Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Puset e naftes, vdes nga helmimi kryeinxhinieri

Publikuar me : 08.05.2010 Ne : Kronike - 257 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

AVARIA/ Dhimiter Gjeci mesohet se eshte ndier keq pak minuta pas hapjes se pllakes se betonit qe mbulonte gryken e pusit

Mjeket thane se ishte i pamundur shpetimi i jetes se 59-vjecarit, i cili ka gjetur vdekjen menjehere

Kristaq Thanasi

FIER - Gjen vdekjen ne gryken e pusit kryeinxhinieri 59-vjecar Dhimiter Gjeci. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje pus nafte, prone e kompanise Albpetrol. Nje inxhinier i sektorit te avari-shpetuesve ne kete kompani nafte eshte intoksikuar si pasoje e shperthimit te nje pusi nafte ne forme fontane. Po ne kete pus dy dite me pare nje punetori i eshte rrezikuar jeta nga shperthimi i ketij gazi. Ndersa inxhinieri ka gjetur vdekjen, punonjesi eshte ende ne gjendje te rende, por sipas mjekeve ai eshte jashte rrezikut per jeten Ngjarja ka ndodhur ne nje pus nafte te fondit te ndalur qe ishte perfshire nga shperthimi qe nga 25 prilli i ketij viti.

Ngjarja
Ndersa po punohej dite te tera per te mbyllur shperthimin e gazit, i cili shoqerohej duke dale ne atmosfere se bashku me uje ndodhi edhe ngjarja e rende. Paraditen e se premtes, ne oren 09 30 prane spitalit rajonal te Fierit me autoambulancen e kompanise se naftes Albpetrol eshte derguar shtetasi Dhimiter Gjeci 59 vjec. Sirenat e ketij mjeti kane rene fort per rreth 5 minuta ne hyrje te ketij spitali. Kjo per vete faktin se ajo ishte bllokuar si zakonisht nga mjete te ndryshme. Gjithsesi, nga ky mjet disa naftetare kane zbritur me barrele shefin e tyre inxhinierin Gjeci, i cili ishte ne gjendje shoku. Menjehere ai ka hyre ne repartin e reanimacionit. Jane bere tentativa per ti shpetuar jeten, por sipas mjekeve ai ka mberritur pothuajse i vdekur.


Gjeci ka qene pa shenja jete, nderkohe qe mjeket shprehen se ka qene e kote dhenia e ndihmes se shpejte. Inxhinieri Dhimiter Gjeci ka gjetur vdekjen si pasoje e helmimit me gaz ne pusin e naftes Bubullima 14 qe ndodhet ne zonen e Kallmit, ne rrethin e Fierit. Pusi ne fjale ka qene i fondit te ndalur dhe ishte ne inventarin e ndermarrjes se Sheqishtes, ndermarrje kjo vartese e kompanise Albpetrol sh.a. Ajo ishte jashte zonave te banuara, nderkohe qe ruhej me roje per te mos u afruar ndonje banor i fshatit Kallm, kjo per arsye se persona te papergjegjshem marrin tubacione per ti shitur per skrap.


Kompania
I pranishem ne vendngjarje ishte drejtori i pergjithshem i kompanise Albpetrol Ferdinad Murati. Ky i fundit tha se prej tri ditesh brigada e avarishpetuesve ku bente pjese edhe inxhineri po perpiqej per te ndalur fontanen qe ka perfshire pusin. Drejtori Murati ndersa ka vleresuar pervojen disavjecare te inxhinierit te vdekur ne krye te detyres ka folur per nje hetim te ketij rasti. Pusi Bubullima 14 ka qe nga 25 prilli qe ka nisur te nxjerre gaz dhe uje nga nje tub nentokesor. Era dhe zhurma e gazit ka shtrire rrezen e perhapjes se tij deri ne zonen e banuar aty prane.


