Ne Shqiperi pronaret po kundershtojne nje ligj te sapomiratuar nga Parlamenti vetem me votat e maxhorances. Sipas ketij ligji shteti ka te drejte tu marre pronareve tokat qe ata nuk i punojne dhe ti jape ato me qira.
Shifrat zyrtare tregojne se ne Shqiperi rreth 50 mije hektare toke bujqesore, ne 700 mije hektare qe ka gjithsej Shqiperia te regjistruar ne kadaster, jane djerre.
Arsyet kryesore jane emigrimi menjehere pas renies se regjimit komunist, kryesisht ne Greqi dhe ne Itali e brezit te ri te pronareve te saj dhe migrimi i brendshem, braktisja e fshatit dhe dyndja e popullsise rurale drejt zonave urbane, qyteteve te medha, ne kerkim te nje jete me te mire.
Fjala eshte per 440 mije familje qe moren toke ne vitin 1992 dhe 1995 ne baze te ligjit te ndarjes se pasurise ne ish-kooperativat bujqesore dhe ish fermat shteterore.
Çfare synon ligji i ri?
Ligji i sapomiratuar me votat e maxhorances kerkon te ndryshoje kete situate. Ne baze te tij, shteti gezon te drejten qe token e papunuar tia marre pronarit dhe t ia jape me qira, fillimisht me nje kontrate pesevjecare te rinovueshme, nje personi tjeter qe ta punoje.
Jemin Gjana, deputet i PD dhe kryetar i komisionit parlamentar per bujqesine, e vlereson si nje hap te mencur dhe ne kohen e duhur miratimin e ketij ligji. Gjana Qellimi i tij eshte futja ne qarkullimin ekonomik te rreth 10perqind te tokave qe figurojne ne kadaster si toka bujqesore dhe qe jane te ndare ne pronesi private, dhe per ti mbjelle ato me kultura te ndryshme bujqesore. Interesi i ligjit eshte te inkurajoje venien e ketyre tokave ne qarkullim ekonomik.
Procesi i dhenies me qira te tokave djerre do te filloje me evidentimin e tyre nga bashkite dhe komunat.
Me pas tokat e papunuara do te nxirren ne ankand dhe do te jepen me qira. Ligji parashikon qe pas perfundimit te kontrates toka mund ti kthehet pronarit nese ai e punon ose te vazhdoje te jepet me qira permes rinovimit te kontrates. Sipas tij, 80perqind e parave te dhenies se tokes me qira do ti marre pronari i saj kurse pjesen tjeter pushteti lokal.
Reagime nga shoqatat e pronareve
Miratimi i ligjit qe u merr pronareve tokat e papunuara dhe ia jep me qira nje pale te trete eshte pritur me kundershtim nga pronaret. AgimToro, Sekretar i Pergjithshem i shoqates, Pronesi me drejtesi, vlereson ligjin si Nje veprim te dhunshem nga shteti, te pamoralshem, antikushtues qe nderhyn ne te drejtat e atyre njerezve qe ai i ka quajtur pronare dhe qe pronat e tyre jane te regjistruara ne zyrat e pasurive te paluajtshme.
Ne baze te Kodit civil, vetem pronari eshte ai qe ka te drejta reale mbi nje prone, per ta shitur apo dhene me qira. Menyra sesi shteti do tua marre tokat djerre pronareve duke shkelur kete te drejte, duke vendosur vete shteti normat e qirase nuk ben gje tjeter vecse shkel dhunshem te drejtat e individit ne kuptimin e pronesise.
Pro dhe kunder Pronaret e tokave dhe perfaqesuesit e shtetit
Jemin Gjana i kundershton pretendimet e pronareve. Ligji nuk prek titujt e pronesise. Keta tituj vazhdojne ti kene familjet qe kane marre toke me ligjin 7501,ne baze te te cilit u nda toka ne kooperativat bujqesore dhe me ligjin e vitit 1995, qe ndau mbi 150 mije hektare te tokave te ish-nderrmarjeve dhe fermave bujqesore. thote ai,
Por per AgimToron nga shoqata Pronesi me drejtesi eshte pikerisht ligji 7501 ne baze te kaosit dhe dhunimit te se drejtes se prones ne Shqiperi. Ky ligj e ndau token e ish-kooperativave bujqesore sipas parimit Toka i takon atij qe e punon dhe jo ne baze te pronesise se ligjshme.
Ai mendon se edhe ligji i sapomiratuar i marrjes se tokave djerre nga pronaret, te cileve vete shteti u dha tituj pronesie dhe i dhenies se tyre me qira eshte pasoje e ligjit 7501. Sipas tij ky ligj nuk mund te veproje ne tokat e papunuara te minoritetit grek ne Dropull apo kudo ku ai nuk eshte zbatuar, pasi fshataret e kane token te trasheguar dhe jo te dhene nga shteti.
Shoqata Pronesi me Drejtesi ka bere te ditur se do ta kundershtoje kete ligj duke filluar nga Gjykata Kushtetuese dhe pastaj individe te caktuar do te orientohen per te ndjekur kete ceshtje ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg thote AgimToro. Rruga me e mire per te mos lene tokat bujqesore djerre sipas tij, eshte perdorimi i taksave nga shteti, ulja e tyre per ata qe e punojne dhe ngritja per ata qe nuk i punojne ato.