te dhene sqarime ndaj çdo procedure hetimore qe mund te behet. Kjo do te rrise marredhenien e besimit qe prokuroria duhet te gezoje ndaj publikut" ka shtuar ai, duke folur edhe per marredhenien me kreun e Prokurorise se Pergjithshme, Ina Rama. Marredhenie qe ai i ka quajtur normale dhe korrekte si me te gjitha institucionet.