Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria i nxjerr te tera ne shitje

Publikuar me : 10.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 504 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Pervec shkollave, spitaleve dhe digave, investitoret kane mundesine qe te privatizojne cdo ndermarrje tjeter sheterore ne Shqiperi.


Renia e vazhdueshme e te ardhurave ne buxhet si dhe rritja tej mase e borxhit public, ka detyruar qeverine qe te vetmen rruge shpetimi ta gjeje tek privatizimi edhe i atyre ndermarrjeve publike qe kane mbetur.


Ne nje mbledhje te posacme te qeverise per kete qellim, Kryeminstri Sali Berisha theksoi rendesine qe kane per vendin keto privatizime pas shitjes se pjeses me te madhe te aksioneve ne ndermarrjet strategjike si ARMO, Albtelekom, OSSH, etj.


Nderkohe, te ardhurat qe do te perfitiohen nga privatizimet qeveria parashikon ti perdore per kompensimin e pronareve si dhe per nevojat e tjera te buxhetit te shtetit. "Ne kemi shenuar para ketij viti sukseset me te medha ne privatizimin e te ashtuquajturave sipermarrje strategjike, por ne duhet te kompletojme privatizimin e te gjitha aseteve, e cila eshte e domosdoshme, duke perjashtuar digat, shkollat dhe spitalet.


Ky proces eshte i domosdoshem dhe jetik, para se gjithash, per tu ndare me nje zinxhir korrupsioni ne sipermarrjet publike, ne sipermarrjet ku shteti eshte aksioner dhe ne tere pronat qe jane cerdhet e korrupsionit", - tha Berisha.


Sipas "Programin ekonomik e fiskal 2010-2012" miratuar disa jave me pare deri ne mars te ketij viti, qeveria parashikon nisjen e procedurave per shitjen e paketes se aksioneve qe jane ende shteterore tek Albtelekomi.


Po ashtu, brenda dy muajve pritet te zhvillohet edhe tenderi per zgjedhjen e kompanise konsulente e cila do te beje vleresimin e aksioneve. Shteti shqiptar posedon ende edhe 12 per qind te aksioneve te Albtelekomit pas shitjes se pjeses me te madhe te tyre tek kompania "Çalik Holding".


Krahas aksioneve tek Albtelekom, qeveria parashikon te shese deri ne fund te vitit 2012 te gjithe pjesen shteterore tek kompanite e tjera sttrategjike si Operatori i Sistemit te Shperndarjes, Korporaten Enegjetike, Albpetrol dhe ARMO.


Ajo qe bie me shume ne sy, ka te beje me fillimin e procedurave te privatizimit edhe te KESH-it. Sipas strategjise se miratuar nga qeveria, sektori i prodhimit te energjise parashikohet te shitet deri ne fund te vitit 2012 duke shenuar keshtu edhe fundin e privatizimeve strategjike ne vend.


Nuk ka ende nje date se kur pritet te fillojne procedurat per vleresimin e aksioneve dhe hapjen e tenderit por shitja e KESH-it do te ishte nje nga privatizimet me te medha ne vend. Nderkohe nga mbledhja e djeshme e qeverise dhe porosia dhene ministrave duket se dita kur do te shitet dhe KESH-i nuk do te jete e larget.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit