Lideri i PS shprehu dje gatishmerine per kompromis qe smund te perfshije djegien e fleteve te votimit
Paralajmerimi i kryesocialistit Djegia e fleteve te votimit, ndarja perfundimtare me kete parlament dhe me kete qeveri
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje serish gatishmerine per zgjidhjen e situates aktuale, por pa djegien e kutive te votimit.
Rama vuri theksin gjithashtu edhe ne Rezoluten e miratuar nga Parlamenti Europian, duke theksuar se ky dokument flet qarte per transparence permes hetimit te materialit elektoral. Sipas tij, me material elektoral apo zgjedhor, Kodi yne Zgjedhor nenkupton gjithcka ndodhet ne kutite e votimit perfshire dhe fletet.
Por, jemi te gjithe te vetedijshem per qasjet e ndryshme ndaj fleteve te votimit, atehere jemi te gatshem ketu te bejme dhe nje kompromis qe ne asnje menyre dhe ne asnje rast nuk mund te perfshije djegien e fleteve te votimit.
Djegia e fleteve te votimit nuk eshte fundi i cdo perpjekjeje per cdo kompromis, por eshte edhe ndarja perfundimtare me kete parlament dhe me kete qeveri, paralajmeroi Edi Rama.
Nderkohe qe, sic tha kreu i PS, eshte teresisht i pavertete nje spekulim i mbrapshte, dhe nje genjeshter e rendomte qe opozita e paska pasur apo qe e ka dhe tani, te drejten qe te bejne transparencen e dokumentacionit zgjedhor.
Gjithashtu, kreu i opozites vleresoi se PE ka ngritur per here te pare zyrtarisht ne instancen e seances plenare dhe me nje vote bipartizane problemin e krizes politike ne Shqiperi.
Per te, amendamenti i pare i votuar me nje shumice te madhe ka nenvizuar se eshte koha per te gjetur zgjidhjen e krizes politike. Ai theksoi gjithashtu se PE zyrtarisht me votimin e rezolutes ka nenvizuar fatin se zgjedhjet duhet te hetohen.
Me tej, lideri i socialisteve vuri theksin se permes ketij dokumenti thuhet gjithashtu se eshte koha per te ngritur nje komision hetimor dhe per te bere transparence duke hetuar materialin elektoral. Duke vleresuar ne teresi rezoluten e miratuar, kryetari i PS tha se kater amendamentet perbejne nje kambane alarmi per qeverine shqiptare si fuqia e shumices ne nje parlament, i cili duhet te marre persiper zgjidhjen e krizes politike.
Sipas tij, mazhoranca duhet te ngreje komisionin hetimor me shumice dhe drejtimin e opozites, e te beje transparence duke hetuar edhe materialin elektoral.
Ndersa zhvilloi nje analize per dokumentin e miratuar nga Parlamenti Europian, kryesocialisti apeloi serish ndaj Kryeministrit, duke i thene se eshte e kote cdo perpjekje per ta zvarritur ceshtjen e transparences, per ta tkurrur objektin e hetimit te zgjedhjeve dhe per te fituar kohe, me idene sa naive aq edhe te demshme per vendin se do te terhiqen nga kauza e tyre.
Ashtu sikunder, vijoi Rama, eshte po ashtu krejt e kote qe kjo propagande e shthurur antiopozitare, kunder transparences, kunder zgjidhjes se arsyeshme per ti dhene fund krizes te shtrihet deri ne insinuaten se opozita do te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme.
Ne lidhje me pjesemarrjen apo jo te opozites ne zgjedhjet lokale te vitit tjeter, kryesocialisti u shpreh qarte se PS nuk do ti shmanget sfides, por nga ana tjeter deklaroi Ne nuk do te lejojme qe te behen zgjedhje qe te jene nje perseritje e farses se 28 qershorit.