Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama 10 vjet qe flitet per leje ndertimi dhe asgje e re nga ai front

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Sociale - 147 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve ne lidhje me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit. Rama tha se nuk mund te flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.


Flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi- theksoi Rama


Rama tha se kjo eshte loja qe i mban peng shqiptaret dhe se kjo do te marre fund pasi ne do te vazhdojme te ekspozojme prova dhe fakte.


Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar- tha Rama


Nderka kryetari socialist ka deklaruar sot se forca qe drejton do te vazhdoje te denoncoje me fakte e dokumente korrupsionin qeveritar ne dhenien e koncesioneve.


Gjate bashkebisedimit me gazetare ne seline e PS-se, Rama ka pohuar se opozita disponon nje dokumentacion masiv dhe se cdo dite vjen nje informacion i dendur.


Koncesionet jane vetem kapitulli i pare i kesaj veprimtarie kriminale ne ekonomine e vendit. Rastet e deritanishme te publikuara nga ne me prova dhe fakte te shpjeguara prej nesh jane nje deshmi e gjalle e ketij korrupsioni, e kesaj kapjeje te shtetit, e kesaj force unike shtet dhe pushtet te bera njesh dhe e sistemit te rene te drejtesise ne Shqiperi.- u shpreh Rama


Ne fillim te fjales se tij para gazetareve Rama u ndal tek ceshtje te tjera ekonomike duke vene theksin tek eksportet, ku hodhi poshte deklarimet per nje rritje spektakolare te tyre. Punesimi ishte nje tjeter ceshtje ku kryetari socialist u ndal duke thene se rritja e papunesise eshte ne syte e te gjitheve dhe se lufta ndaj papunesise nuk konsiderohet si nje aspekt i rendesishem. Tregu i sigurimeve, ai bankar dhe borxhi aktual i dites dhe ai afatgjate i cdo familje shqiptare ishin tema te tjera ne qender te bashkebisedimit te Edi Rames sot me gazetaret


Me poshte disa nga pyetjet qe gazetaret i drejtuan kryetarit te PS-se Edi Rama
Lidhur me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit, Kryetari Rama u pergjigj

Me lejoni qe te beje nje vazhdim te asaj qe nisa perpara se ju te pyesni. Eshte me e thjeshte gje ne bote qe te raportosh pa analizuar dhe te thuash njera pale akuzoi kete pale, pala tjeter akuzoi tjetren. Çka njera pale thote, raportohet, por edhe analizohet. Shihen faktet dhe provat e pretenduara, shihen letrat. Dhe publiku nuk mbetet skllav i nje loje ku sigurisht ne perpjekjen per ti ikur asaj cka provohet perdite, pala qe sot keqqeveris shqiptaret, mundohet cdo dite te prodhoje balte shpifjesh, nga e cila minimalisht te marre mbrapsht pikerisht kete rezultat.

Dhe per kete arsye lypset, nje pale e trete, qe ne nje vend demokratik eshte drejtesia, eshte edhe media. Media e lire, media e pavarur, media profesionale. Nje politike e shpifjes se ngritur ne sistem nuk do te kishte mundesi te jetonte asnje jave, jo me te jetonte 20 vjet. E dini pse? Sepse ato shpifje do te ishin skanuar nga media dhe ne rast se per to do te kishte kallezime e padi, do te ishin skanuar edhe nga drejtesia.

Une dua te nenvizoj nje fakt shume te thjeshte, ne flasin per pasurine e popullit shqiptar, ne flasim per prona publike, ne flasim per sektore strategjike te zhvillimit te ekonomise qe jane kapur per interesat dhe per perfitimet e nje oborri ne pushtet. Ne flasim per te ardhmen, per ate te ardhme qe rrezikon te na gjeje teresisht te zhveshur nga cdo mundesi rimekembjeje, sepse rrezikon te na gjeje teresisht te shpronesuar dhe te shpronesuar jo nga prona jone vetjake, por te shpronesuar nga prona jone e perbashket qe eshte atdheu yne i perbashket. Nga ana tjeter flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi, perspektiven e femijeve te ketij vendi.

Si mundet te terheqi prej hunde te gjithe boten mediatike nje loje kaq e mbrapshte, por edhe kaq vulgare, ku tani kemi arritur ne delir. Flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne. Behet kjo sepse nga ana tjeter nuk ekziston skaneri i informimit te publikut pas raportimit te deklaratave dhe prononcimeve reciproke. Eshte shume e thjeshte. Aq sa eshte e rende, aq sa eshte e rrezikshme, aq sa eshte shqetesuese. Eshte nje loje qe ka 20 vjet qe vazhdon, qe i mban peng shqiptaret. Kjo duhet te marri fund dhe ne do te vazhdojme te ekspozojme qetesisht prova dhe fakte. I takon publikut te gjykoje, ju takon juve te analizoni. Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar. Si mundet te jepen me koncesion, ne menyre krejt jo transparente, pa gare, pa asnje perpjekje per te marre me te miren dhe pa asnje shqetesim per te ardhmen 4 nga 6 fushat e naftes ne Shqiperi. Flasim per sektore strategjike, flasim per rrenjet qe ushqejne ekonomine e mbare vendit, qe kane te bejne me ardhmerine e te gjithe shqiptareve, qe kane te bejne me ate cka do te jete Shqiperia neser. Apo si mundet te kemi nje program koncesionesh te dhena pa asnje vizion, pa asnje projekt te integruar, pa asnje plan konkret dhe vec e vec pa asnje kriter dhe konkurrence te standardeve demokratike, per tere lumenjte dhe burimet e mundshme te energjise hidrike ne Shqiperi. Fatmiresisht te gjitha keto kane te bejne me dokumenta, kane te bejne me fakte, kane te bejne me prova, me njerez, me veprimtari plotesisht te analizueshme qe te gjitha. Ato qe themi ne, ato qe thote pala tjeter.

Kjo eshte Shqiperia qe deshironi ju, qe fatin e vet nuk e ka ne dore dhe qe pasurite e veta i ka te tera ne duar te zhytura deri ne berryla ne llumin e korrupsionit dhe te perfitimeve te paligjshme. Kjo eshte Shqiperia qe deshironi ju. Shqiperia qe burimet e veta kryesore i con ne drejtim te paditur. Shqiperia qe po rrenon perdite potencialet e veta te zhvillimit ekonomik. Une jam i bindur qe jo, nuk eshte kjo.

Pergjigjja per akuzat, per rastin konkret shpifjet e pushtetit, eshte dhene rregullisht qarte dhe prere dhe do te vazhdoje te jepet rregullisht qarte dhe prere. Pra kane marre pergjigje qe te gjitha.



Lidhur me pyetjen qe kreu i grupit kuvendor demokrat i ka kthyer nje pergjigje kerkeses se PS per transparences e zgjedhjeve dhe a marre ne kete pergjigje ate qe kerkonte PS, Kryetari Rama u pergjigj

Persa i perket kesaj ceshtje, do te deshiroja te mos flisnim sot per kete, nuk ka nje konkluzion dhe nuk dua te pengojme duke bere komente dhe duke folur mbi nje proces negocimi qe vazhdon edhe tani qe po flasim, nderkohe qe sigurisht shume shpejt nje perfundim do kete dhe une uroj qe te jete pozitiv edhe pse deri tani gjasat nuk ngjajne fort te tilla.



Lidhur me akuzat e PD per pallatet tek liqeni, Kryetari Rama u pergjigj

Perseri nje pyetje qe une e dhashe pergjigjen. Eshte njesoj si une te ngre nje akuze me te cilen ju skeni lidhje dhe ju te pergjigjeni dhe kjo te ndodhe perdite. Pergjigja ime eshte e thjeshte dhe e prere. Nuk ka leje ndertimi, qe te kete rrjedhur nga ajo kontrate, per te cilen pretendohet se eshte dhene madje edhe ryshfet. Eshte e thjeshte, sic eshte e thjeshte cdo pergjigje qe lidhet me gjera konkrete qe jane te verifikueshme. E pra me nje leje qe nuk ekziston ne nuk kemi arsye qe te flasim, por ne flasin sepse kjo eshte loja. Te shpifim, te shpifim, e te shpifim, duke perfituar nga fakti qe pala e trete nuk analizon, por thjesht raporton.

Ne kete qytetet dhe ne gjithe Shqiperine ka ndoshta qindra mijera, por sigurisht dhjetera mijera kontrata mes personash fizike per prona private, per zhvillime sipas deshires se personave. Ne rast se ne keto kontrata figurojne njerez te njohur nga une, kjo nuk do te thote asgje. Nderkohe qe dua te theksoj se gjithkush, edhe vete djali i Sali Berishes, ka te drejte te merret me biznes, edhe vete vajza e Sali Berishes ka te drejte te merret me biznes. Por momenti kur politika implikohet ne nje ceshtje, qe ka te beje me sipermarrjen, eshte momenti kur merita e vetme e dikujt per marrjen e nje koncesioni apo per marrjen e nje tenderi, apo per marrjen e cfaredoqofte nga qeveria dhe mbi pasurine e perbashket, eshte te qenit djali apo vajza e kryeministrit, ose burri, gruaja, kunati, kunata e ministrit, e ministres, deputetit, deputetes. Ketu lind problemi. Ne nuk kemi asnje arsye dhe nuk keni per te degjuar nga ne qe te sulmojme njerez pse merren me biznes. Çdo kush ka te drejte te merret me biznes, ne rast se nuk ka nje funksion publik. Por ne momentin kur funksioni publik dhe biznesi behen bashke permes lidhjeve te gjakut, lidhjeve te aferta te gjakut, dhe kur funksioni publik vihet ne sherbim te biznesit te te afermit, ketu lind problemi dhe ketu shfaqet fenomeni i kapjes se shtetit dhe i venies se pushtetit ne sherbim te interesave te familjes, te familjareve apo te te afermve. Kontrata mes personash fizik per te ndertuar ne prona private ne Shqiperi, e perseris, mund te jene mbi 100 mije, por jane me siguri me dhjetera mijera perpjekje per te lidhur kontrata te tilla. Behen perdite ne cdo cep te territorit te nje vendi, qe ka prej vitesh nje ndertimtari intensive. Ku qendron lidhja mes ketyre kontratave dhe ushtrimit te detyres publike. Perkundrazi, qeveria, bashkia, cdo ent publik qe ka te beje me zhvillimin e sipermarrjes, duhet te jete ne sherbim te sipermarrjes, ne kuadrin e kushtetutes dhe te ligjit.

Problemi lind me keto koncesione, sepse keto nuk jane koncesione te dhena per shkak te vlerave qe perfaqeson kompania, apo per shkak te aftesise qe ka shfaqur kompania ne nje gare, por jane koncesione te dhena brenda oborrit te pushtetit ne thyerje te plote te cdo lloj norme qe garanton qeverisjen per te gjithe njerezit. Gjeja me e lehte eshte te pergjigjesh duke shpifur.

Lidhur me punen e Prokurorise, Kryetari Rama u pergjigj

Kjo pale e trete eshte dhe kete nuk kemi nevoje ta hamendesojme, sepse e shohim ne cdo vend normal demokratik. Boll te shihni cfare ndodh sot ne France, per nje ceshtje e cila ne Shqiperi, mund te mos kishte kohe fizike qe te merreshim ne dhe ju. Nje gje qe do te ishte luks ne nje vend te mjere dhe te varfer si ky. Te mjere per shkak te qeverisjes qe ka dhe te varfer per shkak te keqqeverisjes, ku Ministri i Ekonomise del dhe deklaron nje dite te bukur, 1.8 mln euro fitim dhe jo vetem kjo nuk perben me shume se nje cudi qe zgjat 3 dite, per ata te cilet ne fakt duhet ti kerkojne perdite llogari, jo politikisht, por qytetarisht, po ze skandali, skandalin dhe kjo krijon normalitet. Nderkohe qe flasim per nje pale qe qeveris dhe nje pale qe eshte ne opozite, arrihet te vendoset edhe shenja e barazimit. Nderkohe qe llogarine e jep qeveria, llogarine nuk e jep opozita. Megjithate ne nuk kemi asnje problem me asnje dhenie llogarie, persa na takon ne marredhenie me cdo proces qeverises, nderkohe qe eshte absolutisht e sigurt qe me nje tjeter sistem drejtesie dhe me nje prokurori aktive ne kete drejtim nuk do ishim ne kete derxhe qe jemi.

Lidhur me pyetjen per ligjin per prokurorine, ne menyre qe prokuroria te mbrohet me shume nga politika, Kryetari Rama u pergjigj

Nuk ka nevoje qe prokuroria te kete mbrojtje nga politika per te filluar hetimin per 1.8 mln euro fitim brenda nje viti, te deklaruar nga nje person qe eshte Minister i Ekonomise se vendit. Nuk ka nevoje prokuroria per me shume mbrojte politike, per te filluar hetimin per akuzat, konkretisht shpifjet, qe i behen kryetarit te bashkise se kryeqytetit. Nuk ka nevoje prokuroria per mbrojte politike per te filluar hetimin e te pakten nje, prej mbi 30 kallezimeve ndoshta, qe ne i kemi cuar lidhur me te gjitha ato qe jane thene per Bashkine e Tiranes. Eshte vendi ku fare mire mund te kerkohen prova, sepse ne rast se qofte edhe nje nga ato deklarata do te ishte e vertete, atehere sigurisht kryetari bashkise do te pergjigjej perpara ligjit. Ashtu sikunder nuk ka nevoje per mbrojte politike per te shqyrtuar gjithe kete proces koncesionesh dhe per te pare konformitetin me ligjin, duke filluar nga ligji konfliktit te interesit, qe eshte shkelur ne menyre spektakolare, por duke vazhduar me gjithe kuadrin ligjor per konkurrencen dhe keshtu me radhe. Transparenca e korrupsionit me prova dhe fakte sapo ka filluar dhe nuk do te ndalet. Ne nuk do te terhiqemi, jo me kaq ton balte sa hidhet perdite ne adresen e opozites, permes perbaltjes se perditshme te Bashkise se Tiranes, por edhe sikur te 10 fishohet sasia e baltes ne dite, ne nuk do te ndalemi ne denoncimin e kesaj veprimtarie te organizuar kriminale.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit