Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qe integrimi te mos jete teater

Publikuar me : 18.07.2010 Ne : Kuriozitete - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kur, afersisht, Shqiperia do te jete anetare e Bashkimit Europian? Pergjigjen e kesaj pyetjeje nuk e di njeri. As ne Bruksel, as ne Strasburg, as ne Tirane. Eshte nje shaka e hidhur qe BE-ja ka ardhur duke u larguar, sa me shume i jemi afruar! Drejtuesit politike te vendit tone kane qene me te sigurt per kohen e integrimit para pesembedhjete vjetesh se sa jane sot. Prandaj nuk permendin me afate, por mjaftohen me optimizmin tipik, qe konsiderohet nje ushqim i mire per fukarane.

Ashtu si dielli qe lind, edhe endrra e integrimit do te realizohet! Kthehet pyetja Kur? Kur afersisht? Se dielli kete pune ka! Ne qeverine e Tiranes, rendom, sundon kjo retorike Ne i kemi kryer detyrat tona! Per edukate, nuk thuhet se tani e ka ne dore Europa. Por ska nevoje te thuhet sepse kuptohet. Nga ana tjeter, Brukseli qe flet ne emer te Europes, pergjigjet keshtu Integrimi eshte ne doren tuaj! Ju i dini detyrat. Ne jemi ne dispozicion per tju ndihmuar!
Ne jemi gati, por ju nuk doni - fjala e Tiranes. Ne duam, por ju nuk jeni gati- fjala e Brukselit. Ky eshte pingpongu qe luhet dhe natyrisht, duam, sduam, e drejta eshte me te zotin e dyqanit, sic thote populli. Ne duhej ti kishim te gjitha gjerat ne vije per te gjykuar me objektivitet se sa e hapur eshte dera e Europes per ne. Çti themi Europes, kur nuk jemi ne rregull per vete. Ka shume mundesi - dhe kjo u bie ne sy edhe nga atyre qe nuk jane eksperte te fushes- se qeveria shqiptare ka nje konceptim shkollaresk per ato qe quhen detyrat e shtepise, duke i konsideruar pak a shume si detyra me shkrim, me shume faqe, qe shoqerohen me ndonje mesim tregues ne praktike, sa per tua treguar eksperteve, vezhguesve apo monitoreve te BE-se. Kuptohet se me kaq vetem i bejme qejfin vetes. Koncepti i integrimit apo i detyrave te shtepise eshte shume i gjere. Kryefjala e integrimit quhet implementim. Domethene, venia ne praktike e standardeve te Europes dhe europianizmit.

Sa kohe qe Shqiperia, edhe pse kaluan njezet vjet, nuk ka zgjidhur apo krijuar ende, ne perputhje me standardet e botes se lire, tri ceshtje te medha- zgjedhjet, drejtesine dhe pronen- rruga e saj drejt Europes vazhdon te jete e gjate, ndersa sukseset e saj ne fushen e integrimit nuk jane te dores se pare.

Mund te flasim gjere e gjate per vonesat apo fajet e Shqiperise, por edhe Europa qe ka luksin te vendose kritere, te gjykoje dhe te mbaje ne pritje vendet kandidate, ka normalisht pergjegjesine e vet per demokracine e ketyre vendeve. Europa, kur ka dashur, e ka liruar doren si me rastin e Bullgarise dhe Rumanise dhe mire ka bere. Vitin e ardhshem pritet pranimi ne BE i Kroacise. Me tej, Europa ka vendosur te pushoje disa vite. Ne samitin e para pak javeve ne Sarajeve, drejtues politike te vendeve te fuqishme te Europes, folen per nje pauze dhjetevjecare pas hyrjes se Kroacise. Nuk ka nje vendim te shkruar, sigurisht, por kjo eshte me keq se te kishte nje vendim te shkruar. Ne shtepine e te varurit nuk permendet litari. Nuk ka pasur as reagime, as komente dhe as sqarime nga autoritetet zyrtare ne lidhje me kete pauze eventuale, edhe pse ne pervjetorin e pare te qeverise Berisha - Meta drejtuesit e LSI-se i meshuan me tendence faktin se qeveria e tanishme eshte qeveria e integrimit, a thua se nuk ka qene e tille ajo pa LSI-ne dhe nuk do te jete po e tille edhe qeveria e opozites neser! LSI-ja dhe qeveria duan te bejne propagande, por kjo puna e pauzes eshte vertete shume shqetesuese. Po te jete e vertete se ne Europe kane vendosur te shtrengojne doren me Shqiperine dhe me ndonje vend tjeter te rajonit, apo sic e themi ne shqiptaret, po te jete se duan ti fryjne kosit meqenese u ka djegur qulli, atehere i bie qe Shqiperia te anetaresohet nje dekade e gjysme pas Bullgarise dhe Rumanise. Kjo diference nuk perligjet as me komunizmin qe kemi jetuar deri ne vitin 1990 dhe as me demokracine qe jetojme sot.

Eshte e qarte se pauza pas pranimit te Kroacise tregon lodhjen e Europes nga debatet e brendshme ne lidhje me zgjerimin, debate qe nganjehere po vene ne pikepyetje vete realitetin e Europes se Bashkuar per shkak te krizes ekonomike. Por fatmiresisht, politika e zgjerimit eshte ende politika zyrtare e BE-se. Mendjet e ndritura te kontinentit e dine se nuk mund te kete dy Europa, nje te bashkuar dhe nje tjeter jashte saj. Ne kete kontekst, pauza pas pranimit te Kroacise duhet konsideruar pikesepari nje deshtim per qeverite e ashtuquajtura te integrimit, te Shqiperise dhe vendeve te tjera te rajonit, qe jane lene ne listen e pritjes. Po te kishin keto qeveri arritje konkrete dhe domethenese, Europa nuk do ta kishte te lehte ti ndante kaq gjate nga Kroacia. Por ndersa pasqyron dilemat e Europes per menyren si do te vazhdohet me vendet e tjera, pauza do te inkurajonte frenimin e proceseve integruese ne keto vende, shoqeruar me nje demagogji akoma me te shpifur te drejtuesve politike. Kushdo qe ka folur e flet per pauze nuk llogarit efektet e demshme, deri shkaterruese, qe ka kjo fjale per demokracite e reja. Ne Shqiperi, por edhe ne disa vende fqinje, qeverite dhe per fat te keq edhe vete qytetaret, enderrojne te marrin vizat, ndersa nuk duan tia dine shume per integrimin, per te mos thene se e mendojne me kosto. Integrimi gjithnje eshte pare si nje lloj teatri qe duhet luajtur here per publikun, here per Europes, por pune e madhe po u shty ne kalandrat greke. Integrimi garanton konkurrencen politike dhe ekonomike, garanton pronen, garanton drejtesine, garanton lirite dhe te drejtat! Ne fakt integrimi nuk u duhet atyre qe duan te fitojne zgjedhjet me manipulime, te pasurohen me monopole, te vene nen kontroll drejtesine e keshtu me radhe.


Pauza do ta bente edhe me teatrale ceshtjen e integrimit te vendit tone ne Europe dhe do ti thellonte semundjet e demokracise qe jane listuar ne progres raportin e BE- se. Me mire te mos permendet fare, te mos kete fare afate. Plotesimi i kritereve- ky duhet te jete afati i hapur. Qe do te thote se, ne vartesi te arritjeve, vendi mund ta pranohet perpara vitit 2200, por edhe pas vitit 2020. Pra duhet nje kriter motivues dhe ndeshkues njekohesisht, per ato qeveri qe mendojne ta shtyjne me demagogji. Europa duhet ta dije se partneri me i madh i saj ne ceshtjet e integrimit nuk jane qeverite e
Shqiperise, por qytetaret shqiptare. Sa me e qarte dhe sa me e hapur te jete Europa me qytetaret shqiptare per integrimin, aq me shpejt keta qytetare do ta shtyjne vendin drejt Europes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit