Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Greva ndalet, por kauza nuk perfundon ketu

Publikuar me : 20.05.2010 Ne : Politike - 166 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kreu socialist ka deklaruar dje nga podiumi i protestes nderprerjen e greves dhe nisjen e dialogut me Berishen


TIRANE- Kreut socialist, Edi Rama i eshte dashur qe te degjoje edhe publikisht angazhimin e kryeministrit Sali Berisha per tu ulur ne bisedime, para se te deklaronte dje ne mbremje para qindra protestuesve ne bulevardin Deshmoret e Kombit mbylljen e greves se urise 19 ditore.


Zhvillimet e shpejta te ndodhura gjate dites se djeshme bene qe opozita te ndryshonte teresisht planin e saj te protestave, dhe kreu socialiste Edi Rama te bente te ditur mbylljen e kesaj greve.


Ai u ka bere thirrje deputeteve dhe mbeshtetesve te tyre qe gjendeshin ne cadra qe ti bashkoheshin perpjekjeve per te gjetur nje zgjidhje politike dhe te linin sakrificen e tyre per ti hapur keshtu rruge zgjidhjes permes dialogut politik


Une deshiroj te ndaj me ju bindjen se te gjithe sebashku duhet ti bejme nje ftese atyre qe jane ende ne sakrificen e greves se urise qe te bien ne nje mendje me ne per ta ndalur kete greve, - tha kreu socialiste, duke ftuar grevistet qe te lene cadrat.


Megjithate ai deklaroi se mbyllja e greves se urise nuk eshte domosdoshmerisht fundi i betejes se opozites, por eshte momenti per te shprehur vullnetin politik, ne menyre qe te arrihet zgjidhja e krizes politike permes transparences se plote te zgjedhjeve.


Le te urojme miq, te dashur motra dhe vellezer, qytetare e qytetare te ketij vendi, se neser eshte dita e mbare, por le ta pershendesim njeri tjetrin duke garantuar njekohesisht, se ne nuk ndalemi, ne nuk zmbrapsemi dhe se ne jemi te gatshem per perpjekje e sakrifica te reja ne rast se zgjidhja nuk do te vije dhe ne rast se arsyeja e forces do vazhdoje ti imponohet forces se arsyes,- tha Rama.


Ai gjithashtu ka informuar protestuesit dhe gjithe opinionin publik lidhur me takimin qe do te mbahet sot ne Strasburg me disa nga kreret me te larte te BE-se si dhe me kryeministrin Sali Berisha, ku sic beri te ditur Rama do te tentohet te gjendet nje zgjidhje qe do ti hapte rruge perfundimtare transparences se zgjedhjeve dhe proceseve te tjera, qe lidhen me zhvillimin e vendit, duke filluar nga heqja e vizave.


Tryeza politike me Kryeministrin Berisha ne Strasburg, sipas Rames do te jete nje mundesi per zgjidhjen e situates politike per ti hapur rruge transparences se zgjedhjeve.


Rama vuri ne dukje se opozita ka qene e hapur per dialog dhe kompromis politik, ne cdo moment te zhvillimeve politike. Arritja e nje kompromisi politik duke hapur kutite e votimit, sipas Rames, do te beje te mundur vendosjen e nje standardi te ri demokratik per zgjedhjet e ardhshme.


Ne cdo cast ne kemi qene te hapur dhe te gatshem per dialog dhe per cdo kompromis qe nuk komprometon transparencen ne funksion te garancive per zgjedhjet e ardhshme dhe te lirive dhe te drejtave qe nuk mund tu mohohen me qytetareve dhe qytetareve te ketij vendi, te cilet vetem permes ketyre garancive mund te fitojne ate stad qe cdo qytetar evropian ka, si nje gjykues ekskluziv i atyre qe qeverisin...,- u shpreh ai.


Kreu i se majtes theksoi se faktori nderkombetar pavaresisht perfaqesimit te tij politik ka vendosur se qe kjo gjendje politike nuk mund te vazhdoje dot me tej dhe per kete arsye, sipas Rames, ata kane vendosur qe te nderhyjne direkt ne menyre qe te dyja forcat politike te arrijne nje kompromis politik, qe ti hape rruge transparences se zgjedhjeve te kaluara.


Sot, pavaresisht kendveshtrimeve dhe qasjeve, natyrshem te ndryshme ndaj kesaj krize per nje periudhe relativisht te gjate kohe, te majtet dhe te djathtet evropiane sebashku kane rene ne nje mendje se kjo gjendje nuk mund te vazhdoje me dhe kane shprehur gatishmerine per tu angazhuar drejtperdrejte dhe per te bashkepunuar me te dyja palet per nje zgjidhje kompromisi qe i hap rrugen transparences,- nenvizoi Rama.


Persa i perket tryezes se perbashket qe do te mbahet sot ne Strasburg midis dy lidereve politike per te gjetur gjuhen e kompromisit, Rama tha se opozita nga ana e saj e ka shprehur vullnetin politik.


Neser (sot) perfaqesuesit me te larte te se majtes dhe te djathtes evropiane, me mbeshtetjen e te gjithe komunitetit nderkombetar presin ne tryeze te dyja palet, per te kerkuar zgjidhjen dhe per ti hapur rrugen jo vetem transparences, por edhe perballjes me sfidat e integrimit, - tha Rama, ndersa ka falenderuar me emer te gjithe deputetet qe u bene pjese e kesaj sakrifice 19 ditore.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit