Keto dite mbare bota asht mobilizue me shpetue nji grue te re iraniane, te quejtun Sakineh Mohammadi Ashtiani, prej vrasjes mizor qe e pret, mbytjes me gure, apo sic jane mundue me e shti ne gjuhen shqipe disa injorante «gurezimin»!
Po i lame menjane konsideratat nese gjykatat iraniana jane te besueshme, nese e akuzuemja ka apo ska faj, nese nji denim i tille asht i proporcionuem me sasine e fajit te pandehun, po ndalemi vetem tek fakti qe nji denim i tille asht barbar.
Vete procedura, futja e se denuemes deri ne fyt ne dhe e mandej gjuejta e saj prej afer me gur prej disa kriminelave te autorizuem, len pa fryme kedo qe ka nji fije dhembshuni.
Ajo qe te ban pershtypje asht se ne Shqipni ka shoqata kinse kulturore iraniane (nji vend qe mbyt grate me gur smendoj se mund te eksportoje kulture) ku militojne intelektuale te njohun e te paguem mire prej shtetit iranian, zadhanes te te cilit ata jane.
Shumekush pat prite nji reagim prej ketyne mercenareve, kur ne Iran shperthyen protestat rinore dhe u pa se me sa mizori reagoi regjimi diktatorial i Ahmadinexhadit, por asnji prej tyne nuk e hapi gojen e jo ma te jepte doreheqjen.
Sot ndodhemi para nji akti barbar vrasjes me gur te nji grueje. Te gjithe ata qe jane bashkepuntore te nji regjimi te tille, qe mundohen me ia permiresue pamjen e jashtme tue propagandue gjoja kulturen e tij, jane ne menyre implicite bashkepuntore ne kete krim.
Do te ishte me interese me dijte nese Ministria e Jashtme e jona ka pergatit nji note per me ia drejtue Iranit? Pyetja asht thjesht retorike, pse tashma e dijme prej kronikave te gazetave se me cka merren nji pjese e nepunesve te asaj ministrie.
Nji vend qe hesht para aktesh te tilla, bahet perkrahes i ketyne krimeve kunder dinjitetit te njeriut dhe ne vecanti kunder grave. Ne politike dhe ne institucionet shtetnore kemi mjaft gra te impenjueme, e do te ishte mire qe te sakrifikonin pak nga koha qe i kushtojne shoppingut, floktoreve, manikyrave e telenovelave per me thane dicka mundesisht me mend ne favor te Sakinehit, e cila pret ne nji qeli te Teheranit oren e ekzekutimit makaber.
Sakinehi nuk pret mrekullina as prej intelektualve mercenare dhe as prej politikaneve tona, ajo pret vetem nji gjest qe do te deshmonte se ne nuk jemi pale me barbarine aziatike, por mbeshtesim lirine e personit dhe shohim tek cdo njeri shembelltyren tone.