Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama: Hapja e kutive, per tu mireqeverisur

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Politike - 240 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne diten e 8 Marsit, kryetari i PS-se tha se kriza ekonomike e vendit eshte shnderruar ne nje barre te paperballueshme per grate shqiptare


TIRANE - Duke uruar te gjitha femrat shqiptare per festen e "8 marsit", kryetari i opozites, Edi Rama, theksoi se gjendja dhe roli i gruas sot ne shoqerine shqiptare nuk eshte ne nivelin e duhur, si pasoje edhe te deformimit te vullnetit te popullit ne zgjedhjet e kaluara te 28 Qershorit. Per kete arsye, sipas liderit te Partise Socialiste, kriza ekonomike dhe politike eshte e lidhur drejtperdrejt me gjendjen e rolin e gruas sot ne shoqerine shqiptare.


Zgjidhja e krizes politike permes hapjes se kutive, sipas kryesocialistit Rama, eshte ajo qe mund te ndryshoje cilesine e qeverisjes, duke permbysur raportin aktual te varesise se qytetarit nga qeveria. "Kjo eshte arsyeja pse ato kuti lidhen drejtperdrejte qofte me ato te drejta te munguara, qofte me ato gezime te mohuara, per te cilat flitet ne 8 mars, dhe qofte me ate krize ekonomike qe vazhdon te gerryej shoqerine dhe familjen shqiptare.


Eshte e lidhur drejtperdrejte ajo qe gjendet ne ato kuti me ate qe sot jetojne qytetaret dhe pa ndryshuar fatin e kutise se votimit, nuk mund te ndryshoj cilesine e qeverisjes, sepse nuk mund te rivendosim raportin e varesise se qeverise nga qytetari, perkundrazi, do te vazhdojme te zhytemi ne batakun e varesise se qytetarit nga qeveria", - tha dje Rama gjate nje konference per shtyp.


Sipas kryetarit te opozites, nese shqiptaret duan te mireqeverisen, duhet qe me pare te kryhet transparenca e procesit zgjedhor nepermjet hapjes se kutive, ne te kundert forma e qeverisjes mund te kthehet ne nje sundim ndaj zgjedhesve. "Ne rast se duam te kemi nje vend te mireqeverisur duhet te bejme transparencen e atyre kutive, ne menyre qe me askush te mos guxoje, qe vullnetin e zgjedhesit, ta ktheje ne nje sundim te te zgjedhurit.


Eshte e vetmja menyre per tu mireqeverisur. Menyra tjeter eshte vetem nje menyre per tu sunduar. Ne jemi ketu ne PS, sepse nuk pranojme te sundohemi dhe sigurisht sepse jemi te gatshem qe ta mireqeverisim kete vend ashtu sic nuk e ben dot askush tjeter", - u shpreh ai.


Rama hodhi poshte pretendimet, sipas te cilave politika ka mbetur tek kutite, nderkohe qe Shqiperia eshte ne krize. Sipas tij, rrenjet e krizes jane tek ceshtja e kutive te votimit, prandaj vemendja politike eshte e perqendruar aty. "Politika ka mbetur te kutite, sepse aty jane rrenjet e krizes.


Ato kuti nuk jane sende per pronesine, mbi te cilat grinden dy pale, ne nuk kerkojme ndonje te drejte prone, mbi ato sende dhe pala tjeter nuk i mban peng ato, sepse i konsideron si nje prone qe nuk mund tia jape opozites", - nenvizoi Rama.


Ai vleresoi pjesemarrjen e grave ne jeten politike, por theksoi se kriza ekonomike e vendit eshte shnderruar ne nje barre te paperballueshme per grate shqiptare. "Jane nenat ne cdo familje qe perballen te parat me faturen e re te dritave apo ujit nen dere, qe perballen me rritjen e perditshme te cmimit te ushqimit, sepse jane ato qe duhet te gatuajne dhe kursejne per te nxjerre muajin, nderkohe qe familja i sheh ne drite te syrit kur tavolina varferohet nen efektet e krizes.


7 perqind u shtrenjtuan ushqimet vitin e shkuar, por te mos harrojme qe familjet shqiptare konsumojne 40 perqind te te ardhurave per ushqim dhe ketu nuk jane familjet e varfra, qe e konsumojne vetem per ushqim dhe qe rritjen e ushqimin nuk arrijne ta perballojne as psikologjikisht, gje qe ben qe te jete jo me lajm per fat te keq", - tha Rama

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit