Rreth 5.5 ha toke, pronesi e qytetareve te Tiranes, ku po ndertohet nje lulishte, ka dale ne shitje nga qeveria. Skandali u zbulua nga lista e privatizimeve e Ministrise se Ekonomise
TIRANE - Rreth 5.5 hektare toke ne pronesi te qytetareve te Tiranes tek ish-Fusha e Aviacionit eshte nxjerre ne shitje nga qeveria shqiptare, duke u cilesuar si prone e Ministrise se Mbrojtjes. Skandali eshte zbuluar keto dite dhe menjehere qeveria eshte terhequr duke tentuar te fshije kete prone nga lista e privatizimeve.
Por, prona ne fjale ndodhet ende ne listen e privatizimeve, e publikuar nga Ministria e Ekonomise. Ne kete prone, bashkia e Tiranes eshte duke ndertuar prej nente muajsh nje park te gjelber, ndersa tani ajo rrezikon ti shitet ofruesit me te madh.
Skandali
Deputeti i PS-se, Eduart Shalsi, ka kerkuar dje qe kompleksi te Fusha e Aviacionit, qe i eshte nenshtruar rikonstruksionit nga ana e Bashkise se Tiranes, te hiqet nga lista e privatizimeve. Kjo Fushe, ku vete Lulzim Basha e Arben Imami me Sali Berishen ne krah e me nje projekt fantazme ne shpine, kane premtuar te bejne lulishte gjate fushates, eshte nxjerre ne shitje nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Ekonomise, si te ishte prone e ushtrise.
Kjo pasuri e publikut qe aktualisht po transformohet ne nje park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuar te ketyre te babeziturve pa din e iman dhe eshte futur ne kasaphanen ku pushteti i sotem familjar i Sali Berishes po ther Shqiperine, u shpreh deputeti Shalsi. Sipas deputetit socialist, dy ministrat, Basha dhe Imami, po shfrytezojne pasurine publike per te shtuar pasurine personale dhe te klienteve te pushtetit te tyre.
Keta te babezitur qe vjedhin cdo gje, shtojne me keto krime te mirefillta, si privatizimi i kesaj fushe, pasurine e patundshme te familjes, apo fryjne thesin e parave te pista te korrupsionit me gjobat vene per te transferuar pronat e publikut ne doren e klienteve te pushtetit te tyre, - theksoi deputeti socialist.
Duke folur nga Fusha e Aviacionit, deputeti Shalsi, deklaroi se PS nuk do te terhiqet nga projekti per te ndertuar ne kete zone parkun e dyte me te madh ne kryeqytetet. Ne do ta mbrojme kete park me trupat tane sot dhe neser me anulimin e kesaj procedure skandaloze, per te cilen do te pergjigjet, heret a vone, cdo njeri qe do te hedhe firmen, - u shpreh Shalsi.
Qeveria
Por qeveria ka pohuar se prona ne fjale nuk eshte nxjerre ne asnje rast ne shitje dhe se ajo nuk eshte ne proces privatizimi. Kjo deklarate e qeverise eshte rrezuar nga vete dokumentet zyrtare te saj, pasi prona Aerodromi fushor Laprake, Tirane ndodhet ne listen e objekteve qe ka nxjerre ne shitje Ministria e Ekonomise. Ajo ndodhet ne seksionin ku jane te gjitha pronat qe ka nxjerre ne shitje Ministria e Mbrojtjes.
Madje, publikimi i kesaj liste eshte bere edhe ne disa gazeta ne forme njoftimi me pagese nga qeveria per te njoftuar shitjen e prones. Te pyetur per kete ceshtje, perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes pohuan se qe prej tetorit te vitit 2009, ne kete toke po ndertohet nje lulishte.
Ministria genjen me vendimin e qeverise, zhduket dokumenti qe tregon nxjerrjen ne shitje te prones
Mashtrimi i Ministrise se Mbrojtjes
Menjehere pas zbulimit te skandalit ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka pohuar se deklaratat e Partise Socialiste, per sa i perket privatizimit te pronave ne ish-Fushen e Aviacionit, jane te pabazuara ne fakte dhe nuk permbajne asnje te vertete.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka iniciuar asnje procedure privatizimi per prona ne kete zone dhe ftojme Bashkine e Tiranes te nxjerre eksperte te saj per te ofruar fakte konkrete, - thuhet ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes. Por, kjo deklarate kundershtohet nga vete lista zyrtare e publikuar nga Ministria e Ekonomise per shitjen e pronave te ushtrise.
Me pas, ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes thuhet Ju bejme me dije se Keshilli i Ministrave me Vendimin Nr 2, date 04.08.2006 ka miratuar ndryshimin e nje siperfaqe prej 5.5 hektare nga zone e vecante ne zone te gjelber, vendim i cili ngarkon per zbatim Bashkine e Tiranes. Kjo siperfaqe toke eshte duke u perdorur aktualisht nga Bashkia e Tiranes dhe si rrjedhoje deklaratat e Partise Socialiste behen teresisht te pakuptimta.
Ne menyre te cuditshme, vendimi qe pretendon Ministria e Mbrojtjes nuk ekziston ne asnje dokument zyrtar. Ne asnje Fletore Zyrtare te Republikes se Shqiperise dhe ne asnje nga aktet ligjore qe ndodhen ne faqen e qeverise nuk ekziston nje VKM Nr 2, date 04.08.2006.
Ne fund te deklarates se Ministrise se Mbrojtjes thuhet Sqarojme edhe nje here se te gjitha pronat qe i kane kaluar Ministrise se Ekonomise jane te publikuara ne faqen zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Por ne faqen e Ministrise se Mbrojtjes lista e objekteve qe jane ne privatizim eshte zhdukur. Ne vend te saj shfaqet nje tabele qe shkruan Kjo faqe eshte ne ripunim. Ajo do te publikohet sa me shpejt te jete e mundur. Ju faleminderit!