Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prona, pronare, pronore

Publikuar me : 20.07.2010 Ne : Kuriozitete - 167 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Peremrat pronore, jo vetem ne shqipe, lejojne luhatje kuptimore nga me marramendeset.
Çfare do te thote, pikerisht, im? Te kapur ne befasi nga pyetja, do ta perkufizonim keshtu qe me perket mua, qe eshte prona ime; cka lidhet edhe me vete emrin e peremrit pronor.


Por mjaft te analizojme shembuj te ndryshem vec e vec, per tu bindur se marredheniet mes pronoreve dhe pronave, te ndermjetesuara nga kjo fjalez rreshqitese, nuk jane aq te tejdukshme.


Lapsi im - natyrisht, une e kam blere, mua me perket, nuk ma merr kush. Madje, edhe kushtetuta e 1974-es, kete e quante prone vetjake, per ta dalluar nga prona private, e keqja.


Shpretka ime - eshte vertet imja, por jo si lapsi; sepse nuk ma ka dhene kush, por kam lindur me te; po te ishte veshke, ndoshta mund edhe te ma zhvatnin pa me pyetur...
Pallati im - ndertesa ku une banoj, natyrisht; por per disa te pakte ndertesa qe kane ngritur ose blere, dhe kane vene te banojne te tjere, perkundrejt nje pagese te permuajshme.


Dyqani im
- mund te jete dyqani ku preferoj te blej sapunin e rrojes; por zakonisht e degjojme nga goja e dyqanxhiut, qe mund ta kete marre hapesiren me qira, ose ta kete blere, ose trasheguar nga i ati.


Nena ime - ketu puna vjen e ngaterrohet pak; sepse nena nuk me perket mua, madje e kunderta ka me shume gjase. Nena ime eshte ajo qe me ka bere koken, duke me nxjerre nga trupi i vet; i perkas me shume se cme perket. Ne nje kuptim, eshte me imja se shpretka; sepse akti mbi te cilin i ka themeluar marredheniet me mua ekziston, i mbrojtur, ne paprekshmerine e se shkuares dhe nuk zhbehet dot me.


Gruaja ime - Pavaresisht nga perkufizimi qe do ti kish dhene pronorit ketu Lek Dukagjini, mbi debatet per kuptimin e ketij togfjaleshi eshte themeluar nje levizje e tere sociale dhe politike (feminizmi).


Burri im - Ka prej nesh qe kur ia degjojne gruas kete shprehje, kujtojne se ajo konfirmon statusin e saj si prone e te shoqit. Me fjale te tjera, te gruaja ime pronori shenon pronarin (mua burrin), ndersa te burri im pronen (mua gruan).


Partia ime - Kete togfjalesh e hasje rendom ne poemat e viteve 1960-1970; pronori shenonte gjithnje perkatesi pasive; por vetem se ishte poeti qe i perkiste Partise, madje duke iu dhene e dorezuar, si nusja dhendrit ne martesen mistike mes artit te fjales dhe ideologjise.


Gjithsesi, dhe pavaresisht nga nuancat semantike (biografia ime, gafa ime) njeriu duhet ta kete prejardhjen nga ketri, po ta gjykosh nga obsesioni per te grumbulluar gjithfare rraqesh ne zgavren e vet, te cilat pastaj i etiketon me pronorin perkates, ne forme ledhatimi lehtesisht masturbator. Qe ketej edhe prirja, pergjithesisht e pafajshme, per ta kujtuar gjithnje pronorin si shenjues te pronarit.


Ne vepren e vet te mirenjohur Letrat e Screwtape-it (udhezime imagjinare per edukimin e njeriut, qe ia jep demoni Screwtape nipit te vet axhamiut Wormwood), C.S. Lewis shpjegon edhe si ia korruptojme kuptimin prones dhe pronesise, me ndihmen e iluzionit gjuhesor.


Lewis sjell, nder te tjera, shembullin e nje princi trashegimtar ende foshnje, te cilit i ati i ka dhene komanden titullare te nje province te madhe, te qeverisur ne fakt prej keshilltaresh te urte; dhe qe nje dite nis vertet te pandehe se i ka prona te vetat qytetet, pyjet dhe drithin, njelloj sic i ka te vetat xhinglat me te cilat luan ne dysheme.


Ne, thote demoni Screwtape, e perftojme te njerezit kete ndjenje pronesie jo vetem nepermjet krenarise, por edhe nepermjet peshtjellimit. U mesojme atyre te mos verejne kuptimet e ndryshme te peremrit pronor - ato dallesa te imeta qe perftohen duke kaluar nga cizmet e mia, te qeni im, sherbetori im, gruaja ime, babai im, kryezoti im, vendi im e keshtu me radhe deri te Zoti im. Mund tu mesojme qe, te gjitha keto kuptime ti thjeshtojne ne ate te cizmeve te mia, ose te pronori i pronesise.


Tek e fundit, vazhdon demoni i Lewis-it, edhe ne cerdhe, femijen mund ta stervitesh qe me shprehjen arushi im te kuptoje jo objektin e imagjinuar te dashurise, me te cilin ka vendosur nje marredhenie te vecante, por arushi qe une mund ta bej fertele, po te me doje qejfi.


Me ane tjeter, [ne demonet] u kemi mesuar njerezve te thone Zoti im me nje kuptim ne te vertete jo shume te ndryshem nga ai qe merr pronori ne shprehjen cizmet e mia, meqe kuptimi ketu eshte Zoti, ndaj te cilit une pretendoj dicka, si shperblim per sherbimet e mia te dalluara; dhe qe une e shfrytezoj nga podiumi ku kam hipur - Zoti te cilit ia zoteroj tashme tapine...


Me duhet te rrefehem se, kur e kam lexuar per here te pare kete pasazh te Lewis-it, me ka shkuar menjehere mendja te citate si ky i meposhtmi


Letrat me vlere te emetuara nga qeveria ime ne vitet 95-96 dhe me afate perdorimi te zgjatura serish nga qeveria ime para tre vitesh, jane nje detyrim madhor dhe i padiskutueshem i imi ndaj qytetareve shqiptare, sepse une kam qene President i vendit ne fuqi ekzekutive, kur kam miratuar dhe urdheruar emetimin e tyre.


Lexuesi i regjur ne politike menjehere do tia njohe stilin Kryeministrit te tanishem te Shqiperise, Sali Berishes; por e verteta eshte se shprehja qeveria ime funksionon tanime si klishe e ligjerimit politik; dhe e gjen te perdorur edhe nga kryeministra te tjere, para Berishes; sikurse e degjon nga kryetare qeverish gjetiu.


Nje kerkim i shpejte ne Google sjell rreth 23,900 gjetje per togfjaleshin fajtor; ndersa duke faktorizuar edhe emrin e kryeministrit te sotem, numri i gjetjeve pergjysmohet ne 11,900.


Ne gojen e cdo qytetari te republikes, qeveria ime shenon ekzekutivin, ose grupin e administratoreve te larte te puneve te shtetit te miratuar nga Parlamenti; ky kuptim vlen edhe per kryeministrin vete, sa kohe qe edhe ky eshte qytetar i Republikes Shqiptare. Megjithate, Berisha nuk thote qeveria ime njelloj sic do ta thoshte, bie fjala, nje polic trafiku ose edhe nje sipermarres i tregtise se llullave; meqe per kryeministrin qeveria ime eshte, para se gjithash, qeveria qe ai drejton.


Ne vetvete, shprehja qeveria ime eshte po aq subversive ndaj demokracise sa edhe partia ime, republika ime, grupi im parlamentar, ministria ime etj., ne gojen e titullareve perkates.


Ne nje editorial te para dy-tre diteve, ne The Washington Post (Modestia perzgjedhese e Barack Obama-s), Charles Krauthammer kritikon presidentin e vet per egocentrizem, duke e mbeshtetur kete kritike, nder te tjera, edhe ne menyren si e perdor Obama peremrin pronor im.


Shkruan Krauthammer
Vereni si Obama u referohet rregullisht anetareve te kabinetit dhe zyrtareve te tjere te larte te qeverise si imi sekretari im i sigurise se vendit, ekipi im i sigurise kombetare, ambasadori im. Perdorim me normal dhe me i respektueshem do te ishte te thuhej thjesht sekretari i sigurise se vendit etj. Tek e fundit, zyrtaret publike betohen qe ti sherbejne popullit te tyre dhe kushtetutes - jo personit qe i ka emeruar.


Ne te vertete, publiku amerikan tregon vemendje ndaj detajeve te tilla; edhe pse kultura demokratike, ne ShBA, i ka rrenjet te thella dhe nuk mund te rrezikohet nga egocentrizmi - i supozuar - i nje presidenti.


Ne Shqiperi, perkundrazi, kultura demokratike ende eshte per tu ndertuar; dhe ky ndertim do te nise edhe ne ligjerimin politik, ne te cilin politikanet nyjetojne, dashur pa dashur, raportet qe vendosin me njeri-tjetrin, me institucionet dhe me publikun.
Ndoshta menjanimi, ne kontekste te tilla, i ketij pronori parazitar, qe funksionon me teper si droge perftuese iluzionesh te madheshtise, do te sherbente si fillim i mbare.


Perndryshe, le tia leme njeriut te rruges, anonimit te intervistuar kacakce ose te kapur ne candid camera, qe te thote qeveria ime, duke e gjetur veten ne ekzekutivin nepermjet identitetit te vet si zgjedhes dhe si qytetar. A nuk do te ishte per tu uruar, qe qeverine e nje vendi ta konsideronte si prone te veten publiku perkates, jo kryeministri?

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit