Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria, ne dileme per ndarjen e kartave te identitetit

Publikuar me : 25.08.2008 Ne : Politike - 542 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

 

 

 

PD-ja skeptike per pajisjen e shqiptareve me kartat e identitetit. Problemet qe mund te sjellin kartat, gjate zgjedhjeve te ardhshme, kane bere qe Partia Demokratike te mendoje edhe per opsionin rezerve se me çfare dokumenti do te identifikohen shqiptaret ne votime. Votimi me karten e identitetit nuk eshte opsioni i vetem, duke i lene vend edhe perdorimit te pasaportave ne zgjedhjet e ardhshme. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile nuk terhiqet nga ideja se ne zgjedhje do te votohet me kartat e identitet, por gjithashtu nuk jep sqarime nese me 28 qershor te 2009-es shqiptaret do te mundin apo jo te votojne me certifikata.

Kartat e identitetit

Pas premtimeve te njepasnjeshme, qeveria ndodhet ende ne dileme per ndarjen e kartave te identitetit brenda afatit te caktuar. Pas deshtimit te pare, duke mos i bere kartat gati brenda vitit 2007, qeveria pohon se ato do te ndahen para zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Kryeministri premton se kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do te ndahen brenda afatit. Sipas shefit te qeverise, kontrata percakton se ato do te behen ne kohen e duhur. Sipas direktivave nga Ministria e Brendshme, nje karte identiteti do t‘u kushtoje shqiptareve 1 mije leke te reja, ndersa nje pasaporte biometrike 5 mije leke te reja.

Premtimi i qeverise eshte qe shqiptaret te pajisen para zgjedhjeve te 2009-es me pasaportat e reja biometrike dhe kartat e identitet. OSBE-ja eshte duke ndihmuar Shqiperine per prodhimin e kartave te identitetit. Keto dokumente me cilesi te larte sigurie jane kerkese e posaçme nga Bashkimi Evropian dhe do te sherbejne per levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne vende te botes. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka bere me dije se "parashikohet qe ne fillim te vitit te ardhshem te jemi gati per te filluar prodhimin dhe shperndarjen e ketyre dokumenteve, mjaft te rendesishme per nje proces normal zgjedhor". Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti dhe pasaporta biometrike parashikohet te shoqerohet me nje sere aktesh nenligjore, brenda te cilave pritet te perfshihen dhe masa shtrenguese dhe procedurale per ata qytetare qe nuk pajisen me keto dokumente. Qendra e personalizimit te te dhenave, me qellim prodhimin e ketyre dokumenteve, e cila do te ngrihet ne Tirane dhe do te funksionoje nepermjet nje network-u, do te jete edhe pika qe do te mbledhe te dhenat personale te qytetareve shqiptare qe do te pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Bazuar ne skemen e ketij procesi, 356 zyra do t‘i atashohen zyrave te gjendjes civile ne te gjithe vendin, te cilave do t‘u vijne ne ndihme qytetareve per te plotesuar formularet per pajisjen me dokumentet e identifikimit, duke marre per baze te dhenat nga regjistri elektronik themeltar i shtetasve shqiptare, qe eshte ne perfundim e siper. Çdo qytetar do te plotesoje nje formular per pajisjen me leternjoftim dhe pasaporte, do te depozitoje ne sistem shenjat e gishtave dhe njekohesisht fotografine biometrike. Te gjitha keto te dhena do te transferohen "on-line", nga zyrat perkatese prane qendres se personalizimit te te dhenave. Sipas Ministrise se Brendshme, sistemi eshte i afte qe brenda 8-10 sekondash te beje perpunimin e te dhenave te çdo qytetari, t‘i verifikoje dhe konfirmoje ato. Ne rast se te dhenat jane te rregullta, ato i kalojne automatikisht sektorit te prodhimit te leternjoftimit dhe te pasaportes biometrike. Prodhimi nuk zgjat me shume se dy ose tri dite sipas sistemit. Me pas, kjo pasaporte i shkon qytetareve. Pasaportat biometrike do te jene te pajisura me te gjithe elementet e sigurise. Ato do te jene te integruara me te gjitha sistemet e verifikimit te dokumenteve te identitetit te te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian.



Premtimi i Berishes


Kartat e identitetit

Kryeministri premton se kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do te ndahen brenda afatit. Sipas shefit te qeverise, kontrata percakton se ato do te behen ne kohen e duhur. "Nje problem mbetet me ata persona qe nuk votojne, por kete gje do ta diskutojme me opoziten. Gjykoj se me opoziten duhet te bejme nje sanksion per ata qe nuk pajisen me kartat e identitetit. Ju garantoj se ata persona qe do te votojne, do ta kene ne xhep leternjoftimin", tha Berisha. Nje karte identiteti do te kushtoje 1 mije leke te reja, ndersa pasaporta biometrike do te kete te njejtin çmim qe kane te bejne pasaportat aktuale.

 



<a href="


Komente
nga : klajdi
Koment publikuar ne daten 25.07.2010
nuk jan fare te sakta si karta

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit