Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria merr te pandehur dy punonjes policie per torture

Publikuar me : 26.04.2010 Ne : Kronike - 251 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

HETIMI


TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit i komunikon akuzat dhe i merr nen hetim me cilesine e te pandehurve dy efektivet e policise se Komisariatit nr.2 per ushtrim torture ndaj te arrestuarit te dates 29 dhjetor 2009 shtetasin Pajtim Serjani. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe komisionareve te Avokatit te Popullit, pasi ishin keta te fundit qe kallezuan ne prokurori dy punonjesit e policise Klodian Bala dhe Alfons Gjonin. Sipas ketyre burimeve, mesohet se nga hetimet tre mujore eshte arritur te provohet se mbremjen e dates 29 dhjetor 2009 dy agjentet e policise se Komisariati nr.2 te pandehurit tashme Gjoni dhe Bala kane kryer vepren penale te tortures ndaj te dyshuarit per tentim vrasje te punonjesve te policise Serjanin. Me date 27 janar 2010 zyra e Avokatit te Popullit ka sjell nje rekomandim prane Prokurorise se Tiranes, duke kerkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj punonjesve te policise Alfons Gjoni, Klodian Bala dhe disa kolegeve te tyre per vepren penale te Tortures. Sipas ketij rekomandimi te firmosur nga kreu i Avokatit te Popullit Ermir Dobjani e qe mban numrin K2/P1-11 Protokoll, saktesohet se mbremjen e dates 29 dhjetor 2009, aty rreth ores 20 00 te darkes i arrestuari Pajtim Serjani eshte qelluar ne menyre barbare me shqelma, me grushta dhe me kondak arme ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit, deri ne humbjen e ndjenjave-thuhet nga burimet e prokurorise duke iu referuar rekomandimit te Avokatit te Popullit, qe sipas tyre kjo skene barbare ka vazhduar edhe brenda ambienteve te Komisariatit nr. 2 ku eshte izoluar i arrestuari Serjani. Sipas prokurorise, me ardhjen e ketij rekomandimi institucioni i akuzes ka filluar hetimet duke mbledhur dhe grumbulluar prova materiale e deshmi te ndryshme per kete ngjarje. Nga hetimet tre mujore eshte arritur te provohet se i pandehuri Pajtim Serjani mbremjen e dates 29 dhjetor 2009 ka shkuar per te takuar nje shok ne nje lokal prane vendit te quajtur ish stacioni i fundit i autobuseve te Tiranes se Re. Sapo eshte afruar ne vendin e takimit, jane degjuar te shtena armesh qe e kane detyruar te largohet me vrap nga frika. Ne ikje e siper eshte ndaluar nga nje punonjes policie, i cili me pistolete ne dore i ka bere thirrje qe te ndalonte dhe te mos levizte nga vendi. Serjani i eshte bindur urdhrit te policit duke qendruar ne vend dhe me duart larte-thuhet nga burimet. Me pas i eshte afruar punonjesi i policise, i ka vendosur prangat dhe e ka shtrire ne toke. Sapo eshte shtrire mbi trupin e tij kane ardhur nje furi goditjesh me shqelma, grushta dhe me kondak arme ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit. Pastaj, eshte provuar se, agjentet e policise e kane marr zvarre dhe e kane hipur ne nje makine policie, duke e derguar ne Komisariatin e Policise Nr. 2 Tirane, ne nje dhome ne katin e pare te godines. Sapo e kane futur ne komisariat dhe duke qene i lidhur me pranga, policet Gjoni dhe Bala kane filluar ta godasin perseri ate me grushta e shqelma ne trup. Nga goditjet e forta, ai ka humbur ndjenjat dhe i ka rene te fiket. Policet i kane hedhur uje me qellim qe te permendej. Sapo ai eshte permendur, ata e kane goditur perseri derisa ai humbiste ndjenjat dhe kjo skene eshte perseritur disa here. Nga goditjet e policeve atij i jane shkaktuar dhimbje te forta dhe plage te dukshme ne koke, ne fytyre dhe ne pjese te tjera te trupit. Ndersa mesin nuk e levizte dhe nuk e perkulte dot nga dhimbjet qe kishte pesuar-thuhej nga prokuroria, duke iu referuar akt-ekspertimit te mjekesise ligjore mbi demtimet e marra ne trup. Pervec ketij akt-ekspertimi, prokuroria mesohet se ka siguruar edhe deshmite e te arrestuarve te tjere te asaj nate, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, ky i fundit i njohur edhe si ish-i fejuari i Ingrid Gjonit. Sipas akuzes, te gjitha keto veprime jane kryer nga agjenti Bala dhe Gjoni, ky i fundit i denuar edhe dy here tjera me vendim te formes se prere, per trafikim te mjeteve motorike dhe kryerje te veprimeve arbitrare gjate ushtrimit te detyres.


AKUZA
Tortura e parashikuar ne nenin 86 te Kodit Penal
Kryerja me dashje e veprave, nepermjet te cilave nje personi i jane shkatuar vuajtje te renda, fizike apo mendore, nga nje person, qe ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, te hapur ose te heshtur, me qellim
a) per te marr prej tij ose nje tjetri informata ose pohim
b) per ta ndeshkuar per nje veprim te kryer ose qe dyshohet te jete kryer prej ose nje personi tjeter
c) per ta frikesuar ose bere presion mbi te ose nje person tjeter
d) per cdo qellim tjeter te bazuar ne cfaredolloj forme diskriminimi
e) cdo akt tjeter cnjerezor apo poshterues
-perbejne veper penale dhe denohen me burgim nga kater deri ne 10 vjet burg


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit