Ministri i Ekonomise ka pohuar se per shkak te krizes globale ka deshtuar ideja per te hyre ne tregun e eurobonove
TIRANE- Situata e paqarte ekonomike qe po kalojne tregjet financiare boterore ka detyruar Ministrine e Financave te ktheje syte per financime nga bankat qe operojne ne tregun vendas. Megjithese ishte parashikuar qe ne vitin 2009, Shqiperia te behej pjese e tregut evropian te bonove, Ministri i Financave deklaroi gjate prezantimit te projektbuxhetit 2009 ne konferencen e kryetareve se kjo nuk do te ndodhe edhe kete vit.
Sipas tij, *kriza financiare boterore ka krijuar nje situate te papershtatshme per te blere eurobono me afat te gjate, pasi interesat per momentin jane shume te larta*. Ministri Bode shtoi se planifikimi per te blere eurobono me afat 15 deri 20-vjecar, kundrejt nje vlere prej 300 milione eurove, do te shtyhet deri sa te qartesohet situata ne tregjet financiare nderkombetare, pasi futja ne treg ne kete moment do te shkaktonte kosto teper te larta.
Ne nje situate te tille, qeveria pritet te kerkoje financime nga bankat qe jane pjese e tregut vendas, te cilat, sipas ministrit, ofrojne financime me interesa me te uleta ne krahasim me tregjet evropiane. Ne fakt, ulja e financimeve nga bankat nderkombetare si pasoje e krizes, ishte paralajmeruar edhe gjate nje konference ekonomike te zhvilluar para pak ditesh ne Tirane.
Sipas bankiereve, stuhia qe po kalojne bankat boterore do ti beje ato qe ta kene te pamundur mbulimin me fonde te investimeve te qeverise shqiptare. Keshtu qe, e vetmja dere ku ekzekutivi mund te *trokase* mbeten bankat qe operojne ne Shqiperi.
Te ardhurat e buxhetit per vitin 2009 parashikohet te jete ne shifrat e 333 miliarde lekeve, ndersa shpenzimet llogariten 383 miliarde. Ne keto kushte, deficiti buxhetor, arrin ne 50 miliarde leke. Kjo eshte edhe arsyeja qe e kane shtyre qeverine te kerkoje financime alternative per te permbushur investimet e parashikuara ne buxhet.
Ne fjalen e tij, ministri Bode, theksoi se, "projektbuxheti i shtetit per vitin 2009 merr ne konsiderate zhvillimet dhe ecurine e ekonomise shqiptare ne vitet e fundit, por dhe ato ne tregun e jashtem ne kuadrin e disa ndryshimeve qe ka pasur ekonomia boterore per shkak te krizes se sistemit financiar".
Situata e nderlikuar ekonomike ne bote, e cila veshtireson se tepermi gjetjen e fondeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve elektorale vitin e ardhshem, jane shkaqet qe e kane detyruar qeverine, qe investimet per 2009-en ti ule me 60 milione dollare ne krahasim me vitin e kaluar. Ne projektbuxhet eshte parashikuar nje nivel investimi ne masen e 940 milione dollareve, ku 400 milione dollare do te sigurohen direkt nga arka e shtetit dhe diferenca do te merret hua nga donatoret ose bankat tregtare.
Shumica e bankave qe operojne ne tregun shqiptar jane pjese edhe e tregut nderkombetar, ku eshte duke u perjetuar nje stres i madh financiar. Kjo situate mund ti beje ato te mendohen dy here ne lidhje me financimet e kerkuara nga qeveria, duke rrezikuar permbylljen e investimeve te parashikuara nga ajo.
Sipas ministrit Bode, vlen per tu theksuarse ne kalendarin e investimeve publike per vitin 2009, u mundesua pakesimi i numrit te projekteve, duke mos lejuar copezimin e investimeve dhe fondeve ne projekte te vogla. Numri i tyre per vitin 2009 parashikohet te zbrese nen 1 mije. *Ulja e numrit te projekteve ka rritur eficencen e investimeve*, - shtoi Bode.
Investimet ne rruge do te vazhdojne te thithin pjesen me te madhe te buxhetit, ku njesoj si ne dy vitet e kaluara, vetem rruga Rreshen-Kalimash do te marre *pjesen e luanit* te buxhetit per investimet publike. Buxheti per keto investime, gjate vitit te ardhshem, parashikohet te jete 350 milione dollare.
Krahas rruges Durres-Morine, prioritet ne kete sektor do te kene edhe autostradat, Bllate-Bulqize, Korce-Qafe Ploc dhe rruga Vlore-Sarande. Persa i perket rritjes ekonomike, parashikohet qe ajo te arrije mbi 6 %, e cila sipas kreut te financave, eshte e qendrueshme dhe me e larta ne rajon.