Dy dite me pare, eshte intoksikuar edhe Fatmir Kamberaj, punetor i skuadres. Ai paraqitet ne gjendje me te mire pavaresisht nderlikimeve qe ka pasur ne castin e mberritjes ne spital. Te dy naftetaret e helmuar me gaz qe bejne pjese ne brigaden e avarishpetimit kane qene te pajisur me maska kunder gazit dhe me kasketa mbrojtese, megjithate rasti ne fjale do te hetohet. Pervoja shumevjecare e inxhinierit Dhimitraq Gjeci ne shperthime te tilla edhe me te fuqishme e ka sjelle ate ne kete pus te ndaluar. Trupi i tij gjate mesdites se premte iu nenshtrua autopsise, e cila do te faktoje ndonje semundje te meparshme te zemres qe mund te jete tronditur nga shperthimi i gazit duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Albpetrol, mbledhje urgjente pas vdekjes se inxhinierit
Vdekja e kryeinxhinierit te Qendres se Inspektim- Shpetimit te Ndermarrjes se Gazit (QISHNG) ka cuar ne zhvillimin e nje mbledhjeje te jashtezakonshme te drejtuesve te Albpetrolit per te diskutuar lidhur me kete ngjarje te rende. Drejtori i kompanise, Ferdinand Murati, dha nje informacion te detajuar mbi humbjen e jetes se kryeinxhinierit Dhimiter Gjeci. Sipas tij, pusi Bubullima 14, e cili ndodhet ne sektorin Kallm -Verri te Q.P.N Sheqisht eshte nje pus i fondit te ndalur, i cili dite me pare ka dhene prezencen e nje gazi te shoqeruar me uje te kripur. Sipas Muratit, per te vleresuar intenstitetin e ardhjes se ujit pusi u la ne vezhgim per disa dite.


Nga vezhgimet u konstatua se ardhja e ujit nuk ndryshoi. Si rrjedhoje, me 3 maj, nje grup i QISHNG-ut, i specializuar per nderhyrje ne te tilla raste, kreu vezhgimin e gjendjes se grykes se pusit per marrjen e masave tekniko-organizative dhe masat e mbrojtjes ne pune te nevojshme per nderhyrje per hermetizimin e grykes se pusit dhe eliminimin e daljes se pakontrolluar te fluidit qe dilte nga pusi. Per kete u hartua nje program i vecante pune. Pas miratimit te programit te punes dhe marrjes se masave te nevojshme, me daten 7 maj, grupi i QISHNG Patos dhe QPN Sheqishte i perbere nga vete kryeinxhinieri Dhimiter Gjeci, si dhe shefa te tjere Lulezim Karamani, Hysni Sina, Eduart Mehmeti dhe Robert Grabova dhe me nje personel mjekesor te kompanise, si dhe grupi avaro-shpetues me 12 operatore kane nisur punen.


Personat e lartpermendur me kundragaz te vendosur ne fytyre kane filluar operacionin e nderhyrjes duke ribere keqyrjen e grykes se pusit. Mesohet se 1-2 minuta pas largimit nga gryka e pusit te nje pllake betoni qe ishte vendosur mbi te, kryeinxhinieri Gjeci ka rene me fytyre ne toke. Menjehere pjesetaret e nengrupit e kane nxjerre ne krahe jashte zones se rrezikuar dhe ka filluar ti jepet ndihma mjekesore, duke i bere masazh kardiak, frymemarrje goje me goje dhe aparatin e AMBU-se per te dhene oksigjen, por Dhimiter Gjeci nuk ka reaguar. Stafi mjekesor i pranishem ne vendngjarje ka konstatuar se vdekja ishte e menjehershme. Por ai eshte nisur urgjentisht ne spital, ku stafi mjekesor i Fierit vetem ka konstatuar vdekjen. Tashme pritet pergjigja e autopsise.

'
Komente
nga : Elvisi
Koment publikuar ne daten 11.12.2010
Kane kaluar me shume se 7 muaj nga kjo gjarie e rende dhe familjaret e tij jane ne gjendje te veshtire ekonomike. Te japesh jeten per shtetin dhe shteti te nxjerr ne mes te 4 rrugeve. Ky po eshte vlersim.

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit