Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama Jemi prane zgjidhjes

Publikuar me : 15.05.2010 Ne : Kuriozitete - 254 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Mundi dhe sakrifica e 200 grevisteve te lirise, por edhe atyre mijera qytetareve te tjere qe mbeshteten kauzen e opozites per transparencen e zgjedhjeve ne gjithe keto muaj duket se nuk do te shkoje kot. Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar dje ne protesten e trete masive brenda 14 diteve ne bulevardin Deshmoret e Kombit se zgjidhja e krizes politike dhe e ceshtjes se tyre eshte shume afer. Mes mllefit te protestuesve qe shpesh here ka tentuar te dale jashte kontrollit, mijera qytetare te ardhur nga e gjithe Shqiperia i kane dhene kuraje grevisteve te urise dhe force drejtuesve te opozites per te cuar deri ne fund betejen per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit te shkuar.

Protesta

Protesta e opozites ashtu sic edhe ishte parashikuar ka nisur me heret se heret e tjera, pasi qytetaret e ardhur nga te gjitha qarqet e Shqiperise, por edhe ata nga Tirana ne sensibilizim me greven e urise dhe kerkesave te grevisteve kane bllokuar kryqezimet kryesore te kryeqytetit, duke paralizuar per disa caste edhe trafikun e makinave. Per rrjedhoje, protesta e djeshme nuk ka nisur si heret e tjera, ku mbeshtetesit mblidheshin fillimisht ne sheshin Skenderbej dhe prej andej te udhehequr nga drejtuesit e opozites zhvendoseshin drejt sheshit perballe kryeministrise. Grupet e protestuesve sipas qarqeve kane pasur dhe pikat se ku duhet te dilnin ne bulevard per tu bashkuar me pas ne sheshin perball tendave te greves se urise. Ne kryqezimin tek ura e Lanes protestuesve te ardhur nga veriu dhe atyre te ardhur nga Korca dhe Elbasani i eshte bashkangjitur edhe kreu i PS-se Edi Rama, i cili se ka pasur te lehte te caje turmen, e cila shtrihej tashme nga cadrat perballe kryeministrise deri tek hapesira mes Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes. Me sistemimin e protestuesve ne shesh, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, ka hapur mitingun, i cili duke marre shkas nga pjesemarrja e madhe e qytetareve ne te, nuk ka nguruar ta cilesoje si uragani i se vertetes. Me pas e kane marre fjalen me radhe drejtues te forcave te tjera opozitare si Paskal Milo, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, te cilet gjithashtu kane shprehur se ora e zgjidhjes po afron, ndersa nuk kane munguar te akuzojne kryeministrin se po refuzon zgjidhjen e ofruar nga nderkombetaret.

Rama

Kreu socialist, Edi Rama, fjalen e vet e ka nisur me nje falenderim per te gjithe ata deputete dhe qytetare qe prej dy javesh i kane dhene nje rritem te ri betejes per transparencen e votave, ndersa ka shprehur bindjen se ajo nuk do te nderpritet deri sa te kete nje zgjidhje te plote. Prej 14 ditesh burra e gra, djem e vajza, nena e baballare jane ne greve urie ne mes te Europes, per te deshmuar me forcen e aspirates sone te perbashket europiane, kundershtimin stoik ndaj pushtetit te kutive te mbyllura qe ka paralizuar demokracine, ka gjunjezuar drejtesine dhe po shkaterron ekonomine, po qe kurre nuk mund te na gjunjezoje ne, - tha kreu socialist. Megjithate, ai eshte treguar shprese plote se situata po shkon drejt nje zgjidhje dhe kjo sic theksoi Rama fale nje komunikimi te vazhdueshem me faktorin nderkombetar, i cili ditet e fundit i kane ofruar forcave politike nje zgjidhje kompromisi mbi tavoline. Duke iu referuar pikerisht ketij dokumenti, shefi i opozites ka theksuar se zgjidhja eshte me afer se kurre me pare. Zeri yne po degjohet, kauza jone po perparon, zgjidhja eshte sot me afer se asnjehere ne keta nente muaj fale edhe shkembimeve shume pozitive te ideve qe kemi pasur sidomos ditet e fundit me miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise, - tha Rama. Me tej, ai i eshte pergjigjur te gjitha atyre zerave qe vinin edhe nga sheshi per te mesyme kryeministrine, duke bere te qarte se ska besuar dhe nuk do te pranoje asnje here dhunen si element te zgjidhjes se nje krize. Kam degjuar keto dite sidomos zera qe e kerkojne energjine opozitare te shfryje ne veprime te dhunshme, me argumentin se nuk merr vesh paqesisht ky pushtet i vjedhur dhe ky kryeminister i pavotuar. Ne nuk kemi dale ne rruge per te shkaterruar e djegur Shqiperine, po per te ndaluar doren qe shkaterron endrrat e djeg shpresat e shqiptareve, - u shpreh me tej kryetari i PS-se. Per te cuar deri ne fund kete kauze, ai ka kerkuar nga mbeshtetesit qe te vijojne te bejne ate qe kane bere gjithe keto dite duke protestuar paqesisht, dhe per te rezistuar deri sa qeveria te dorezohet dhe te pranoje kerkesat e grevisteve. Rezistence, kuraje dhe durim. Do te rezistojme me kuraje e durim dhe do ta fitojme kete beteje per te verteten pa thyer asnje xham dhe keputur asnje lule. Varferia e aspiratave per Shqiperine eshte armiku yne dhe ne nuk mund te jemi kaq te varfer ne aspirata sa ti drejtohemi dhunes si mjet per kauzen tone. Beni kete qe keni bere gjithe keto dite, - perfundoi fjalen e vet kreu i opozites Edi Rama, teksa i eshte dhuruar edhe nje buqete e madhe me lule nga grevistet per kurajen dhe mbeshtetjen qe ai i ka dhene cdo dite sakrifices se tyre.



****


Grevistet, apel Berishes Transparence kutive, ose zgjedhje te reja

Ka nisur me nje pjesemarrje te jashtezakonshme te qytetareve protesta e sotme e opozites. Numri i pjesemarresve duket me i madh se ne 30 prill.

Tirana eshte thuajse e bllokuar ne te gjitha kaset e saj kryesore, bulevardi, rruget e Bllokut, akset hyrese-dalese nga Deshmoret e Kombit etj.



Fatmir Xhafaj
Deputeti Fatmir Xhafaj, nga brenda cadres se greves ka falenderuar gjithe mbeshtetesit ne kete kauze te madhe dhe i ka bere thirrje Berishes ti ruhet zemerimit te popullit.

Sot eshte dita e 14 e greves, 14 dite qendrese, rezistence per transparence, ne kete bulevard ne qiell te hapur, me shume dhimbje, me shume serume e ilace, me shume te semure i jane drejtuar spitaleve, por shume te vendosur- ka thene Xhafaj.

Ai ka kujtuar se grevisteve nuk i kane munguar fjalet e mirenjohjes te ardhura mes mesazheve, letrave e luleve, dashuria, respekti dhe inkurajimi i jashtezakonshem.

Ka shume dhimbje, por shume me teper force e kuraje, ne nuk do ikim nga kjo greve me kembet tona, por do e pershkallezojme nese nuk u jepet zgjidhje kerkesave, qe i kemi bere publike per mediat, kryeministrin dhe nderkombetaret. Askush mos mendoje se do terhiqemi, te gjithe duhet te kuptojne se boll me me shprehjen ti themi te urtit ti hapim rruge budallait. Ndaj i them Sali Berishes, ruaju nga zemerimi i te urtit, ruaju nga zemerimi i popullit qe kerkon ta shtypesh- tha Xhafaj.

Xhafaj ka deklaruar se durimi ka nje kufi, sot kerkohet transparenca, por nese nuk behet atehere do kerkohen zgjedhje te parakohshme.



Taulant Balla
Mesazh 2 mije punonjesve te policise qe kane rrethuar kryeministrise, nuk jemi kunder jush, mos kini frike. Ne duam ti japim dinjitet moral punes suaj, sepse ai ka humbur per aq kohe sa shteti drejtohet nga nje kryehajdut dhe minister po aq hajdut, mos kini frike nga greva e urise as nga 200 mije protestues sepse dita e clirimit po afron.


Deputeti socialist, Ilir Beqja e quajti aksionin e opozites Betejen me te madhe midis qytetarise dhe barbarise. Ai u shpreh i vendosur per te cuar deri ne fund kauzen per transparence ndersa tha se permes rezistences , opozita do ti jape fund barbarise ne vend.



Elsa Lila, e ka nisur me kengen mbi vargjet e Naim Frasherit Fjalet e qiririt, pershendetjen e saj per mijera protestuesit ne shesh.

Ashtu si fjalet e te madhit Naim edhe ne jemi ketu per tu tretuar per pak drite- ka thene Lila.




Blendi Klosi
Deputeti i Durresit, e ka nisur fjalen e tij duke kujtuar se ka 3 legjislatura ne kuvend, por kjo ka qene periudha me e lavdishme. Kjo ishte periudha kur PS arriti te shkrihet me njerezit, pasi edhe ata qe sna votojne jane sot me ne. Nga 20 deputete shkuam ne 200 greviste dhe nga 200 greviste ne 200 mije perkrahes. Ne jemi misionare te Evropes. Lotet qe po derdhen nga fjalet tona do derdhen per fitoren. Ju kerkoj ndjese per keto lot, familjes sime gruas sime per vuajtjet, por keto shkojne te gjitha me historine. Miqte e mi, Sali Berisha si komunist i vjeter mendon se venat tona nuk do mbajne me serum, por ai harron se jemi kaq shume, nga ky moment nuk ka me greviste, por misonare, jo njerez po shpirt, jo gjak, po vetem lule, shprese e vetem fitore- tha Klosi.



Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi ka qene i pari qe ka folur para kryeministrise.

Pushteti nuk merret ne tavoline, por as nen tavoline, duke bere pazare me LSI-ne- ka thene Gjinushi, i cili ka shtuar se shqiptaret nuk pranojne te vidhen e te mashtrohen edhe 4 vjet.
Hapja e kutive, sipas tij, eshte hapje e kufijve per te gjithe.


Kriza ka vetem nje emer Sali Berisha. Zgjidhja eshte vetem nje, largimi i tij. Ju e keni kapur me presh ne duar Saliun 2 here, por tani e keni kapur me duar ne kuti. Populli e njeh si Sali Ruzhdia dhe I kerkon voten e tij me cdo kusht, tha Gjinushi.




Milo

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ka deklaruar se sot eshte ora finale dhe vendi nuk mund te duroje dot me.

I bej ftese zonjes Pack, qe di aq shume pak cfare behet ne Shqiperi, te vije ketu te shohe popullin dhe te mos shohe nga zyrat e sponsorizuara te Brukselit Te mos shkruajne raporte, po te shkruajne te verteten se Shqiperia eshte ne pike te hallit- tha ai.


Milo i beri thirrje edhe Berishes ta kuptoje se ka kaluar shume furtuna, por kjo eshte furtuna e fundit para se populli te kaperceje pragun e durimit, te mendohet mire ta respektoje kete popull.




Dule
Mjere ai qe nuk degjon zerin e popullit. Keshtu e ka nisur fjalen e tij para protestuesve kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule.


Sipas tij, po mbushen 11 muaj qe kur u bene zgjedhjet ne vendin tone, te cilat perdite e me teper delegjitimohen ne syte tane dhe syte e nderkombetareve. Po bashke me te cdo dite e me teper delegjitimohet kryeministri dhe qeveria. Vendi eshte ne krize, ekonomia jone eshte e zhytur, papunesia rritet, varferia rritet. Aleatet dhe nderkombetaret shprehin perdite zhgenjimin se vendi yne eshte i vetmi ne NATO qe nuk ka realizuar zgjedhje te ndershme- tha Dule, duke bere apel per transparencen e zgjedhjeve dhe plotesimin e kerkesave te popullit opozitar.



Ngjela
Spartak Ngjela ka kerkuar nga protestuesit qe nga sheshi ti tregohet vendi nje kryeministri palaco, si Sali Berisha qe refuzoi kompromisin e nderkombetareve per transparencen e zgjedhjeve.


Keta 200 njerez ne greve urie, mund te kene konsumuar 14 vjet jete dhe kete ia kane falur lirise, demokracise dhe juve. Ne dispozicion tone per te shpartalluar kete piramide te ndryre. Ka kohe qe keta tirane tallen me nderin tone, marrin neper kembe dinjitetin tone dhe tallen me popullin me viza dhe gjera te frenuara. Sot ne tryezen e kryeministrit sot eshte hedhur kompromisi nga BE, OSBE dhe SHBA dhe ky palaco rrugesh nuk pranon kompromisin e perendimoreve, atehere perse duhet ta pranojme. Nga ky shesh duhet ti tregojme vendin- tha Ngjela.

Sipas tij, Kryeministri, jo vetem nuk i pergjigjet frymes dhe deshires se popullit por ka frike te dale para tij. Ai ka mbyllur bashke me kutite mireqenien dhe dinjitetin tone. Per cfare Evrope flet ky njeri qe refuzoi kompromisin. Ne emer te 200 mije njerezve dhe 200 te tjereve qe sakrifikojne jeten, te presim pergjigjen e ketij njeriu, te pranoje kompromisin- tha Ngjela.




Protestues te shumte, mbledhur nga gjithe rrethet e vendit kane nisur marshimin ne drejtim te bulevardit kryesor te Tiranes, ku mbahet sot protesta e madhe e opozites per transparencen e votes.


Manifestuesit kane mberritur nga drejtime te ndryshme, per tu mbledhur te gjithe bashke ne shehsin para kryeministrise.


Ata kane ardhur nga 21 Dhjetori, nga rruga e Elbasanit, nga Zogu i Zi, nga stadiumit Dinamo dhe nga bulevardi Zogu i Pare.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit